Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:02 Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe Një studim i mbështetur nga NATO paralajmëron se në një konflikt të madh në dekadën e ardhshme nevojat për karburant avionësh mund të tejkalojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Qetësia e PD-së dhe çështjet pa përgjigje! Disa nga skenarët e shtatorit

Politikë E premte, 13 Gusht 2021 19:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Redjon Shtylla

Është verë dhe të gjithë duan pushime, sidomos politika, kjo pas një viti të vështirë pandemik dhe zgjedhor. Shumë janë pikëpyetjet se çfarë do të ndodh në shtator. Opozita është ajo e cila deri më tani po qëndron në qetësi, dhe nuk po jep asnjë sinjal sesi do të vijojë aksionii tyre, pasi i Edi Ramës dihet tashmë, do të formojë qeverinë për mandatin e tretë.

PD-ja dhe LSI-ja, do të rikthehen në Kuvend edhe pse rezultatin e 25 prillit nuk e njohin, për të bashkëpunuar me qeverinë, apo për të qenë kundër saj? Pikëpyetjet më të mëdha rëndojnë tek PD-ja, si forca më e madhe opozitare, pasi në Kuvend do të ketë 59 vende, dhe LSI-ja vetëm 4 të tilla.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në selinë blu ditët po kalojnë në qetësi, veç të ndonjë statusi në rrjete sociale që bëjnë disa figura politike, kurse Lulzim Basha i ka edhe më të rradha reagimet. Në këtë parti ka shumë dilema dhe përgjegjësi, pasi një nga pikat e forta që do të shohim në shtator, është ”fati” i Sali Berishës. SHBA-ja nuk e do në grupin parlamentar të PD-së apo dhe në Kuvend, dhe këtë e ka thënë disa herë ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Pas shpalljes ”Non-Grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit për figurën historike të PD-së, Sali Berisha, kjo parti ka preferuar që të mbajë një qëndrim në heshtje për këtë çështje, duke i’a lënë ish-kryeministrit që ta zgjidhë. Ky i fundit ka hapur një proces ligjor në Paris. Vetëm në shtator do të shikohet qëndrimi që do të mbajë PD-ja.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Po ashtu një tjetër skenar që përflitet për këtë qetësi të opozitës, është që do të kemi një valë protestash që priten që të jenë edhe më të egëra nga ato që kemi parë ku Policia lëshonte gaz helmues dhe dhuna ndaj protestuesëve nuk mungonte. Kjo lidhet edhe me një tjetër diskutim jo zyrtar që përflitet në disa media, që nëse do të ketë protesta, kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti do të jetë mbështetës i tyre. Raporti mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit është tashmë i njohur që nuk është në ujëra të qetë.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 16 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 18 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 19 orësh

Por shancet që protesta të mos ketë janë dhe qëndrojnë. E themi këtë sepse ditët e fundit kemi parë që Ministria e Shëndetësisë raporton për rritje të rasteve të reja me Covid-19, dhe në muajt në vijim mund të kemi rikthim në gjendjen që ishim para disa muajsh, ku mund të rikthehet izolimi dhe opozita do ta ketë të pamundur për të realizuar protestat madhështore që duhen për të rrëzuar një qeveri. Nëse do të jetë kështu, PD-ja dhe LSI-ja të cilat duhet edhe të sqarojnë sesi është bahskëpunimi i tyre, të mendojnë për plane të tjera që zënë ngushtë qeverinë, dhe kjo mund të jetë greva e urisë, siç bënte vite më parë vetë Edi Rama kur ishte në opozitë, por jo rikthim të çadrës së Lulzim Bashës.

Në shtator do të shihet edhe nëse PS dhe PD do të pastrojnë listat e kandidatëve që kanë fituar mandatin e deputetit, siç SHBA-ja e kërkon. Qëndrimi i përsëritur nga Yuri Kim është që në Kuvend nuk duhet që të ulen persona që kanë probleme me ligjin. ”Do të kërkojë që Edi Rama, Lulzim Basha, si dhe udhëheqës të tjerë të kontrollojnë listat edhe njëherë për t’u siguruar që kur të kthehen në Parlament, njerëzit të mund të jenë krenarë për përfaqësuesit e tyre”.

Ky është mesazhi që la Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim në këto ditë të nxehta, kur politika është me pushime. SHBA prej kohësh ka bërë thirrje për pastrim të politikës nga persona që kanë probleme me ligjin.

Shtatori pritet të jetë një ”bombë” e vërtetë, se kush do të digjet, kjo mbetet për tu parë. Deri atëherë politikanët po shijojnë rrezet e nxehta të gushtit, si një parapërgatitje për shtatorin.

/Koha Jonë/

Etiketat e lidhura

edi ramaLulzim BashaOpozitaPDshtator
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 1 minute

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 2 orësh

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 13 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 16 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.