Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:26 Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistrin, duke e shpallur fajtor për korrupsion dhe pastrim të produkteve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqipëria sot do të ishte anëtare e BE-së, por për një kapriço kanë ikur më shumë se një dekadë

Politikë E enjte, 28 Prill 2022 17:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Lutfi Dervishi

Sot Shqipëria është pas Serbisë dhe Malit të Zi në rrugën drejt BE-së! Është pas Serbisë që ka nisur 4 luftra në rajon dhe pas Malit të Zi që u shpall vend i pavarur në 2006! Sot përgjërohemi dhe lutemi që të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut që të hapim negociatat, ndërkohë që sot mund t’i kishim mbyllur. Sot jemi gati që edhe të derdhim lot, por është vonë.

Shqipëria do të ishte vend anëtar i BE-së sot, nëse Tirana zyrtare dhe opozita e kohës do të kishin dëgjuar lutjet deri në përgjërim, 12 vjet më parë, më 2010, të drejtorit për Zgjerimin Stafano Sannino. Z. Sannino i lutej liderëve politikë në Tiranë të merreshin vesh sa më shpejt se nuk kishte kohë! Duhet të nxitonin se me mbarimin e mandatit të Komisionit, ndofta komisioni i ri nuk do ta kishte fare në axhendë zgjerimin. Dhe ashtu ndodhi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Me anëtarësimin e Kroacisë më 2013, komisioni i ri vendosi t’i jepte një pauzë zgjerimit! Për të mbajtur gjallë në rajon aspiratën për anëtarësim në BE, nisi “procesi Berlinit”, ndërkohë që Mali i Zi dhe Serbia hapën negociatat dhe sot janë në përfundim të kapitujve negociues.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zoti Sannino u lutej liderëve politikë të kohës të gjenin gjuhën e përbashkët, të miratonin me konsensus ligjet e kërkuara dhe vendi të hapte menjëherë negociatat. Përballë godinës së kryeministrisë, në atë kohë, u vendos një tabelë elektronike me fjalinë: Tre ligje baraz me Europë! Por halli i madh, në atë kohë, ishte “çështja e kryetarit të Këshillit të Qarkut të Fierit”. Ishte problem për jetë a vdekje për demokracinë shqiptare. Me këmbëngulje dhe mendjelehtësi foshnjore i ramë me shkelm derës së hapur të BE-së. Jo për herë të parë.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Pas 12 vitesh jemi aty ku ishim që në 2009, te kërkesa për hapje negociatash. Në fakt, ndryshe nga Mali i Zi dhe Serbia që i kanë hapur njëherë negociatat, ne i kemi hapur disa herë negociatat. Kemi dekoruar edhe ambasadorë, më 2018. Ne madje i kemi bërë të gijtha detyrat, i kemi plotësuar të gjitha kushtet, por fajin e kanë vendet e Këshillit. Nëse ka një adresë faji, adresa është në Tiranë.

Për një kapriço kanë ikur më shumë se një dekadë! Përvoja e anëtarësimit të Sllovenisë dhe Kroacisë tregon se nga hapja te mbyllja e kapitujve janë më pak se 10 vjet. Po të kishim dëgjuar lutjet e drejtorit të zgjerimit të kohës Stefano Sannino, sot do të ishim anëtarë të BE-së. Dhe në atë kohë që na luteshin për të hapur negociatat, nuk e kishim të lidhur fatin as me Maqedoninë dhe sigurisht lufta në Ukrainë nuk kishte filluar.

Shqipëria e cila nuk ka nisur asnjë luftë në rajon, është sot pas Serbisë! Luftën e kemi bërë me njëri -tjetrin dhe ne jemi treguar mjeshtër të mëdhenj për të qëlluar veten në këmbë!

Pak rëndësi ka sot nëse hapen negociata në qershor, apo në ndonjë qershor apo dhjetor tjetër. Dëmi i bërë në 2010 është i pallogaritshëm. Dekada e shkuar dëm nuk kthehet!

Sot kur gazetarët i hakërrehen, në Tiranë, me pyetje te forta komisionierit për zgjerimin është për të qeshur. Për të qarë ka qenë në vitin 2010. Por i vetmi që qau në atë kohë (por nuk preku njeri) ishte drejtori për zgjerimin Stefano Sannino!

Etiketat e lidhura

Lutfi Dervishi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg
Para 3 minutash

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 19 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 26 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 26 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.