Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:01 Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s Agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se Alice Huang, e lidhur me ish-drejtorin e Nvidia-s Jensen Huang, kishte kontakte me Ministrinë e Sigurisë Shtetërore të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Opozita të vëzhgojë makinacionet e Rilindjes për blerjen e votës

Opozita të vëzhgojë makinacionet e Rilindjes për blerjen e votës

Editorial
E mërkurë, 17 Mars 2021 08:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Opozita shkon drejt 25 prillit me mbështetjen më të madhe publike dhe një avantazh të qartë numerik. Sondazhet reale, jo ato që bëhen me pagesë dhe publikohen sipas dëshirave të atij që jep lekët, tregojnë për fitore dërrmuese të opozitës. Firmosja e koalicioni mes PD dhe LSI dha mesazhin e duhur te të gjithë opozitarët e kësaj qeverie dhe votuesit e lëkundur, se shumica e shqiptarëve duan dhe do votojnë ndryshimin. Koalicioni opozitar, me gjithë spektrin politik që ka brenda tij, përfaqëson shumicën e shoqërisë shqiptare përballë një grupimi qeveritar që gjithmonë e më tepër është i izoluar nga shoqëria. Koalicioni i opozitës nuk janë thjesht emrat e kryetarëve që Edi Rama mundohet t’i nënvleftësojë me ironi dhe tallje. Pas kryetarëve dhe siglave të partive janë dhjetra mijëra qytetarë, janë grupe sociale, kategori shoqërorë dhe individë që përbëjnë atë që është Shqipëria. Dhe sot, kjo Shqipëri është kundër Edi Ramës dhe qeverisjes së tij. Ky koalicion opozitar ka kredon morale dhe frymën e ndryshimit për vendin. Pas tetë viteve keqqeverisje kaotike dhe 4-vjeçarit të fundit që e ktheu vendin nën sundimin e një regjimit, opozita vjen me alternativën e ndryshimit dhe rikthimimit të shtetit në shinat e demokracisë dhe ligjeve. Veç numrave dhe frymës së ndryshimit, opozita ka dhe programin real sesi duhet të jetë Shqipëria pas zgjedhjeve. Nuk ka asnjë precedentë historikë apo logjikë politike, që sheh fituese përballë një uragani opozitar, një qeveri të kalbur nga korrupsioni tetë vjeçar, të dërrmuar nga skandalet dhe totalisht të paaftë për të drejtuar vendin. Ka vetëm një mënyrë që të ashtuquajturën Rilindje e nxjerr fituese. Është skenari i vjedhjes, manipulimit dhe masakrës elektorale të 25 prillit. Ky variant i zgjedhjeve false po bëhet çdo ditë dhe më i qartë me afrimin e 25 prillit. Edi Ramës nuk i mjaftoi ndryshimi i njëanshëm i rregullave të lojës me Kodin Zgjedhor. Këto javë po shohim të dalin në skemë format më të pista të mamipulimit elektoral që nuk janë bërë asnjëherë. Ngjarja e Elbasanit, ku bandat që shëtisnin të qeta në krah të kryeministrit dhe dhunuan opozitën nuk ishte thjesht një incident. Më shumë se kaq, ishte sinjali se krimi është bërë njësh me qeverinë dhe më 25 prill do të përdoret për të vjedhur vota. Në çdo qark, veç drejtuesve politikë të PS, kandidatëve dhe kryebashkiakëve janë ngritur dhe grupe të gatshme me persona me precedentë penalë, të dënuar për krime të rënda dhe trafikantë. Këto elementë të mbledhur me kujdes, si në rastin e Elbasanit, përdoren për terror dhe dhunë ndaj opozitës. Janë pjesë e shtabeve elektorale të PS dhe nuk mungojnë në asnjë qark. Aty ku drejtuesit e PS nuk shkojnë dot sepse njerëzit nuk i presin, aty ku kandidatët nuk kanë shans të marrin asnjë votë apo aty ku kryebashkiakët nuk kërkojnë dot vota se nuk kanë bërë asgjë, shkon grupi banditëve për të dhunuar dhe frikësuar qytetarët.   Bastisja e zyrave të Frymës së Re Demokratike, vetëm se firmosi koalicionin me PD, ishte sinjali tjetër se çdo institucion shtetëror duke nisur nga policët e parkingjeve të bashkive në këto zgjedhje do përdoren si ushtarë për presion dhe dhunë ndaj opozitës. Në mes të Tiranës u denocuan dyqane të deputetëve të PS që kanë nisur të blejnë vota me miell dhe ushqime si në vende të botës së tretë. Nëpër rrethe, aty ku nuk mjaftojnë ushqime kanë nisur të vendoset çmimi për çdo votë, 50, 100 apo 200 euro. Paratë e korrupsionit tetë vjeçar po përdoren për të blerë vota dhe mandate deputetësh, të cilët sërish do të bëjnë korrupsion dhe krime edhe më të mëdha. Dhunë, terror, blerje votash. Kjo strategji, përfshirë dhe atë të përhershëm të vjedhjes së votave në tavolinë, tregon se përballë opozitës nuk është një kundërshtar normal politik, por një regjim me banda dhe gjithë infrastrukturën shtetërore. Opozita ka më shumë se 1 milionë vota të qytetarëve që mjaftojnë për të rrëzuar çdo pushtet, por duhet të jetë gati për çdo skenar duke nisur nga ai i mbrojtës së votave.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

Regjimet nuk rrëzohen vetëm me votë!

Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Tani

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 22 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 30 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.