Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 10:21 Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për vrasjen e 56-vjeçarit Anesti Rama, ngjarje e ndodhur më 23 korrik 2025, në fshatin Frashër të Patosit.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rëndohet situata e grevistëve, Vasili: Batakçinjtë bëjnë sikur diskutojnë në parlament, naftëtarët kërkojnë bukën e gojës

Politikë E hënë, 5 Tetor 2020 13:28
Rëndohet situata e grevistëve, Vasili: Batakçinjtë bëjnë sikur diskutojnë në parlament, naftëtarët kërkojnë bukën e gojës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Teksa parlamenti diskuton mbi Kodin e ri Zgjedhor, nënkryetari I LSI, Petrit Vasili reagon lidhur me grevën e urisë së naftëtarëve në Ballsh që sot regjistroi ditën e saj të tetë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas Vasilit, në parlament ndahen miliarda për oligarlë e qeverinë, ndërs naftëtarët kërkojnë bukën e gojës.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

“Ndërkohe që batakçinjtë dhe delenxhinjtë në Parlamentin shqiptar bëjnë sikur diskutojnë për Kodin Zgjedhor dhe për lloj lloj aferash. Në atë Parlament ku ndahen miliarda për oligarkë, ndahen miliarda për qeverinë që i vjedh dhe i grabit, naftëtarët vazhdojnë përditë të tëra në Ballsh të jenë në grevë urie.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përse janë në grevë urie naftëtarët? Janë për bukën e gojës dhe për djersën e ballit të grabitur e të pa dhënë nga qeveria dhe klientët e saj që qeverisin rafinerinë në Ballsh.

Naftëtarët po luftojnë me jetën me gjithë se janë të  pangrënë, janë pa mjetet minimale të jetesës, pra luftojnë për mbijetesën, ata dhe familjet e tyre, batakçinjtë dhe delenxhinjtë siç i shikoni bëjnë show në Parlament sikur përpiqen, sikur rrihen e sikur ç’po bëjnë. Pasi grabitën miliona e miliarda po bëjnë batakçillëkun për të grabitur dhe manipuluar edhe votën e shqiptarëve”, u shpreh Vasili.

Nënkryetari I LSI shprehu solidaritetin e tij dhe të parties që përfaqëson ndërsa I kërkoi qeverisë të zgjidhë këtë çështje sa më shpejt.

Solidaritet i plotë pa asnjë kufizim, politikisht por edhe me zemër për naftëtarët për sakrificën e tyre dhe për sakrificën që po bëjnë tani dhe për sakrificën e bërë në vite sepse kanë bërë punë të ndershme dhe kanë mbajtur me para të ndershme familjet e tyre të varfëra. Ndaj qeveria të zgjidhë sa më parë këtë çështje ose ndryshe do të akuzohet haptazi qartë edhe sot edhe mot, pra do të ndiqet deri në fund pra do të akuzohet si kriminele shtetërore. Pasi po shikon që njerëzit janë gati të rrezikojnë jetën dhe nuk po lëviz as gishtin.

Deklarata e plotë e nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

Ndërkohe që batakçinjtë dhe delenxhinjtë në Parlamentin shqiptar bëjnë sikur diskutojnë për Kodin Zgjedhor dhe për lloj lloj aferash. Në atë Parlament ku ndahen miliarda për oligarkë, ndahen miliarda për qeverinë që i vjedh dhe i grabit, naftëtarët vazhdojnë përditë të tëra në Ballsh të jenë në grevë urie.

Përse janë në grevë urie naftëtarët? Janë për bukën e gojës dhe për djersën e ballit të grabitur e të pa dhënë nga qeveria dhe klientët e saj që qeverisin rafinerinë në Ballsh.

Naftëtarët po luftojnë me jetën me gjithë se janë të  pangrënë, janë pa mjetet minimale të jetesës, pra luftojnë për mbijetesën, ata dhe familjet e tyre, batakçinjtë dhe delenxhinjtë siç i shikoni bëjnë show në Parlament sikur përpiqen, sikur rrihen e sikur ç’po bëjnë. Pasi grabitën miliona e miliarda po bëjnë batakçillëkun për të grabitur dhe manipuluar edhe votën e shqiptarëve.

Naftëtarët plotësisht në të drejtën e tyre i kanë fituar këto të drejta  edhe me gjyq për pagat që u takojnë, për djersën e ballit që është e drejtë e ligjit dhe e drejtë e Zotit sepse i kanë fituar me djersë.

Jo pak herën kemi parë se si kryebatakçiu   Edi Rama u ka premtuar lloj lloj mashtrimesh sesi kompani serioze do të merrnin rafinerinë, sesi e ardhmja e tyre ishte e zgjidhur edhe se si të tjera për t’i gënjyer e mashtruar.

Greva e urisë është e dyta mbas grevës së mbajtur në Shkurt ku u mbyll vetëm pas likuidimit të vetëm 3 pagave të punonjësve, ndërkohë që dhjetëra e dhjetëra paga të tjera, miliona lekë vidhen nga gjaku i punëtorëve dhe mendoni se çfarë maskarallëku që punëtorëve që marrin disa paga minimale u rrëmbejnë pagat, ndërkohë që nuk kursejnë miliarda për koncesione, për rrugë imagjinare, për zyra luksoze, për makina akoma më luksoze e të tjera si këto.

Është fakt gjithashtu se Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar dhe gjoja një status për naftëtarin dhe ky status më e pakta mund të bënte veprimet e tij për një kategori në nevojë, e cila ka shërbyer me gjak, me mish e me shpirt atje, në kushtet nga më të vështirat dhe sot nuk ekziston as ndihma më e vogël për ta. Kërkesat e tyre kanë qenë dhe mbeten minimale as më shumë e as më pak, na jepni thonë naftëtarët djersën tonë asgjë më shumë sesa kaq.

Thjesht dhe vetëm këta batakçi dhe delenxhinj të cilët shqyejnë pronën publike për veten e tyre dhe ku janë 15% aksionarë në rafinerinë e Ballshit, janë sot pa zë, pa sy dhe pa veshë dhe nuk shqetësohen sepse naftëtarët janë në grevë urie dhe sepse shëndeti i tyre është përkeqësuar dhe po përkeqësohet, dhe rreziku për jetën rritet aq më tepër.

Jemi dhe në kohë pandemie ju kujtoj këtyre kriminelëve shtetëror e megjithatë janë të pandjeshëm, sepse kanë gjetur shprehjen e mrekullueshme sepse këta nuk mund të qeverisin se kështu ndodh në çdo vend të botës.

Pra naftëtarët luftojnë me jetën për të drejtën e ligjshme të pagës së tyre që u takon me ligj, dhe këta bëjnë sikur ata nuk ekzistojnë.

Asnjë shqiptar nuk duhet ta harrojë një gjë të tillë pasi kjo e drejtë e fituar me gjak e me djersë nga naftëtarët është si dhjetëra të drejtat, si e drejta e pronës, të drejta të tjera të shumë njerëz që zbohen, të shumë bizneseve që mbyllen me dhunë, të shumë banesave që prishen në mënyrë të njëanshme pa ligj e pa shtet. Pra çdo e drejtë në këtë vend për shkak të këtyre batakçinjve dhe delenxhinjve është më e rrezikuar se kurrë më parë.

Solidaritet i plotë pa asnjë kufizim, politikisht por edhe me zemër për naftëtarët për sakrificën e tyre dhe për sakrificën që po bëjnë tani dhe për sakrificën e bërë në vite sepse kanë bërë punë të ndershme dhe kanë mbajtur me para të ndershme familjet e tyre të varfëra.

Ndaj qeveria të zgjidhë sa më parë këtë çështje ose ndryshe do të akuzohet haptazi qartë edhe sot edhe mot, pra do të ndiqet deri në fund pra do të akuzohet si kriminele shtetërore. Pasi po shikon që njerëzit janë gati të rrezikojnë jetën dhe nuk po lëviz as gishtin.

Gjithsesi ne nuk do ti ndahemi kësaj çështje dhe fajtorët, përgjegjësit, qeveritarët dhe jo vetëm do të shkojnë përpara drejtësisë sepse po bëjnë një krim i cili po konsumohet në sytë e të gjithëve shqiptareve.

Faleminderit!

Etiketat e lidhura

LSIPetrit Vasili
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma
Para 14 minutash

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma

Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram
Para 33 minutash

Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?
Para 1 ore

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës
Para 1 ore

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 12 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 13 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 13 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 16 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.