Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Rinia ka humbur shpresën”, Kisha Katolike thirrje qeverisë: Po shpopullohet Shqipëria

Politikë
E premte, 4 Nëntor 2022 15:22
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ikja e të rinjëve është rikthyer në qendër të vëmendjes si kurrë më parë dhe kjo nga zëri i politikës angleze dhe shypi i huaj që raporton shifra rekord të shqiptarëve si azilant dhe emigrantë.

Kisha Katolike në Shqipëri, në një qëndrim zyrtar për këtë çështje, thotë se rinia po ikën nga Shqipëria pasi ka humbur shpresën. ”Pas çdo personi apo familje që përpiqet të emigrojë, ekziston rreziku i trafikimit të qenieve njerëzore nga grupet e ndryshme të strukturuara kriminale dhe përdorimi i tyre për qëllime po kriminale jashtë vendit”,–thuhet në deklaratën për shtyp.

Deklarata e plotë

Ne Ipeshkvinjtë e Shqipërisë, të mbledhur në Asamblenë e zakonshme të Konferencës Ipeshkvnore, mbajtur në Tiranë më 25-26 tetor 2022, mes argumenteve më me interes që i përkasin Kishës Katolike dhe popullit tonë aq të dashur shqiptar, kemi trajtuar edhe problemin e dhimbshëm të shpopullimit që po i shkaktohet në mënyrë dramatike vendit tonë.

Duke vlerësuar situatën e rëndë në të cilën ndodhemi, kemi vendosur të mos heshtim, duke ngritur zërin tonë në mënyrë që të dëgjohet nga organet kompetente shtetërore dhe nga populli ynë. Kjo bëhet me qëllim që të gjejmë rrugë për t’i vendosur fre këtij fenomeni, i cili, në disa raste, shfaqet edhe në forma të paligjshme, forma pas të cilave fshihen edhe raste tragjike. Pas çdo personi apo familje që përpiqet të emigrojë, ekziston rreziku i trafikimit të qenieve njerëzore nga grupet e ndryshme të strukturuara kriminale dhe përdorimi i tyre për qëllime po kriminale jashtë vendit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Situata është e qartë në sytë e të gjithëve. Këtë na e konfirmon puna baritore e motrave dhe meshtarëve, si edhe dëgjimi i besimtarëve tanë, të cilët në mënyrë dramatike na rrëfejnë se si familje të tëra preferojnë të emigrojnë prej frikës se nuk mund t’u garantojnë një të ardhme të sigurt fëmijëve të tyre e se shumë prej tyre kanë humbur shpresën për të jetuar në Shqipëri. Në këtë mënyrë kemi një boshatisje totale të strukturave shkollore në zonat rurale (kjo d.m.th. një të ardhme pa të rinj) dhe mungesën e atyre që mund të quhen profesionet më të çmueshme për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit tonë, siç është personeli shëndetësor, arsimor dhe profesione të ndryshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Me anë të këtij AKTI DENONCIMI i drejtohemi mbi të gjitha klasës politike të vendit në mënyrë që ky problem të trajtohet me përparësinë më të madhe. Duke parë një situatë të tillë dramatike, na vjen të pyesim: Vendi i lënë bosh nga shqiptarët që emigrojnë, kujt do t’i mbesë? Kujt jemi duke ia dorëzuar këtë tokë? Cili është projekti për të ardhmen e këtij vendi? E gjithë kjo pasuri që gjendet në këtë tokë, në duart e kujt do të jetë? Nëse jemi demokraci nuk duhet të kemi frikë t’u përgjigjemi me kurajo këtyre pyetjeve të drejta dhe legjitime të qytetarëve tanë. Është më tepër se evidente nevoja e ndërmarrjes së politikave të drejta dhe koordinimi i të gjithë faktorëve shoqërorë të vendit, për një dialog i cili sjell zgjidhjet e duhura. Nga ana jonë si Kishë Katolike, shprehim gatishmërinë e plotë për të kontribuar në këtë dialog si palë ndërmjetëse mes organizmave shtetëror. Po ashtu, jemi të gatshëm që të shpalosim sugjerime e projekte për këtë qëllim.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Në fund jemi të vetëdijshem që përgjegjësitë nuk janë vetem të atyre që udhëheqin vendin, nxisim të gjithë shqiptarët për një shqyrtim të thellë të ndergjegjes për të kuptuar që fatet e vendit tonë varen prej zemrës dhe mendjes së gjithësecilit. Jemi të gjithë bashkëpërgjëgjës, secili sipas pjesës që i takon, në funksionimin pozitiv ose negativ të jetës sociale të Shqipërisë. Askush nuk mund t’i delegojë të ardhmen e vet një sistemi politik as iluzionit të një jete më të mirë diku tjetër.

Sot, ndërsa përkujtojmë 32 vjetorin e Meshës së parë dhe në Vigjilien e festës së Martirëvë të Shqipërisë, propozojmë shembullin e tyre të dashurisë për atdheun si modelin për t’u ndjekur dhe imituar. Pikërisht dashuria ndaj Zotit dhe atdheut, që ishte vendi ku provania hyjnore i vendosi për të jetuar e vepruar, duke dhënë kontributin e tyre në bashkëpunim me veprën e Krijuesit, i shtyu ata të japin jetën e tyre. Të gjithë atyre i besojmë ndërmjetësinë pranë Hyjit, bekimin e të cilit e thërrasim për këtë popull që duam me dashuri të sinqertë dhe të pakushtëzuar.

Etiketat e lidhura

Kisha Katolike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 31 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 32 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.