Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:01 Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s Agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se Alice Huang, e lidhur me ish-drejtorin e Nvidia-s Jensen Huang, kishte kontakte me Ministrinë e Sigurisë Shtetërore të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Rama: Do sjellim punëtorë afrikanë, shqiptarët dembela!

Rama: Do sjellim punëtorë afrikanë, shqiptarët dembela!

Editorial
E shtunë, 20 Mars 2021 07:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mili Xhani-

Kryeministri Edi Rama ka nisur prezantimin e programit elektoral të PS-së për mandatin e tretë, sipas tij. Veç premtimeve të përsëritura prej 23 vitesh në politikë, ai i për ujë 24 orë në ditë dhe dëshirës për të marrë timonin për herë të tretë, kryeministri ka folur dhe për papunësinë. Dje, për të justifikuar mungesën e vendeve të punës, kreu i qeverisë fajësoi shqiptarët që sipas tij rrinë gjithë ditën kafeneve.  Sipas kryeministrit, dembelizmi i shqiptarëve ka bërë që në Shqipëri të vijnë punëtorë nga vendet e tjera. “Ka filluar ardhja e punëtorëve të huaj në një vend ku shumëkush ndër ata që thonë se duan punë, duke qëndruar në kafe, ka vende pune që po i marrin të huajt. Nuk është diçka që ndodh vetëm në Shqipëri, ndodh kudo, ka filluar të ndodhë dhe në Shqipëri do të jetë gjithmonë e më intensive, sidomos në shërbime” u shpreh Rama. Deklarata e kreut të qeverisë duket si një justifikim për faktin se pas tetë viteve në pushtet ende nuk ka mbajtur premtimin e bërë mandatin e parë për 300 mijë vende pune. Pra kryeministri i thotë shqiptarëve se vende pune ka plotë, por jo jeni dembelë që rrini kafeneve, dhe ne jemi të detyruar të marrim punëtorë nga vendet e tjera. Në fakt, gjatë tetëve viteve të qeverisjes së Edi Ramës në Shqipëri ka një kategori punëtoresh të huaj që kanë ardhur në mënyrë gati masive. Janë shtetas nga vendet e Afrikës së Veriut, kinezë dhe turq që punojnë në kompani të huaja dhe së fundi janë marrë dhe nga kompani vendase. Për të lehtësuar procedurat e punësimit, pak muaj më parë qeveria “Rama” ndryshoi dhe ligjin për lejet e qëndrimeve dhe për siguracionet e kompanive që kanë punëtorë të tillë. Por në deklaratën e Edi Ramës ka një mashtrim dhe tallje të madhe me qytetarët shqiptarë, që i paraqet jo për herë të parë, si dembelë, përtacë, llafazanë dhe njerëz që nuk e duan punën. Ndërkohë që Shqipëria ndryshon ligjet për punëtorë nga Afrika e Veriut apo vende të botës së tretë, shqiptarët që nga viti 2013 kanë nisur të ikin nga sytë këmbët. Në tetë vite janë rreth 500 mijë shqiptarë që kanë emigruar masivisht dhe shumica e tyre janë të rij, që përbejnë dhe bazën kryesore të krahut të punës në vend. Dembelët që pretendon kryeministri Edi Rama pranojnë të shkojnë në vendet e BE, pa dokumente dhe me kushte më të këqija, sepse pagat dhe jetesa në Shqipëri është e papërballueshme. Sigurisht, një siriani apo afgani mund t’i duket si pagë e mirë 200 dollarë në muaj, por një i ri në Shqipëri nuk ka çfarë të bëjë me ato para. Nuk është çështje racizmi dhe as ksenofobie e shoqërisë shqiptare, por nëse banorë të vendeve të botës së tretë Shqipëria u duket parajsë, kjo nuk do të thotë se është kështu dhe për shqiptarët. Në tetë vite, kryeministri dhe qeveria e tij kanë bërë çdo gjë që të largojnë të rinjtë nga vendi dhe krahun e punës. Fillimisht kanabizimi, më pas kriza ekonomike dhe bllokimi i gjithë investimeve të huaja kanë bërë që të rinjtë të mos shohin asnjë shpresë në këtë vend. Në çdo sondazh që bëhet tek të rinjtë e moshës nën 30 vjeç, gati 90 % e tyre thonë se nuk e shohin të ardhmen e tyre në ketë vend. Largimet masive të qytetarëve drejt vendeve të BE, kanë ardhur për shkak se nuk pranojnë të jetojnë në një vend që është gjeografikisht pjesë e BE dhe ka paga si vendet e botës së tretë. Për të mbuluar dështimet e tetë viteve qeverisje, kryeministri ka zgjedhur që jetesën  shqiptarëve ta krahasojë me vendet e Afrikës dhe shtetet që janë në luftëra të përgjakshme. Shqiptarët e votuan tetë vite më parë që të krahasoheshim me shtetet e BE dhe jo me pagën dhe jetesën e një qytetari në Siri apo në Irak. Fakti që kryeministri bën krahasime të tilla, tregon se jo vetëm tallet me ata që e votojnë, por as nuk i intereson se çfarë ndodhë me qeverisjen e tij. Dje kërkoi timonin për të marrë mandatin e tretë, duke deklaruar hapur se pasi të marrë votat shqiptarët do t’i zëvendësojë me afrikanët.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

Ndaj shqiptarët të jenë të vëmendshëm me 25 prill, të votojnë ndryshimin./Mili Xhani/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Tani

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 22 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 30 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.