Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Shengen-i Ballkanik”, Paloka për ”KJ”: Vendi nën influencën e Serbisë, Rama finalizon paktin Tito-Hoxha

Intervista E enjte, 10 Tetor 2019 15:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka për marrëveshjen në Serbi: Ekonomia serbe përfiton, ekonomia shqiptare dëmtohet. Kosova izolohet ekonomikisht

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Intervistoi: Redjon Shtylla

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

21 Tetor 2026, 07:40
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16

Pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për Mini Shengenin në Ballkanin Perëndimor, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama “goditi” Bashkimin Europian, kur tha se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë pse presin BE-në, duke iu referuar ngërçit për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Në një bisedë me nënkryetarin e PD-së, Edi Paloka, i cili tha për “Koha Jonë”, se kemi të bëjmë vetëm me një marrëveshje Rama-Vuçiç, ku Zaev është futur sa për “maskim”. I pyetur se çfarë synon kjo marrëveshje, Paloka thotë se atë që nuk e bëri dot Tito me Enverin, po kërkon ta bëjë sot Rama me Vuçiç. “Shqipëria vihet nën influencën e Serbisë e cila merr dhe rol drejtues në këtë pjesë të Ballkanit. Kosova goditet direkt në të gjitha aspektet. Ekonomikisht, Serbisë i hapen hapësira që Millosheviçi nuk arriti t’i merrte me luftë, portet detare të shfrytëzueshme pa paguar asgjë. Ekonomia serbe përfiton, ekonomia shqiptare dëmtohet. Kosova izolohet ekonomikisht. Plan dhe marrëveshje më antishqiptare, nuk mund të imagjinonte e jo të realizonte një drejtues i shtetit shqiptar”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryeministri Edi Rama, në Serbi pas takimit me Vuçiç dhe me Zaev, tha se vendet si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë pse presin BE-në, duke e sulmuar në një farë mënyre. Si e gjykoni këtë deklaratë?

Së pari që të flasësh për “Shengen Ballkanik” minimumi duhet të përfshihen të gjitha vendet e Ballkanit dhe që këtu i del boja mashtrimit, sepse një numër jo i vogël i vendeve ballkanike sot janë anëtare të BE-së. Kuptohet që kemi të bëjmë vetëm me një marrëveshje Rama-Vuçiç ku Zaev është futur sa për “maskim”. Futja e Zaevit në mes, ngjan me ato takimet e dy të dashurëve sekret që për të mos rënë në sy se janë në takim dashurie, marrin dhe një të njohur me vete. Ky është një akt që përmban disa elementë, për fat të keq të gjithë elementë negativ.

Si e shihni marrëveshjen e re mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, për “Schengen e Ballkanit Perëndimor”?

Së pari, ai element që është përpjekur ta vërë në dukje Vuçiç me gojën e tij duke deklaruar se “ka ardhur koha të shohim interesat e vendeve tona pa tutor mbi krye” gjë që e ka persëritur më pas edhe me gojën e Ramës që specifikon se “nuk presim me BE”. Në pamje të parë duket sikur kemi të bëjmë me një lloj “karshilliku” ndaj BE, gjë që Rama e ka bërë dhe më herët me deklarata të tipit; “po nuk na pranuat shkojmë tek të tretët” dhe kush janë “të tretët” pas Serbisë, dihet. Në fakt akti është edhe më i rëndë se kaq dhe nuk vjen rastësisht menjëherë pas zgjedhjeve në Kosovë dhe pas diskretitimit të marrëveshjes tjetër për ndarjen e Kosovës. Vuçiç si gjithnjë, duke shfrytëzuar nga një anë sjelljen prej vasali dhe në anën tjetër deliret e Ramës, është kujdesur që idetë e tij dhe atyre që janë pas tij, t’i shfaqë me gojën e shërbëtorëve shqipfolës.

Nga ana tjetër, çfarë synon praktikisht kjo marrëdhënie e re Rama-Vuçiç?

Marrëveshja Rama-Vuçiç për të ashtuquajturin “Shengen Ballkanik” nuk është gjë tjetër vetëm idea e vjetër e “Jugosllavisë” që do përfshinte dhe Shqipërinë e ringjallur nga Vuçiç si idea e “Jugosllavisë se re” dhe e mbështetur nga Rama si gjoja “Shengen Ballkanik”. Ata që e njohin historinë, e dijnë se Tito për pak arriti ta realizonte gllabërimin e Shqipërisë brenda Jugosllavisë, sigurisht me mbështetjen e plotë të Enver Hoxhës, babait dhe mentorit të Edvinit. Vetë diktatori do ta denonconte “hilen” e Titos pasi marrëveshja mes tyre u prish për shkak të interesave të tjera brenda kampit socialist (përplasjet Stalin-Tito). Po dhe për aq kohë sa funksionoi “bashkimi ekonomik”, siç deklaronte vetë Hoxha, rrënoi plotësisht ekonominë shqiptare që boll e rënuar ishte dhe pa atë marrëveshje. Atë që nuk e bëri dot Tito me Enverin, po kërkon ta bëj sot Rama me Vuçiç. Politikisht, e shkëpusin Shqipërinë nga partnerët dhe aleatët tanë natyral. Shqipëria vihet nën influencën e Serbisë e cila merr dhe rol drejtues në këtë pjesë të Ballkanit. Kosova goditet direkt në të gjitha aspektet. Ekonomikisht, Serbisë i hapen hapësira që Millosheviçi nuk arriti ti merrte me luftë, portet detare të shfrytëzueshme pa paguar asgjë. Ekonomia serbe përfiton, ekonomia shqiptare dëmtohet. Kosova izolohet ekonomikisht. Plan dhe marrëveshje më antishqiptare, nuk mund të imagjinonte e jo të realizonte një drejtues i shtetit shqiptar.

Etiketat e lidhura

akt antishqiptarEdi PalokaRedjon ShtyllaShengen Ballkanik
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.