Lëvizja qytetare ”Shqipëria Bëhet”, ka zhvilluar ditën e shtunë një takim me fermerët dhe blegtorët në disa fshatra, si në Drenovicë, Samaticë, Gorican, Kutalli, Pobrat dhe Rërëz. Ata ndanë shqetësimet dhe problematikat e tyre në një bashkëbisedim me ekipin e Lëvizjes ”Shqipëria Bëhet”.