Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 07:04 Moti këtë të dielë: Vranësira dhe reshje shiu pasdite e në mbrëmje Vranësira dhe reshje shiu pasdite e në mbrëmje Kjo e diel parashikohet të sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në Shqipëri. Vranësirat do të shtohen…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Vllaznia
  • Manchester City
  • Fabrika Jahoc
  • Trump dhe UFC
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Vllaznia
  • Manchester City
  • Fabrika Jahoc
  • Trump dhe UFC
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama: “Liri a Vdekje”, rivjen në cilësinë 4K, filmi i restauruar do t’i flasë brezave të rinj të kinemasë

Lajme E premte, 26 Shtator 2025 16:09
Rama: “Liri a Vdekje”, rivjen në cilësinë 4K, filmi i restauruar do t’i flasë brezave të rinj të kinemasë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale lajmin e rikthimit të filmit “Liri a vdekje” (1979) në versionin e restauruar 4K, duke e cilësuar si një vepër monumentale të kinemasë shqiptare. Ky film historik, që portretizon heroizmin e Çerçiz Topullit dhe luftën e Mashkullorës, vjen si një homazh i fuqishëm ndaj rezistencës për liri dhe pavarësi. Restaurimi i tij synon të ringjallë kujtesën historike dhe të frymëzojë brezat e rinj përmes gjuhës së artit filmik.

Në një kohë kur kujtesa kolektive shpesh tretet nën vorbullën e shpejtësisë dhe konsumit të çastit, rikthimi i filmit “Liri a Vdekje” në cilësinë 4K është më shumë se një akt teknik; është një gjest dashurie ndaj historisë, një përpjekje për ta parë të shkuarën me sytë e së ardhmes dhe për ta mbajtur të gjallë betimin që është gdhendur në shpirtin e një kombi. Ky restaurim është një ringjallje e emocioneve, një pastrim i pluhurit të dekadave nga një prej ikonave më të fuqishme të kinemasë shqiptare.
I realizuar në vitin 1979 nga regjisorit Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro, me skenar të Vath Koreshit dhe muzikë të Kujtim Laros, ky film është më shumë se një vepër artistike, është një poemë e gjallë e rezistencës. Brenda tij, figura të tilla si Çerçiz Topulli dhe Mihal Grameno nuk paraqiten thjesht si personazhe historikë, por si simbole të një vetëdije që zgjohet, ngrihet dhe betohet përpara altarit të sakrificës, “Liri a Vdekje.”
Në versionin e restauruar, çdo ngjyrë merr frymëmarrje të re. Qielli i Gjirokastrës nuk është më thjesht sfond, por dëshmitar i përjetësisë. Flamuri nuk valëvitet vetëm në erë, por në gjoksin e spektatorit. Zëri i pushkës nuk është thjesht një krismë, por një thirrje që ngjallet nga thellësitë e kujtesës. Heshtja, në të kundërt, nuk është boshësi, por prani e rëndë, si jehona e gjakut të derdhur për liri.
Aktorët, Timo Flloko, Kadri Roshi, Reshat Arbana, dhe gjithë ansambli i mrekullueshëm, nuk luajnë role, ata jetojnë fatet e heronjve. Fjalët e tyre nuk janë dialogje, por testamente; gjestet nuk janë veprime skenike, por ritualë të dhimbjes dhe krenarisë. Çdo skenë është një gur në monumentin e kujtesës kombëtare, një përkujtim i gjallë se liria nuk dhurohet, por fitohet me gjak, me sakrificë dhe me guxim të përjetshëm.
Ky rilindje e filmit është meritë e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe laboratorit Augustus Color në Romë, që e restauruan nga negativët origjinalë 35mm dhe e skanuan në 4K. Rezultati është një rikthim i dinjitetit të veprës: një pasuri vizuale dhe akustike që tani u takon jo vetëm atyre që e kanë përjetuar në vitet e para, por edhe brezave të rinj që duhet ta njohin dhe ta ndjejnë këtë thirrje.
Sepse “Liri a Vdekje” nuk është vetëm një titull filmi, është një psalmodi e shpirtit shqiptar, një akt besimi në idealin e lirisë, edhe nëse kjo do të thotë të mos jetosh më.
Një kastë e jashtëzakonshme aktorësh ngërthen gjallërinë dhe madhështinë e këtij produksioni kinematografik. Në krye të karvanit të gjatë të yjeve të shndritshëm të skenës shqiptare qëndron Timo Flloko, me interpretimin e tij monumental si Çerçiz Topulli, figura e luftëtarit që historia e ka lartësuar në panteonin e heronjve kombëtarë. Krahas tij, Gjergj Lala sjell me ndjeshmëri dhe forcë Mihal Gramenon, ndërsa Kadri Roshi, mjeshtër i pavdekshëm i aktrimit, i jep jetë Hysenit, një figure emblemë që përfaqëson shpirtin e revoltës dhe qëndresës.
Pas tyre, shpaloset një radhë aktorësh që sollën në jetë “Liri a Vdekje”, duke e kthyer këtë film në një epope të kujtesës sonë kombëtare. Nikolla Llambro mishëron Zeman Haskon, Sotiraq Bratko sjell me ngjyrime të forta Latif Agan, Kastriot Çaushi ngrihet në lartësinë e Hajredin Tremishtit, ndërsa Fane Bita e bën të pavdekshëm Hito Lekdushin.
Kjo trupë e artë vazhdon me Bujar Asqeriun, Edmond Taren, Reshat Arbanën, një tjetër figurë ikonë e teatrit dhe kinemasë, si edhe me aktorë të mirënjohur e të dashur për publikun: Liza Laska, Pandi Raidhi, Viktor Çaro, Jorgaq Tushe, Elvira Diamanti, Teuta Keçi, Adem Gjyzeli, Ilia Shyti, Kastriot Çollaku, Irakli Lefteri, Tomor Bendo, Marta Burda, Aristotel Stefani, Adrian Lazeri, Birçe Hasko e të tjerë.
Ky mozaik interpretuesish, secili me individualitetin e vet artistik, e ngriti filmin mbi kufijtë e një realizimi të thjeshtë historik, duke e kthyer në një testament artistik dhe emocional. “Liri a Vdekje” nuk mbeti vetëm një film, por u bë një akt kujtese dhe një hapësirë ku historia e kombit dhe arti u shkrihen në një të vetme.
Duke u ndriçuar tashmë nga drita e teknologjisë moderne, ky film mbetet një thirrje e përjetshme për të mos harruar. Sepse liria, si arti, lind nga kujtesa; nga sakrifica, nga dhimbja, dhe nga guximi për të thënë të vërtetën.

Mund t'ju interesojë

Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”

Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Alba...

Para 38 minutash
Sali Berisha: Rama gaboi me llogaritë, studentët groposën dekretet diktatoriale

Sali Berisha: Rama gaboi me llogaritë, studentët groposën dekretet diktatoriale

Para 10 orësh
Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk ndalet

Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re E...

Para 11 orësh

Etiketat e lidhura

“Liri a Vdekje”albert vatajedi ramafilmi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Moti këtë të dielë: Vranësira dhe reshje shiu pasdite e në mbrëmje
Para 12 minutash

Moti këtë të dielë: Vranësira dhe reshje shiu pasdite e në mbrëmje

Horoskopi për sot, 8 nëntor 2026
Para 18 minutash

Horoskopi për sot, 8 nëntor 2026

Enkelejda Veliu bëhet gruaja e parë në krye të degës PD Fier, fiton me vetëm 4 vota diferencë…
Para 28 minutash

Enkelejda Veliu bëhet gruaja e parë në krye të degës PD Fier, fiton me vetëm 4 vota diferencë…

Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”
Para 38 minutash

Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”

Më të lexuarat

1 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
Para 23 orësh

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

2 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
Para 16 orësh

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

3 Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion
Para 14 orësh

Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion

4 Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime
Para 8 orësh

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.