Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Reforma Zgjedhore, Kryemadhi: Me firmosjen e dokumentit detyrimet tona mbaruan

Politikë E enjte, 16 Janar 2020 12:10
Reforma Zgjedhore, Kryemadhi: Me firmosjen e dokumentit detyrimet tona mbaruan
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një bashkëbisedim me gazetarët, ka deklaruar se me firmosjen e dokumentit me 8 pika për Reformën Zgjedhore, detyrimet e opozitës kanë mbaruar. Tashmë sipas saj, i takon mazhorancës të vijojë me plotësimin e 8 kushteve.

Ndër të tjera, Kryemadhi ka theksuar se duhet punuar me përgjegjësi që të ecet shumë më shpejt lidhur me reformën edhe përpara datës 15 mars, caktuar si afat.

“Përgjegjësia e vetme e opozitës, që ishte konsensusi për reformën zgjedhore dhe implementimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR, ishin për të treguar se opozita ka qenë gjithmonë e gatshme për reformën zgjedhore. Axhenda opozitare do të jetë njësoj, për aksionin politik, hap pas hapi jo vetëm në realizimin e detyrimeve që kemi ne, por do vazhdojmë të intensifikojmë veprimin tonë politik, jo vetëm me denoncime por edhe me mjetet demokratike të protestës që janë të domosdoshme”,- tha ajo.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas saj, “Në 9 kushtet e Bundestagut, që janë kushtet e Evropës, pika që ka detyrim opozita është vetëm miratimi i reformës zgjedhore, implementimi i saj është detyrim i maxhorancës, pikat e tjera kanë lidhje vetëm me të, opozita nuk është pjesë e as përgjegjëse”.

Bashkëbisedimi me gazetarët:

Gjithë përfshirjes ka sjellë këtë krizë politike në të cilën ne gjendemi sot. Ndaj pa humbur kohë ne kemi qenë të gatshëm dhe jemi të gatshëm në çdo moment për të ecur përpara me miratimin e menjëhershëm të reformës zgjedhorë, gjë që është një nga kushtet e parë të Bundestagut Gjerman por jo vetëm të Bundestagut Gjerman por edhe të Këshillit të Ministrave të jashtëm në mënyrë të tillë që Shqipëria në Samitin e Zagrebit të ketë një po, qoftë edhe me kushte për hapjen e negociatave. Duke patur parasysh që për vetë Lëvizjen Socialiste Për Integrim, integrimi Europian është gjëja themelore dhe gjëja më e rëndësishme për të cilën ka nevojë sot Shqipëria dhe shqiptarët. Ne morëm përgjegjësinë tonë përpara qytetarëve për të realizuar reformën zgjedhore, e cila është e domosdoshme për të krijuar dhe për të hapur rrugën e vazhdimit të mëtejshëm të reformave dhe të të gjithë situatave të tjera. Sigurisht që ne si opozitë e bashkuar jemi në unison të plotë për sa i përket këtij procesi dhe sot mbledhja e Këshillit politik e cila u dakortësua në takimin e ditës së martë, do të ketë pjesëmarrjen e përfaqësuesve të opozitës së bashkuar ku do të marrin pjesë për Lëvizjen Socialiste Për Integrim do të jetë z. Petrit Vasili, i cili ka qenë edhe pjesë e këtij dakortësimi dhe më pas për të ecur më përpara me hapa sa më të shpejtë në mënyrë të tillë që ne si opozitë e bashkuar të jemi shumë më përpara sa i përket edhe datës 15 mars duke pas parasysh, dhe që ju vet keni dijeni që Komisioni për Reformën zgjedhore i ngritur nga opozita me ekspert të të gjitha partive politike ka më shumë se 2, 3 muaj që po punon që në momentin e nxjerrjes së kushteve të Bundestagut, që mbas datës 18 tetor të vitin 2019. Më pas me firmosjen e asaj dakortësie të atij dokumenti në të cilën është realizuar në bashkë punim edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, ka qënë detyrimet e opozitës kanë mbaruar tashmë detyrimet janë të mazhorancës për të ecur përpara me kushtet e tjera dhe për të realizuar sa më shpejtë që të jetë e mundur që këto 8 kushte që janë detyrim i drejtë për drejtë i mazhorancës parlamentare. Ajo që dua të them që përgjegjësia jonë e vetme që ishte dhënia e konsensusit për reformës zgjedhore dhe implementimi i të gjitha rekomandimeve të OSBE-ODHIR kanë qënë të domosdoshme për tu përfshirë në mënyrë të tillë për të treguar vullnetin dhe për të parë sesa e gatshme ka qënë opozita gjithmonë që në dhjetor të 2018, ku opozita ka qënë e gatshme për votimin e refomës zgjedhore por u sabotua ky lloj dakortësie për sa i përket kësaj reforme. Ku në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste u paraqitën drafte apo amendamente të Partisë Socialiste të pa konsultuar në komisionin zgjedhor. Sigurisht që axhenda opozitare tashmë nuk do të thotë se do të ndryshojë. Do të jetë po e njëjta axhendë, do të vazhdojë të eci përpara për sa i përket gjithë aksionit të saj politik. Do të vazhdojmë duke ecur hap pas hapi jo vetëm në realizim e të gjitha detyrimeve që kemi ne si opozitë por do të vazhdojmë të intestifikojmë veprimin politik duke vazhduar dhe duke mos ndalur në asnjë moment jo vetëm denoncimet korruptive apo dhe kriminale por edhe duke vepruar dhe me të gjitha mjetet demokratike të protestës të cilat janë të domosdoshme.
Ajo që është shumë e rëndësishme është fakti që sot ne kemi dhe një dakordësi edhe nga Parlamenti monopartiak, i cili ka arritur të pranojë ilegjitimitetin e kësaj strukture politike, e tashmë strukturë më legjitime është ky këshill politik që do të bëjë të mundur hapjen dhe krijimin e zgjedhjeve të reja të parakohshme. Janë i vetmi instrument për të zgjidhur krizën politike.
Sot Shqipëria është në një moment që ka një dritë shprese për të lëvizur gjërat dhe për të mos vazhduar në një staniacion. I vetmi njeri që do të dëshironte të vazhdonte staniacioni dhe që ky dakordësim për të ecur dhe për të vazhduar, pse jo edhe në 15 shkurt, s’kemi pse presim deri në 15 mars nëqoftëse është vullneti politik i forcave, por jam e bindur që opozita është e gatshme që sot për të dhënë rekomandimet e veta dhe për t’u ballafaquar me to, në mënyrë të tillë që sa më shpejt të ecim me reformat zgjedhore. Reforma zgjedhore do të jetë një proces pozitiv.
Nëse do të ketë një vullnet politik nga shumica socialiste dhe pjesa tjetër parlamentare për të ndryshuar dhe për të ecur më shpejt, mjafton të shfuqizojnë gjendjen e emergjencave civile, në mënyrë të tillë që të bëjë të mundshëm miratimin e Kodit Zgjedhor. Shqipëria është në një rrezikshmëri të lartë, sepse me Edi Ramën ajo rrezikohet çdo ditë e më shumë. Rreziku i gjithë kësaj situate negative, në kuadrin e shpopullimit, po edhe në kuadrin e rënies ekonomike të shkatërrimit të të të gjithë sistemit, jo vetëm politik, po edhe shoqëror, ka vetëm një emër dhe është Edi Rama. Mjafton të shikojmë se çfarë ndodhi dje, ditën e përkujtimit të viktimave të Masakrës së Reçakut, Edi Rama gjeti momentin për të paditur luftëtarin e UÇK-së, vëllain e dëshmorëve që çliruan Kosovën me gjakun e tyre, në Gjykatë.
Ky është Edi Rama! Mendoni se çfarë bën në një moment të tillë dhe mendoni se çfarë mund t’u bëjë akoma më shumë shqiptarëve.
Ne jemi shumë të vendosur për të ecur përpara dhe për të mos u ndalur asnjë sekondë në të gjithë proceset tona, në të gjithë axhendën tonë opozitare. Jo në një axhendë opozitare që ka të bëjë thjesht me interesa personale politike, por në një axhendë ku është shumë e qartë hapja e negociatave, integrimi i Shqipërisë në BE dhe krijimi i kushteve të punësimit për të rinjtë dhe për të rejat, për fermerët shqiptarë dhe për të gjithë shqiptarët, në mënyrë të tillë që Shqipëria të jetë shtëpia e tyre. Përfshirja e Shqipërisë në shpopullimin e saj është një nga problemet më të mëdha që hasim sot dhe prandaj sa më shpejt që të zgjidhet kjo krizë politike, sa më shpejt t’u japim shqiptarëve zgjedhje të reja, të lira dhe të ndershme, të pakorruptuara, të paintimiduara nga bandat kriminale, të paintimiduara nga vendi i punës, nga policia, nga qeverisja shqiptare, do të jetë zgjidhje e menjëhershme dhe do ti japi mundësi shqiptarëve për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri.
Unë në prezencën tuaj jam së bashku me z. Vasili që ka qenë në gjithë bashkëpunimin e kësaj tryeze, znj. Klajda Gjosha ish-ministre e Integrimit që ndjek hap pas hapi të gjitha proceset e integrimit dhe z.Luan Rama, i cili është zv.Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe çdo informacioni që ju doni ta merrni.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Kryemadhireforma zgjedhore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 6 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 7 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 7 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 7 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 8 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.