Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 11:07 Protestuesit thyejnë ”karriget e dialogut” të Ramës Është përshkallëzuar situata para Kryeministrisë, ku pak më herët kryeministri Edi Rama nxori në mënyrë simbolike karriget për dialog me protestuesit. Pedagogët të cilët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Rrjetet sociale
  • Lista e zezë
  • Cristiano Ronaldo
  • Lahuta e Malcis
  • Belinda Balluku
  • Katedralja
  • 735 pedagogë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Rrjetet sociale
  • Lista e zezë
  • Cristiano Ronaldo
  • Lahuta e Malcis
  • Belinda Balluku
  • Katedralja
  • 735 pedagogë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, sipas “Zërit të Amerikës”

Editorial
E martë, 27 Korrik 2021 08:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Zëri i Amerikës

Raporti përfundimtar i ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, i publikuar të hënën, i përmbahet gjetjeve kryesore të përfshira që në përfundimet paraprake, të nesërmen e votimit, duke u pasuruar për disa nga çështjet me elementë shtesë.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Ndërsa vlerëson procesin zgjedhor, dokumenti i përgatitur nga misioni i vëzhguesve ndërkombëtar, përmend shqetësimet lidhur me fenomenin e shitblerjes së votës, shfrytëzimit nga ana e Partisë socialiste të burimeve që i jep të qënurit në pushtet, si dhe ofron një seri rekomandimesh për zgjedhjet e ardhshme.

Raporti i qëndron vlerësimit se “në zgjedhjet e 25 Prillit, votuesit patën mundësi të zgjidhnin mes kandidatëve, të cilët mundën të bënin fushatë në mënyrë të lirë dhe në kushtet e një kuadri ligjor që respekton liritë themelore” dhe se “pas një marrëveshjeje të re që i dha fund një ngërçi politik, aktorët kryesorë patën besim të mjaftueshëm për të marrë pjesë në zgjedhje”. Megjithatë raporti vëren se “ndërsa një numër rekomandimesh të ODIHR dhe Komisionit të Venecias u morën parasysh në ndryshimet ligjore, rekomandime të tjera mbeten të patrajtuara, përfshirë ato që lidhen me de-politizimin e komisioneve zgjedhore të nivelit më të ulët, të drejtat e votimit të personave me aftësi të kufizuara, përgjegjësinë penale për shpifje dhe përdorimin në lajme të materialeve të fushatës”

Partia socialiste në pushtet, e cila fitoi një mandat të tretë qeverisës kritikohet se “mori avantazhe të konsiderueshme nga të qenit në pushtet, përmes kontrollit të administratës lokale dhe nga shpërdorimi i burimeve të administratës publike. Kjo u amplifikua përmes mbulimit pozitiv të institucioneve shtetërore në media” thekson raporti, i cili më tej vëren se “pavarësisht një kuadri ligjor solid që ndalon shpërdorimin e burimeve administrative dhe minimizon avantazhin e partisë në pushtet, ministrat vazhduan të bënin fushatë gjatë angazhimeve zyrtare. Publiciteti që erdhi si rrjedhojë e kësaj i dha partisë qeverisëse një avantazh të konsiderueshëm”.

Nga ana tjetër vihet në dukje se presidenti Ilir Meta, “në kapacitetin e tij zyrtar bëri fushatë kundër partisë qeverisëse”.

Sipas misionit ndërkombëtar të vëzhguesve “pretendimet për shitblerje votash qenë të vazhdueshme gjatë fushatës. Praktikat gjerësisht të përhapura të shitblerjes së votave vazhduan të përbënin problem. Një numër i lartë i hetimeve u hapën në këtë drejtim. Rreth 30 hetime kriminale të blerjes së votës dhe rreth 50 çështje penale për parregullsi të tjera u iniciuan në lidhje me zgjedhjet e 2021”.

Raporti vë në dukje se “ofrimi i stimujve dhe presioni i pretenduar ndaj nëpunësve civilë përbënë shqetësim”. E po ashtu dhe “rrjedhja e të dhënave personale sensitive, duke përfshirë edhe preferencat politike të zgjedhësve përbën shqetësim serioz dhe i bën zgjedhësit vulnerabël ndaj trysnisë”, thekson raporti duke ju referuar kështu sistemit të patronazhistëve të ngritur nga Partia socialiste.

Raporti përfundimtar vlerëson qartazi rolin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe strukturave të tij, përfshirë fazën e ankimimeve në të cilën u angazhua dhe Kolegji Zgjedhor. Sipas ODIHR-it ankimimet dhe apelimet “u morrën në konsideratë në një proces të hapur dhe të rregullt, me respektimin e të drejtave procedurale të palëve dhe vendimet të justifikuara në mënyrë të arsyeshme”.

ODIHR ka ofruar dhe një seri rekomandimesh “për të mbështetur përpjekjet për të harmonizuar zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë me angazhimet e OSBE-së dhe detyrimet dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike”. Janë të paktën 5 rekomandime që cilësohen si përparësore e që lidhen “me nevojën për të rishikuar më tej kornizën ligjore, për të garantuar të drejtën për një zgjedhje të lirë dhe të fshehtë, për identifikimin, hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të blerjes së votës, për garantimin e sigurisë së të dhënave personale të qytetarëve dhe kufizimin e përdorimit në lajme të materialeve elektorale”.

Në zgjedhjet e 25 Prillit Partia socialiste siguroi e vetme shumicën me 74 deputetë. Partia Demokratike mori 59 vende në parlamentin e ardhshëm, ndërsa aleatja e saj kryesore LSI, e cila garoi më vete, do të ketë 4 deputetë. Opozita vijon të denoncojë zgjedhjet duke i konsideruar ato një masakër elektorale, e duke deklaruar se nuk do t’i njohë kurrë ato, pavarësisht se në shtator do të jetë pjesë e parlamentit të dalë nga këto zgjedhje. Edhe në një reagim pas publikimit të raportit, kryetari demokrat Lulzim Basha shprehet se ky dokument “konfirmon se më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve. Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme”. Ndërsa sipas sekretarit të Përgjithshëm të Partisë socialiste, Taulant Balla, Shqipëria mori “raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite”/ Zëri Amerikës/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit thyejnë ”karriget e dialogut” të Ramës
AKTUALITET Para 2 minutash

Protestuesit thyejnë ”karriget e dialogut” të Ramës

Taulant Balla: Qeveria të mbajë të hapur dialogun me studentët, kërkesat e tyre duhet të dëgjohen
LAJME Para 5 minutash

Taulant Balla: Qeveria të mbajë të hapur dialogun me studentët, kërkesat e tyre duhet të dëgjohen

1350 pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen
AKTUALITET Para 32 minutash

1350 pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen

Zbardhen porositë e Ramës për deputetët në mbledhjen e grupit të PS
AKTUALITET Para 36 minutash

Zbardhen porositë e Ramës për deputetët në mbledhjen e grupit të PS

Më të lexuarat

1 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 9 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

2 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 14 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

3 Media shtetërore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 10 orësh

Media shtetërore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 17 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 14 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

6 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026
Para 2 orësh

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026

7 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

8 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 13 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.