Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Raporti i “TI”, Tabaku: Korrupsioni është kryefjala e Edi Ramës, favorizoi klientët e tij me lojërat e fatit dhe koncesionin Milot-Balldre

Politikë E mërkurë, 16 Dhjetor 2020 12:42
Raporti i “TI”, Tabaku: Korrupsioni është kryefjala e Edi Ramës, favorizoi klientët e tij me lojërat e fatit dhe koncesionin Milot-Balldre
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Korrupsioni është një nga dështimet e mëdha të Edi Ramës”.  Kështu deklaruan ish-deputetët e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, të cilët në një konferencë të posaccme për shtyp duke iu referuar të dhënave të frikshme të raportit të fundit të “Transparency International”, u shprehën se “TI” konfirmoi se korrupsioni është rritur si rezultat i vullnetit politik të Edi Ramës, që ka shkatërruar ekonominë, ka rritur kostot e jetesës dhe na mban peng tek oligarkët dhe larg BE.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Jorida Tabaku theksoi se raporti i “TI” konfirmoi gjithçka PD-ja ka denoncuar gjatë këtyre viteve në opozitë. Edi rama punoi me krimin e organizuar për të blerë vota, për të mbajtur pushtetin dhe për t’u pasuruar në kurriz të qytetarëve.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

“Këto 7 vjet, shqiptarët e kanë ndierë në lëkurë dështimin e qeverisjes së Edi Ramës. Një nga dështimet më të mëdha të tij lidhet me korrupsionin. Ky virus ka prekur çdo qelizë të qeverisë, çdo ind të pushtetit, që nga dita e parë në pushtet. Korrupsioni qeveritar, shkaktar për rrënimin e përditshëm të ekonomisë së çdo familje shqiptare, ka marrë përmasa shqetësuese ndërkombëtare.  Organizata e specializuar për këtë çështje, Transparency International ngre alarmin se gjatë qeverisjes së Edi Ramës në këto 7 vjet është ngritur një sistem korruptiv, që mund të konsiderohet si kapje e shtetit!  Transparency International tregon se korrupsioni ëshët rritur si rezultat i vullnetit politik të Ramës, që ka shkatërruar ekonominë, ka rritur kostot e jetesës dhe na mban peng tek oligarkët dhe larg Bashimit Europian. Analiza e detajuar e Transparency International del në të njëjtin përfundim si opozita dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve, se qeveria shqiptare është thjesht zëdhënësja e oligarkëve, klientëve dhe e krimit.  “Sundimi i ligjit është i minuar vazhdimisht. Motivimi kryesor është kapja e shtetit për përfitime private. Kjo çon në shpërdorim të gjerë të detyrës publike “– thuhet në raport. Dy janë elementët kryesorë për Shqipërinë: mosndëshkimi për korrupsionin e nivelit të lartë dhe ligjet e bëra sipas dëshirës. Ligjet preferenciale si ai i Korporatës së Investimeve, ligji special për teatrin, ligjet që ulin taksa për sektorë si minierat, ndërkohë rrisin taksat për 97% të bizneseve janë qartazi shembuj të kapjes së shtetit. Ligji i Lojërave të Fatit që kjo mazhorancë e mbrojti dhe promovoi ishte një qokë për bizneset e lojërave të fatit pranë qeverisë. Një ligj që nuk ndihmon rregullimin por avantazhon padrejtësisht këto grupe.  Siç pohohet edhe nga organizatat ndërkombëtare, ky është ligj që ka favorizuar pastrimin e parave në Shqipëri.  Kompanitë e lojërave të fatit të preferuara nga qeveria kanë ndikuar e lobuar që ky ligj të kalojë duke pasur përfitime direkte me rritje deri ne 68%, të cilat kanë ndikuar njëkohësisht që këto biznese të jenë të angazhuar dhe në pastrimin e parave. Ndërsa vendi është zhytur në krizën e thelluar edhe nga pandemia, qeveria Rama dhe parlamenti shndërruar në nje noter që vulos kërkesat e oligarkëve, aprovuan lehtësisht dhe në kundërshti me çdo parim kontratën për rrugën Milot-Balldren. Raporti flet për ofertat e pa kërkuara që kanë prishur tregun dhe konkurrencën dhe çdo kontratë koncesionare në infrastrukturë është dhënë pa garë. Kontrata e rrugës Milot – Balldren, e denoncuar nga opozita, përmendet specifikisht, sepse kostot janë dyfish të larta, shkon deri në 300 milionë euro duke e bërë koston për km rreth 20 milionë euro. Kompania që ka fituar këtë tender, ANK zotërohet nga një ish-deputet i PS-së dhe vëllai i tij Agim dhe Ndue Kola. Një kontratë kriminale në kurriz ta taksave të shqiptarëve që nuk është e vetmja. Në 8 vite qeverisje Edi Rama ka rritur taksat por krimi më i madh karshi shqiptarëve është taksa e korrupsionit. Ky është dështimi më flagrant i Edi Ramës. Ai ka vrarë shpirtin e sipërmarrjes në vend duke votuar ligje në favor vetëm të disa bizneseve. Ligje të shkruara posaçërisht, siç raporti Transparency International nënvizoi, për t’i shërbyer një pakice fare të vogël që prej 7 vjetësh sundon jetën dhe zotëron taksat e shqiptarëve. Korrupsioni gjatë qeverisë së Edi Ramës është një nga dështimet e mëdha të tij. Për 7 vjet me radhë, ky korrupsion në çdo qelizë të qeverisjes bëri që ekonomia të përkeqësohet, rriti koston e jetesës dhe na mban larg integrimit në Bashkimin Europian. Shqipëria ka nevojë për një zgjidhje përfundimtare. Shqipëria ka nevojë për një qeverisje në shërbim të qytetarëve. Për ligje që janë në favor të tyre dhe jo oligarkisë. Shqipëria ka nevojë për ndershmëri. Për një betejë të hapur dhe të pakompromistë ndaj virusit Rama. Boll më! Është koha për ndryshim”, deklaroi ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

jorida tabaku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 3 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 3 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 3 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 4 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 7 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 4 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.