Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kriza politike
  • Champions League
  • Akuzat ndaj Ballukut
  • Berisha, opozita
  • Seanca në Kuvend
  • Udhëtimi i Ramës
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kriza politike
  • Champions League
  • Akuzat ndaj Ballukut
  • Berisha, opozita
  • Seanca në Kuvend
  • Udhëtimi i Ramës
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pse heshtin amerikanët për Teatrin, për dhunën ndaj artistëve dhe studentëve?!

Editorial E mërkurë, 20 Maj 2020 10:58
Pse heshtin amerikanët për Teatrin, për dhunën ndaj artistëve dhe studentëve?!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Nikoll Lesi-

Të gjithë reaguan, bile fort, për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe dhunën ndaj artistëve. Nuk mbeti njeri pa reaguar dhe shprehur indinjatën se si hyri policia në orën 4 të mëngjezit, tamam si cubat, me armë automatike në dorë kur brenda në Teatër ishin vetëm artistë dhe disa aktivistë. Edhe Monika Kryemadhi, të cilën e morën forcërisht në polici. Pse ishin mijëra policë, a thua se kishin rrethuar një grup terroristë të ISIS e duheshin ekzekutuar!

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Reaguan krejt mediat botërore, liderë të BE, drejtues të forcave politike kryesore në parlamentin europian. Edhe publiku shqiptar reagoi fort, bile nëse doni një sondazh të besueshëm mbetet mbrëmë tek Blendi Fezviu në “Opinion”, ku në kohë rekord votuan 19 mijë e 200 veta. Dhe rezultati ishte se 72 % e shqiptarëve nuk janë për prishjen e Teatrit Kombëtar, që tani dërgjet nën rrenoja. Pra 72 % e shqiptarëve janë kundër asaj që bëri Edi Rama dhe Erjon Veliaj.

Swiss Digital

Përveç këtyre reaguan ambasadat kryesore të BE në Tiranë. Të gjithë!

Por nuk tha asnjë fjalë ambasada amerikane në Tiranë! Pse?! Kur që nga viti 1991 e deri tani të gjithë njerëzit presin me veshë në krah se çdo të thotë ambasada amerikane në Tiranë. Kur fliste ajo, dhe fliste si supërshtet dhe shtet që mbetet lider i demokracisë në botë, të gjithë thonin: E tha Amerika! Tani ai që shkel ligjin dhe dhunon popullin, do të përgjigjet!

Dhe popullariteti i Amerikës në Shqipëri ishte diku te 99 % pro amerikan. Shqiptarët janë proamerikan se Amerika e ka mbrojtur Shqipërinë nga copëtimi. Ishte Presidenti Wilson që nuk lejoi copëtimin e Shqipërisë, ndaj dhe shqiptarët i kanë ngritur monument Presidentit Wilson.

Janë shumë presidentë amerikan që ndihmuan Shqipërinë, ndaj mirënjohja e shqiptarëve shkon në delir për Amerikën. Ishte Presidenti Bill Clinton që dha pavarësinë Kosovës dhe ai është hero në Kosovë e mit ndër shqiptarët. Ishte presidenti Bush (i riu) që e futi Shqipërinë në NATO dhe jemi mirënjohës, të gjithë Amerikës.

Po tani?

Pse ambasada hesht para një krimi të hapur dhe dhunues të kryeministrit Rama?! Pse nuk flet hapur se pse nuk u ndal akti makabër i qeverisë? Ambasada flet edhe për një shashkë të ndonjë protestuesi opozitar kur hedh mbi policinë, kurse tani nuk ndjehet.

Nuk duam të besojmë ato që përfliten nëpër popull dhe koridore mediatike se  kryeministri Rama ka futur në thes të gjithë.

Kjo është e rëndë si akuzë!

Kur erdhi ambasadorja e re të gjithë u lumturuam. Thamë se tani mafia, shkelja e ligjit, krimi që drejton vendin, korrupsioni,etj do të dridhen. Sepse kur flet ambasada të gjithë rrijnë gatitu. Se flet Amerika!

Amerika mund të ketë interesa momentale në Ballkan, por kurrë ajo nuk falë kur rrënohet demokracia dhe kur mafia drejton shtetin.

Dhe sa për të shtuar; të gjithë politikanët në Shqipëri janë proamerikanë, të gjithë. Kështu “meraku” se pas ikjes së Ramës mund të ndryshojë politika shqiptare në raport me interesat amerikane nuk duhet vënë aspak në diskutim.

Rrëzimi i Teatrit si dhe dhuna, lanë shije jo të mirë në publikun shqiptar se përse nuk foli ambasada amerikane.

Nuk jemi me atë çka tha ish-ministri Manjani, dje. Amerika është Demokracia dhe Siguria për shqiptarët.

Por përse u habitën njerëzit nga heshtja e gjatë e SHBA?

Arsyeja është se SHBA është parë gjithmonë si lider në reagimet e saj për zhvillimet në vend. Sa herë ka ngjarje, SHBA reagon e para dhe më pas vijnë reagimet nga ambasadat e BE.

Këtë fakt e nënvizon edhe analisti amerikan, David Phillips në një intervistë për VOA.

“Sigurisht qeveria (amerikane) duhet t’i shprehë pikëpamjet e veta. Nëse ndjehet e indinjuar nga masat e marra nga qeveria Rama, duhet të flasë. Sapo mora vesh se ç’po ndodhte, unë kontaktova ambasadoren në Tiranë, për ta pyetur nëse ambasada kishte nxjerrë ndonjë deklaratë. Deri në momentin e kësaj interviste (të hënën në mbrëmje me kohën e Shqipërisë), nuk kam marrë përgjigje. Kjo më bën të shtroj pyetjen nëse qeveria amerikane ishte informuar paraprakisht dhe nëse po, çfarë sinjali i dërguan Edi Ramës. Sinjali që duhej të ishte dërguar, duhet të ishte ai i negociimit të mosmarrëveshjeve, i zgjidhjes paqësisht të tyre dhe i bashkëpunimit mes qeverisë dhe shoqërisë civile. Nuk e di nëse qeveria amerikane e ka përçuar atë mesazh, por unë dua që ta përcjell këtë mesazh tek shikuesit tuaj. Është koha për bashkëpunim, jo konfrontim.

Po ashtu, kur flasim për Shqipërinë, qeveria amerikane duhet të udhëheqë. Ne duhet të përcaktojmë axhendën dhe vendet evropiane të ndjekin. Ne nuk duhet të jemi të fundit që të shprehim qëndrimin tonë. Ne duhet të jemi në krye, duke bërë thirrje për demokraci më të fortë dhe për dialog. Ky është nga ato lloj incidentesh ku zëri i Amerikës duhet të dëgjohet,” tha Phillips.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 5 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 6 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 6 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 6 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 8 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 6 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 11 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 7 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 6 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 6 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

7 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 5 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

8 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.