Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:30 Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA Pep Guardiola mund të jetë emri i madh që do të marrë drejtimin e Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Federata Amerikane e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ringjallja e Minishengenit, gjeometria variable dhe konsistenca e “marrokut”

Politikë E hënë, 9 Gusht 2021 09:34
Ringjallja e Minishengenit, gjeometria variable dhe konsistenca e “marrokut”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Genc Pollo

1-Gjeometria variable në Europë

Sado që të flitet sot për orvatjet e Bashkimit Europian për të qenë një entitet i vetëm përballë sfidave të superfuqive globale shumëkush do të kujtojë se në origjinën e tij, pak vjet mbas Luftës së Dytë Botërore, ai ishte një projekt për të siguruar paqen brenda Europës.
Bashkësia e Qymyrit dhe e Çelikut e themeluar në v. 1951 mes Francës, Gjermanisë, Italisë dhe tre shteteve të Benelux-it do të vinte nën kontroll të përbashkët lëndën e parë të industrisë luftarake asokohe. Synimi i shpallur e i pashpallur ishte parandalimi i një lufte tjetër në kontinent në radhë të parë mes Francës e Gjermanisë. Çdo hap tjetër në vijim për zgjerimin e thellimin e projektit europian është bërë në funksion të kësaj paradigme. Prandaj çdo hap është hedhur mbasi ishte arritur konsensusi i plotë me shtetet anëtare, shpesh i paraprirë nga negociata të gjata e të lodhshme. Çdo nismë apo projekt ku mund të mbetej jashtë ndonjë shtet anëtar ishte anatemë për drejtuesit e Bashkësisë sepse shihej me të drejtë si përçarëse e në rastin më të keq luftënxitëse.
Vetëm në vitet 90 kur ideja e paqes, bashkëpunimit e bashkimit ishin bërë dominuese politikanë europiane filluan të flisnin për Europën me “disa shpejtësi” apo me “gjeometri variable”. Në këto vite BE adoptoi projekte si Schengeni dhe Euro ku shtetet anëtare mund të merrnin pjesë sipas vullnetit e mundësive. Edhe sot, gati një çerek shekulli më vonë, disa shtete anëtare ende nuk kanë adoptuar monedhën e përbashkët Euro dhe nuk janë përfshirë në zonën pa kufij të brendshëm Schengen. Por ky fakt është margjinal dhe nuk kërcënon BE-në e aq më pak paqen brenda saj.

2-Gjeometria variable në Ballkan

Këto konsiderata më vijnë në mendje teksa vijonë debatet mbi përçarjet ndërshqiptare dhe ndërballkanike që sjell projekti i Minishengenit mbas takimit të fundit në Shkup mes Vuçiçit, Ramës e Zaevit.
Po të hedhim një shikim tek agresori në Luftën e Dytë Botërore dhe në atë në Ish Jugosllavi, tregon se ndërsa Gjermania e pasluftës qeverisej nga politikanë kristian-demokratë, viktima të persekutimit hitlerian e dënues pa kompromis të Rajhut të Tretë, fatkeqësisht në Serbinë e presidentit Vuçiç kemi jo vetëm ish ministra të Milosheviçit në ofiqet më të larta por edhe një përpjekje shtetërore për të bërë hasha genocidin e krimet e luftës në v 90, madje dhe tentativa për të provokuar e dominuar shtetet e ish federatës.
Kjo bën që pajtimi parimor në Ballkanin Perëndimor (ish Jugosllavia) të vështirësohet e pamundësohet. Prandaj, nëse e marrim të mirëqenë premisën e vullnetit të mirë tek tre inisiatorët që e shpallën nismën në tetor 2019 në Novi Sad të Serbisë do të kishte qenë fort e udhës që treshja të mos vepronte pa rënë dakord të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kjo vlen veçanërisht për Tiranën, e cila sipas traktateve dypalëshe, kishte detyrimin të konsultohej e koordinohej me Prishtinën.
Mesa duket është kjo arsyeja që në kulmin e polemikave pas takimit në Shkup një përfaqësues i qeverisë gjermane theksonte se në Tregun e Përbashkët Rajonal, ku marrin pjesë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, çdo vendim për tregun e punës, tarifat tregtare, proçedurat kufitare etj. merret vetëm me konsensusin e të gjithëve; ashtu si Komuniteti Europian i dekadave të para.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

3-Cilësimi malazez për Minishengenin

Cilësimi më goditur për nismën e Novi Sadit mendoj e ka dhënë një ministër malazez duke folur në emër të qeverisë: Minishengeni është i panevojshëm, i padobishëm e i paduhur. Në fakt gjithçka që premton treshja nismëtare e Minishengenit fare mirë mund të arrihet përmes institucioneve ekzistuese.
Në radhë të parë përmes Tregun e Përbashkët Rajonal (TPR) që është edhe rezultati kryesor i Procesit të Berlinit. Ky mekanizëm përveçse natyrës gjithëpërfshirëse dhe konsensuale gëzon përkrahjen politike dhe mbështetjen financiare të institucioneve të Bashkimit Europian. Ashtu si dhe përkrahjen amerikane. Në aspektin e përmbajtjes TPR është mekanizëm më i avancuar për realizimin e katër lirive europiane (liria e qarkullimit të mallrave, shërbimeve, kapitalit e të personave). Prandaj edhe pyetja pse hyn në punë Minishengeni përveçse për vetëpromovimin propagandistik të profesionistëve në rishpikjen e rrotës zakonisht mbetet pa përgjigje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

4-Rritje e deficitit tregtar apo investime europiane infrastrukturore

Aspekti financiar është edhe më i rëndësishëm: ndërkohë që Minshengeni shpenzon para vetëm për samite, tryeza të rumbullakta e konferenca shtypi, TPR ka angazhimin europian për financimin e veprave përfshi ato infrastrukturore. Këto financime aktualisht mund të mos jenë sot aq bujare sa ato që përftoi dikur Spanja, Greqia e Bullgaria. Por gjithësesi ato janë të rëndësishme e plotësuese për buxhetet shtetërore ballkanike.
Ky fakt përbën një dallim domethënës: Minishengeni po prezantohet si zonë e tregtisës së lirë me tarifa zero. Aktualisht një drejtim i tillë i intereson Serbisë që ka trashëguar e ruajtur një bazë industriale nga ish Jugosllavia. Në një masë më të vogël i intereson edhe Maqedonisë së Veriut. Shqipërisë nuk i intereson pothuajse hiç fare. Pa folur këtu për prodhimet bujqësore që në Serbi rezultojnë konkuruese mbasi subvencionohen fuqishëm.
Tregu i Përbashkët Rajonal përmes financimeve ekstra nga BE i jep mundësi Shqipërisë por edhe shteteve të tjera në rajon të mbushin hendekun e prapambetjes në infrastrukturë.
Qeveria shqiptare nuk i mëshon TPR edhe kur interesi vendit e kërkon atë qartazi. Por qeveria nuk shpjegon edhe prioritetet e saj në Minishengen dhe kufizohet me batutat e fjalimet e përsëritura të Ramës; ende nuk ka një platformë a program madje as edhe ndonjë artikull shkoqitës mbi këtë temë nga ndonjë ministër.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Post Scripum: Kur në 10 qershor në Tiranë, gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor, Edi Rama iu drejtua publikisht komisionerit Várhelyi duke i thënë se po i dorëzonte nismën e Minishengenit në gjirin e sigurt të Komisionit Europian, shumëkush mendoi se ai gjeti një rrugë jo shumë elegante për të arkivuar një nismë “të panevojshme, të padobishme e të paduhur”.
Edhe unë një shënim timin të nesërmen e titulloja me vetëbesim “për herë të shtatë e të fundit mbi Minishengenin”. Nuk e gjej dot se çfarë ndryshoi dhe bëri që treshja të ringjallte projektin që gjithësesi ishte lënë në harresë e t’a pagëzonte me një emër të ri me tingëllim më interesant. Por të paktën shpresoj që lexuesi të më falë për inkonsistencën time teksa sheh se për herë të tetë kam marrë penën për këtë gjë. Si dhe për optimizmin e parakohshëm se shtatë artikujt e tjerë ishin burrat që futen në lumë për të nxjerrë gurin proverbial të hedhur nga marroku i fshatit. Se zor se na e falin atë tjetrën që kemi ende një “marrok” superkonsistent në punët e veta.
Genc Pollo
Ish ministër e deputet

Etiketat e lidhura

genc pollo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 16 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 33 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 33 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë
Para 41 minutash

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 13 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.