
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm ministrat dhe deputetët socialistë. Ky takim zhvillohet një ditë para Kongresit të Partisë Socialiste, që do të mbahet nesër në Pallatin e Kongreseve.
Kabineti dhe deputetët janë mbledhur në Vilën 30 në krah të kryesisë së Kuvendit.