Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama do të dorëzojë në Strasburg një rezolutë kundër raportit të Dick Marty

Politikë E hënë, 20 Qershor 2022 18:17
Rama do të dorëzojë në Strasburg një rezolutë kundër raportit të Dick Marty
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Reporter.al

Gjatë një takimi të përbashkët të hënën në Prishtinë mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri Edi Rama tha se do të paraqesë personalisht një raport në Këshillin e Evropës në Strasburg që po përgatitet në parlamentin e Shqipërisë për të vënë në pikëpyetje raportin e Dick Marty dhe atë që ai pretendoi se ishte ndikimin rus mbi këtë.

Raporti i raportuesit zviceran për Këshillin e Evropës në vitin 2010 akuzoi liderët e luftës për pavarësinë e Kosovës për krime lufte dhe trafik organesh dhe luajti një rol të drejtpërdrejtë në arrestimin e mëvonshëm të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe të tjerëve. “Do të shkoj personalisht në Strasburg, në rastin më të parë, shpresoj në shtator për t’iu drejtuar Këshillit të Europës për një fakt që bëhet gjithnjë e më shqetësues. Është pabazueshmëria totale e raportit të Dick Martit dhe influenca ruse mbi këtë përrallë të një Shtëpie të Verdhë e trafikut të organeve”, u tha Rama gazetarëve.

Rama e vizitoi ish-presidentin Thaçi në maj në burgun e Hagës, ku ai pret gjykimin për akuzat për krime lufte të përfshira në raport, dhe bëri një vizitë te familja e Thaçit në fshatin e tij të lindjes, Buroje të komunës së Skenderajt.

Më 9 qershor, Dhomat e Specializuara të Kosovës ia zgjatën paraburgimin ish-presidentit të Kosovës dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, duke përmendur shqetësimet se ata mund të arratiseshin ose të ndërhynin te dëshmitarët. Thaçi ishte drejtor politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, dhe u bë president i Kosovës në periudhën e pasluftës. Veseli ishte shef i shërbimit informativ të UÇK-së dhe më vonë u bë kryetar i Kuvendit. Ai ishte kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, PDK, në kohën e arrestimit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ata presin gjykimin për akuzat për krime lufte së bashku me dy ish-bashkëluftëtarët e tyre, gjithashtu figura të rëndësishme politike në Kosovë, kreun e grupit parlamentar të partisë Vetëvendosje, Rexhep Selimi, dhe kryetarin e këshillit kombëtar të Partisë Nisma Socialdemokrate (NISMA), Jakup Krasniqi.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen se janë përgjegjës për krime të kryera në luftën e Kosovës për pavarësi kundër Serbisë në fund të viteve 1990 kundër qindra civilëve dhe joluftëtarëve. Shumica e krimeve të supozuara janë kryer në qendrat e paraburgimit në 17 komuna në Kosovë dhe dy rrethe të Shqipërisë, Kukës dhe Has.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dhomat e Specializuara të Kosovës u krijuan për të gjykuar krimet që dyshohet se janë kryer gjatë dhe menjëherë pas luftës së Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 2000. Ato janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por të vendosura në Holandë dhe me personel ndërkombëtar.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Ato u krijuan nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë së Kosovës nuk ishte mjaftueshëm i fuqishëm për të gjykuar rastet e UÇK-së dhe për të mbrojtur dëshmitarët nga ndërhyrja. Kjo gjykatë nuk shihet me sy të mirë në Kosovë. Shumë shqiptarë të Kosovës e shohin gjykatën si një fyerje për luftën e UÇK-së për çlirim nga sundimi serb.

Etiketat e lidhura

dick Martyedi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 3 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 3 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 4 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 4 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 7 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 11 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 14 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 3 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.