Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama paralajmëron dështimin me negociatat: Franca ka të drejtë të mos e ketë mendjen tek ne

Politikë E mërkurë, 2 Tetor 2019 15:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më 18 tetor Bashkimi Europian do të shprehet lidhur me çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, por në mënyrë që të merret një vendim pozitiv, vendet anëtare duhet të votojnë në unanimitet, pasi edhe një “Veto” e vetme do ta rrëzonte vendimin për Shqipërinë.

E mesa duket Franca do ti thotë “Jo” negociatave.

Paralajmërimi i votës kundër u bë nga vetë kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili duke hequr çdo përgjegjësi për një dështim të radhës, ripërsëriti tezën e tij se kjo çështje “nuk varet nga ne”.

Rama i bëri apel shqiptarëve që të mësohen se integrimi në BE është përfshirja në një familje me shumë anëtarë me shumë interesa që jo gjithmonë përputhen.

Kryeministri Edi Rama tha se komunikimet me presidentin e Francës, Emanuel Macron i ka pasur për tërmetin ku homologu ka shprehur solidaritetin e tij për pasojat në Shqipëri, por referuar vendimit të Parisit zyrtar për çeljen ose jo të negociatave, kreu i qeverisë tha se ky vendim nuk varet nga ne.

Rama tha se plotësimi i dy prej kushteve të vendosur nga Bundestagu gjerman janë plotësisht të realizueshme brenda këtij viti.

“Me Parisin jemi duke komunikuar për tërmetin. Që në momentin n e parë presidenti më ka telefonuar. Sa i përket negociatave, nuk dua të bëj përsëritje: Por nuk varet nga ne! Varet nga të tjera arsye jashtë nesh. Nëse me Bundestagun kemi një marrëdhënie për shkak të një marrëdhënie tjetër, një raport partiak me Shqipërinë. Unë nuk jam në gjendje të them se cili do të jetë përfundimi nga ana e Francës, por mirëkuptoj që Franca është një vend i madh, një nga dy themeluesit e idesë së BE-së, ka të drejtën të mendojë dhe të shohë ndryshe, dhe ka të drejtën të mos e ketë mendjen tek ne, pavarësisht sa e padrejtë mund të na duket dhe pavarësisht sa të padrejtë e mendoj unë. Është e rëndësishme që kemi kaluar barrierën e Bundestagut, kemi marrë një PO që është e qartë. Ka dy kushte që janë plotësisht të realizueshme brenda këtij viti, qoftë Reforma Zgjedhore, qoftë plotësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe funksioni i Gjykatës së Lartë edhe SPAK. Pastaj, të tjerat nuk janë më në dorën tonë. Duhet të mësohemi që integrimi në BE është përfshirja në një familje me shumë anëtarë me shumë interesa që jo gjithmonë përputhen, dhe jo gjithmonë përputhen në të njëjtën kohë. Mund të ndodhë që në atë moment dikush nga anëtarët të ketë zgjedhje, dhe të thotë më interesojnë zgjedhjet tani jo Shqipëria. Dy kushtet e Bundestagut janë të rëndësishme se na cojnë në konferencën ndërqeveritare të BE-së. Cdo hap, në cdo kapitull, në cdo paragraf ka nga një kusht, që duhet përputhur legjislacioni, për peshkun, për tërmetin, për ajrin, për detin, për për…janë të gjitha gjëra që na bëjnë shtet anëtar. Na përshpejtojnë të bërit shtet evropian, siç ndodhi me drejtësinë”, tha kryeministri Edi Rama.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

/ Koha Jonë

Etiketat e lidhura

deshtimFrancanegociatatrama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 6 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 6 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 6 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 7 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 11 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 7 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 13 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.