Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 19:04 Skënderbeu surprizon Dinamon, Ahmataj merr tri pikë të arta në Korçë Skënderbeu ka arritur një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mposhtur Dinamo City-n me rezultatin 2-0 në përballjen e vlefshme për javën e 11-të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Unaza e Madhe
  • Berisha dhe studentët
  • Ben Blushi
  • Fifi
  • Rama dhe kryeministri
  • Serbia protesta
  • Formula 1
  • Zjarri në Zvërnec
Lajmet e fundit
Në trend
  • Unaza e Madhe
  • Berisha dhe studentët
  • Ben Blushi
  • Fifi
  • Rama dhe kryeministri
  • Serbia protesta
  • Formula 1
  • Zjarri në Zvërnec
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

SHBA dhe BE, marrëveshje për tarifat doganore, DW: U shmang rreziku i një lufte tregtare

Bota E hënë, 28 Korrik 2025 09:09
SHBA dhe BE, marrëveshje për tarifat doganore, DW: U shmang rreziku i një lufte tregtare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Rreziku i një lufte tregtare midis SHBA-së dhe BE-së një herë për një herë u shmang. Trump dhe Von der Layen arritën në Skoci një marrëveshje në parim.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, njoftuan pas një takimi njëorësh në Turnberry të Skocisë, se kishin arritur një marrëveshje tregtare, sipas së cilës tarifa doganore amerikane për prodhimet e importuara nga BE-ja do të jetë 15% . Delegacionet e BE-së dhe SHBA-së duartrokitën ndërsa Trump dhe von der Leyen shtrënguan duart dy herë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Arritëm një marrëveshje që është e mirë për të gjithë”, tha Trump. “Kjo është ndoshta marrëveshja më e madhe e bërë ndonjëherë në çfarëdolloj forme.” Von der Leyen u shpreh se “marrëveshja është e mirë” dhe do të sigurojë “stabilitet” në të dyja anët e Atlantikut. Sipas saj “15 përqind nuk janë pak, por kjo ishte më e mira që mund të arrinim,” pranoi von der Leyen. Detajet do të sqarohen “javët e ardhshme”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kancelari gjerman Friedrich Merz e përshëndetiarritjen e marrëveshjes për tarifat, ndërsa Shoqata gjermane e Tregtisë së Jashtme e quajti atë një “kompromis të dhimbshëm”.

Taksë doganore e sheshtë
“Ne ramë dakord që për makinat dhe gjithçka tjetër do të ketë një taksë doganore të sheshtë prej 15 përqind”, tha Trump. Sipas tij BE-ja u zotua në marrëveshje edhe për investime shtesë në SHBA në vlerë prej 600 miliardë dollarësh (510 miliardë euro) dhe për të blerë nga SHBA-ja energji në vlerë prej 750 miliardë dollarësh.

Mund t'ju interesojë

Katër të vdekur, 88 të plagosur nga përplasja e trenave në Egjipt

Katër të vdekur, 88 të plagosur nga përplasja e trenave në Egjipt

Para 2 orësh
Sulmet ruse në Ukrainë lënë 850 mijë pa energji, Zelenskyy raporton sulm me dron në Komyshuvakha

Sulmet ruse në Ukrainë lënë 850 mijë pa energji, Zelenskyy raporton sulm me dron në Kom...

Para 2 orësh
Francë: 146 mijë protestues në rrugë, përleshje me policinë

Francë: 146 mijë protestues në rrugë, përleshje me policinë

Para 4 orësh

“Ne do ta zëvendësojmë gazin dhe naftën ruse duke blerë sasi të mëdha gazi natyror të lëngshëm, naftë dhe material për centralet bërthamore nga SHBA-ja”, u tha von der Leyen gazetarëve. Me këto blerje BE-ja do të diversifikojë gjatë tre viteve të ardhshme burimet e furnizimit dhe do të kontribuojë për sigurinë energjetike në Evropë.

Doganë zero për disa produkte
Sipas von der Leyen BE dhe SHBA ranë dakord edhe për përjashtimin nga tarifat doganore “të një numri prodhimesh strategjike”, siç janë ato për aviacionin. Përjashtimi reciprok nga tarifat vlen edhe për disa kimikate, pajisje pvr gjysmëpërçues, disa prodhime bujqësore dhe lëndë të para të rëndësishme. Von der Leyen tha se shpreson që do të arrihet një marrëveshje e mëtejshme me zero përqind, sidomos për alkoolin. Kjo do të “sqarohet” ditët në vijim.

Tarifat për çelikun ende të paqarta
BE-ja u angazhua për të arritur një kompromis për eksportin e çelikut, që do të lejonte një kuotë të caktuar eksportesh pa taksa drejt SHBA-së. Presidenti i SHBA-së Trump duket se e përjashtoi këtë mundësi, duke thënë se sa u përket tarifave për çelikun “ato do të mbeten si janë”. Megjithatë von der Leyen nguli këmbë që pritet që “tarifat për çelikun të ulen dhe që për eksportin e tij të vendoset një kuotë”. Para se të hyjë në fuqi marrëveshja duhet të miratohet nga 27 vendet anëtare të BE-së. Javët e fundit SHBA-të kanë arritur marrëveshje doganore me Japoninë, Filipinet, Indonezinë, Britaninë e Madhe dhe Vietnamin./DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Skënderbeu surprizon Dinamon, Ahmataj merr tri pikë të arta në Korçë
Para 7 minutash

Skënderbeu surprizon Dinamon, Ahmataj merr tri pikë të arta në Korçë

PD dhe PS rikthehen te “Zgjedhorja”, të hënën mblidhet Komisioni i Posaçëm
Para 7 minutash

PD dhe PS rikthehen te “Zgjedhorja”, të hënën mblidhet Komisioni i Posaçëm

Përplasje mes autobotit dhe motorit në aksin Fier-Libofshë
Para 51 minutash

Përplasje mes autobotit dhe motorit në aksin Fier-Libofshë

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 1 ore

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Më të lexuarat

1 Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”
Para 12 orësh

Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 8 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
7 Nëntor 2026, 07:33

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

4 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
7 Nëntor 2026, 15:07

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.