Në këto temperatura të larta, një shishe ujë do të ishte mirëseardhja më origjinale që do t’u bëhej turistëve nga efektivë të Qarkullimit Rrugor të Tiranës.
Ndoshta kjo mënyrë është e panjohur për ta, por është pjesë e traditës shqiptare të bujarisë dhe mikpritjes.
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka shprehur “Mirënjohje për punonjësit e Qarkullimit Rrugor të Tiranës për kujdesin e treguar duke ofruar shishe uji të ftohtë qytetarëve dhe turistëve pranë Aeroportit “Nënë Tereza”.
Kjo nuk iu ndodh në asnjë vend tjetër të botës. Në Shqipëri, PO!
Koha Jonë
