Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri e Alibeaj për “Zërin e Amerikës”: Çdo formacion politik i ka përfaqësuesit e vet në Komision

Politikë E enjte, 25 Janar 2024 21:08
Reforma Zgjedhore, Gjiknuri e Alibeaj për “Zërin e Amerikës”: Çdo formacion politik i ka përfaqësuesit e vet në Komision
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Tiranë, Kuvendi zhvilloi sot një seancë plenare sa të shkurtër në votime ligjesh, aq edhe të zhurmuar nga protesta e deputetëve të opozitës, që këmbëngulin për hetime parlamentare ndaj korrupsionit të qeverisë, si dhe për moszvarritjen e reformës zgjedhore. Një ditë para rifillimit të punës së komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, një grup prej 47 deputetësh të opozitës i propozuan Kuvendit të ndryshojë përbërjen e këtij komisioni. Por bashkëkryetarët e këtij komisioni, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj, i thanë Zërit të Amerikës, se çdo formacion politik aktual në Kuvend i ka përfaqësuesit e vet në Komisionin e reformës zgjedhore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas tyre, ecuria e reformës zgjedhore nuk është çështje përfaqësimi, por çështje e vullnetit politik të palëve politike. Një ditë pasi Zyra e OSBE/ODIHR-it bëri thirrje gjithë partive politike që të angazhohen për konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse në përmirësimin e procesit zgjedhor, gjendja e Kuvendit sot ishte përsëri e njëjta: shumica socialiste miraton me shpejtësi brenda pak minuta ligjet e reja të programuara, nën protestën me zhurmues të një grupi deputetësh opozitarë, ndjekës të ish kryeministrit Sali Berisha dhe të drejtuesit të grupit parlamentar Gazment Bardhi.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Ata i kanë kërkuar Kuvendit që të ndryshojë përbërjen e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore për t’u përfaqësuar opozita më mirë në të, një përpjekje kjo për të larguar bashkëkryetarin nga Partia Demokratike, Enkelejd Alibeaj, për sa kohë që për më shumë 20 muaj ky komision nuk ka sjellë produkte dhe rezultate.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ashtu siç bënë një javë më parë, adhe nesër ata kanë njoftuar se do të përpiqen të pengojnë nga fillimi mbledhjen e komisionit të reformës, të cilën e quajtën një farsë të njëanshme, që nuk përfill opozitën. Bashkëkryetari socialist i komisionit të reformës zgjedhore, Daminan Gjiknuri, i tha sot Zërit të Amerikës, se një nga pengesat e punës është pikërisht përçarja në radhët e opozitës. “Pengesë për zhvillimin normal të mbledhjeve dhe për arritjen e një produkti ka qenë përçarja që ka patur pjesa e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore. Për shkak të flukseve të ndryshme dhe sfidimin të legjitimit që ata kanë brenda tyre, ka ardhur edhe mungesa e kohezionit sa i takon ideve dhe propozimeve të ndryshme, apo funksionim normal të komisionit. Është në interesin e opozitës që reforma zgjedhore të ecë përpara”, tha zoti Gjiknuri.

Ndërsa bashkëkryetari nga Partia Demokratike i komisionit të reformës zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, hodhi poshtë si të pavërtetë komentet e zotit Gjiknuri se opozita po pengon reformën. Në një bisedë për Zërin e Amerikës, zoti Alibeaj theksoi se PD ka dorëzuar propozimet e saj për lista të hapura, Shqipëria një zonë zgjedhore, për votën e diasporës si dhe votim e numërim elektronik. Ai shtoi se në komision çdo parti dhe fluks opozitar është i mirëpërfaqësuar, por mbetet angazhimi i përbashkët i opozitarëve për rezultate sa më të mira me reformën.

“Nuk po e pengon opozita reformën zgjedhore, por shumica refuzoi me mospërfillje gjithë propozimet e draftuara dhe të depozituara nga Partia Demokratike. Zoti Gjiknuri deklaroi hapur se “nuk pranojmë asnjë propozim nga Partia Demokratike. Komisioni i reformës si asnjëherë më parë ka një detyrim të madh, sepse këtë radhë nuk është vetëm detyrim politik, por janë detyrime që rrjedhin së pari nga rekomandimet e përsëritura të OSBE/ODIHR-it, së dyti vijnë edhe prej disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët e bëjnë të detyrueshme ndërhyrjen në Kodin Zgjedhor, përndryshe nuk ka, ose zgjedhjet do të jenë të pavlefshme”, thotë zoti Alibeaj.

Socialistët nga ana tjetër një javë më parë ata nuk mundën të uleshin në karriget e tyre, që u bllokuan nga deputetët e djathtë, duke theksuar se janë gati të diskutojnë kur të vijnë opozitarët. Zoti Gjiknuri tha se edhe me Kodin Zgjedhor aktual mund të bëhen zgjedhje shumë të mira, për faktin se ai është certifikuar nga ekspertët ndërkombëtarë si dhe për faktin që pjesa dërrmuese e problemeve që ngrejnë vëzhguesit ndërkombëtarë i përkasin zbatimit më të mirë të ligjit dhe jo mungesave në ligj.

“Ne duam të adresojmë çështjet e mbetura nga rekomandimet e ODIHR-it. Tema si shitblerja e votës apo shkelja e ligjit nuk janë çështje të reformës zgjedhore, por punës së institucioneve të drejtësisë dhe të agjencive ligjzbatuese, që kanë dëshmuar raste të goditjes së krimit zgjedhor. Administrimi i zgjedhjeve mund të përmirësohet, ndërsa për ndërhyrje në Kod mund të ketë mbetur ndonjë çështje që do rregullim, si shpërndarja e mandateve brenda listave të partive, e cila ka nevojë për konsensus politik. PS është e gatshme t’i dëgjojë të gjithë. Një javë më parë ishte sjellja e tyre vandale, që pamundësoi zhvillimin e mbledhjes. Ne do të përpiqemi përsëri, por nëse e pengojnë përsëri, atëherë nuk di se çfarë përgjegjësie ka maxhoranca për këtë gjë”, tha zoti Gjiknuri.

Grupet e deputetëve që mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e grupit Gazment Bardhi, që po përpiqen të largojnë zotin Alibeaj nga bashkëryesimi i komisionit të reformës zgjedhore, theksojnë se reforma zgjedhore është bllokuar qëllimisht prej 22 muajsh, ndërsa tani komisioni po mblidhet vetëm për fasadë.

“Ka një lojë të përbashkët të maxhorancës me një pjesë të deputetëve, që vunë në diskutim përbërjen dhe legjitimitetin e komisionit. Përfaqësoj Partinë Demokratike në bashkëkryesimin e këtij komisioni dhe aty PD me propozimet e saj mbron interesat e shqiptarëve për barazinë e votës, për votimin e diasporës, për listat e hapura. Për ne nuk është çështja nëse personalisht do të jemi më apo jo në sallën e Kuvendit. Deri tani nuk kam parë asnjë deputet të maxhorancës apo nga kjo pjesë e deputetëve opozitarë, që dashur padashur po pengojnë reformën zgjedhore, që të shprehen për çështjet që ka propozuar Partia Demokratike”, tha zoti Alibeaj.

Zoti Gjiknuri thotë se PS ka vullnet politik të plotë për të përmirësuar proceset zgjedhore, ndërsa opozita merret me përfaqësimin e grupimeve të saj dhe jo me thelbin e çështjes. Ndërsa zoti Alibeaj kujton se Partia Demokratike ka sjellë propozime konkrete, pas një pune voluminoze, ndërsa një pjesë e opozitarëve ende nuk janë shprehur për to.

“Është i vetmi komision ku opozita dhe maxhoranca janë në kushte të barabarta. Duket hapur se maxhoranca nuk dëshiron ta bëjë reformën. Nevojën dhe vullnetin për të kryer reformën e kemi ne. Kemi edhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, të cilët po kërkojnë që të shtyhet përpara puna në komisionin e reformës. Ky është një rast që nuk duhet ta shpërdorojmë, sepse ashtu shpërdorojmë besimin e shqiptarëve”, tha zoti Alibeaj.

OSBE/ ODIHR bëri të ditur se ka marrë një ftesë nga parlamenti dhe ka ofruar mbështetje dhe ekspertizë teknike për të çuar përpara procesin e reformës. Në deklaratë cilësohen si përparësi kryesore të reformës: parandalimi i keqpërdorimit të burimeve publike dhe blerja e votave, sigurimi i fshehtësisë së votës, mbrojtja e lirisë së medias dhe rritja e efektivitetit të administratës zgjedhore. /VOA/

Etiketat e lidhura

alibeajgjiknuri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alternativë
Para 9 orësh

Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alterna...

4 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.