Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama planifikon të vjedhë 75 mandate, Mediu: 7 arsye pse Rilindja duhet rrëzuar më 25 prill

Politikë E mërkurë, 27 Janar 2021 10:50
Rama planifikon të vjedhë 75 mandate, Mediu: 7 arsye pse Rilindja duhet rrëzuar më 25 prill
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në takimin me strukturat drejtuese të qarkut të Tiranës dhe me kandidatët e Partisë Republikane, kreu Fatmir Mediu tha se procesi zgjedhor do jetë qartësisht një përballje ndërmjet shqiptarëve dhe regjimit të korruptuar të kryeministrit Edi Rama. Teksa akuzoi Ramën se po planifikon që të vjedhë 75 mandate, Mediu rendit 7-të arsye pse Rilindja duhet rrëzuar më 25 prill. ”Ne i kemi bërë të qarta qëndrimet tona pranë Partisë Demokratike dhe aleatëve të tjerë dhe dua t`a theksoj që ajo që kërkojmë nga PD-ja nuk është pazar, nuk po kërkojmë asgjë për PR-në, po kërkojmë që bashkë, Parti Republikane-Parti Demokratike dhe koalicioni të bashkojnë shqiptarët për t`u përballur me këtë regjim të korruptuar, dhe në këtë situatë, është e domosdoshme të vlerësohet çdo demokrat, çdo republikan, çdo qytetar, i cili do që të përballet me këtë regjim”,-tha Mediu.

Fjala e plotë e Mediut

Edi Rama deklaroi se po planifikon të vjedhë 75 mandate, për të qeverisur i vetëm përsëri dhe as faktet skandaloze të manipulimit të zgjedhjeve, as varfërimi i shqiptarëve, as shitja e interesave kombëtare, as devijimi i boshtit Euro-Atlantik të shqiptarëve, nuk ka për t`a ndalur Ramën në rrugën e tij të manipulimit, kontrollit të pushtetit, të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë. Pra nëpërmjet parave të blihet politika dhe nëpërmjet politikës të shtojnë paratë në interes të krimit. Rama ka arritur me sukses që t`a vendosë pushtetin dhe shtetin nën këmbët e krimit të organizuar.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Së pari, Edi Rama, është e provuar tashmë, kanabizoi Shqipërinë duke i dhënë pushtet dhe autoritet krimit të organizuar.

Së dyti, trafiku i kanabisit krijoi lidhje të forta ndërmjet qeverisë, policisë dhe grupeve kriminale në Shqipëri.

Së treti, këto grupe kriminale krijuan lidhje me mafien ndërkombëtare, veçanërisht në Itali, Hollandë, Britani dhe Spanjë dhe një përfshirje në drogat e forta, sidomos në kontrollin e trafikut të kokainës.

Së katërti, mijëra shqiptarë, është fakt tashmë, që ndodhen në vendet e Amerikës Latine, dhe janë bërë ndërmjetës të furnizimit me kokainë, jo vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, por për shumë vende të Europës.

Së pesti, paratë të cilat u fituan nga trafiku i kanabisit, u përdorën për të blerë zgjedhjet e 2015 dhe 2017, dhe për më tepër, angazhuan grupet kriminale në blerjen dhe intimidimin e votuesve, provuar kjo tashmë me fakte, në zgjedhjet lokale, në zgjedhjet qëndrore, nga mediat ndërkombëtare, me dosje konkrete që për fatin e keq asnjëherë nuk u hetuan dhe nuk u shqyrtuan nga sistemi i drejtësisë.

Së gjashti, jo pa qëllim Edi Rama shkatërroi sistemin gjyqësor dhe në veçanti Gjykatën Kushtetuese, me qëllim kapjen e pushtetit gjyqësor dhe hapjen rrugë ligjeve dhe vendimeve antikushtetuese, për t`i dhënë mundësi grupeve kriminale brenda dhe jashtë Shqipërisë, për të investuar në Shqipëri.

Së shtati, Edi Rama dhe njerëzit afër tij kanë filluar dhe po bëjnë presion mbi kandidatët apo eksponentë të opozitës, tentativa për t`i blerë dhe intimiduar ata, përfshirjen dhe angazhimin e të gjithë administratës në fushatën elektorale, të gjithë struktuarave të pushtetit qëndror dhe lokal, duke përdorur të gjitha asetet e pushtetit në shërbim të këtij regjimi të korruptuar.

E vetmja rrugë për t`u përballur me Edi Ramën, është organizimi i shqiptarëve dhe kjo është detyra primare e opozitës mbi çdo gjë tjetër. Është e nevojshme që opozita të hapë sytë dhe mendjet, të bëjë të qartë që shqiptarët duhet të vendosin për fatin e tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ne i kemi bërë të qarta qëndrimet tona pranë Partisë Demokratike dhe aleatëve të tjerë dhe dua t`a theksoj që ajo që kërkojmë nga Partia Demokratike nuk është pazar, nuk po kërkojmë asgjë për Partinë Republikane, po kërkojmë që bashkë, Parti Republikane-Parti Demokratike dhe koalicioni të bashkojnë shqiptarët për t`u përballur me këtë regjim të korruptuar, dhe në këtë situatë, është e domosdoshme të vlerësohet çdo demokrat, çdo republikan, çdo qytetar, i cili do që të përballet me këtë regjim.

Etiketat e lidhura

Fatmir MediuPDPR
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.