Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqipëria sot po përjeton katastrofën më të rëndë shëndetësore të historisë së saj

Politikë E mërkurë, 17 Shkurt 2021 17:52
Shqipëria sot po përjeton katastrofën më të rëndë shëndetësore të historisë së saj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Erion Dasho

Shqipëria sot po përjeton katastrofën më të rëndë shëndetësore të historisë së saj. Kur Borati të lejojë publikimin e raportit të INSTAT mbi vdekjet dhe lindjet, frika është se për herë të parë vendi do të ketë një një pakësim natyral të popullatës (pra vdekjet do të kalojnë lindjet).

Kjo situatë dëshpëruese ka vetëm një emër, dështimi i thellë dhe shumëplanësh në menaxhimin e epidemisë së COVID nga qeveria, ministria dhe komiteti i ekspertëve!

Sot shqiptarët nuk drejtohen nga një qeveri, por nga një grup i paaftë dhe i papërgjegjshëm!

Për paralelizëm!

Në mes të tetorit kur merrte masat e para kufizuese, Gjermania kishte një incidencë ditore prej 168 raste për 1 milion banorë. Në fillim të dhjetorit kur këto masa u forcuan edhe më tej, deri në mbyllje të restoranteve dhe bareve, qendrave të argëtimit dhe fitnesit, incidenca ishte 280 për 1 milion banorë. Sot, si rezultat i këtyre masave, Gjermania ka një incidencë prej 70 raste për 1 milion banorë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ecuri të ngjashme kanë të gjithë vendet e përgjegjshme europiane të cilat nëpërmjet strategjisë testo-gjurmo-trajto dhe masave kufizuese proporcionale me situatën epidemiologjike kanë arritur ta kontrollojnë përhapjen e COVID-it si dhe pasojat në sëmundshmëri dhe vdekshmëri.

Po Shqipëria?

Së pari Shqipëria nuk teston! Mashtruesit e ministrisë dhe komitetit deklaruan se javën e tretë të dhjetorit do të blinin 300 mijë teste të shpejta. Faktikisht këto teste asnjëherë nuk erdhën dhe para pak ditësh mbaroi partia prej 100 mijë testesh që u ble në fund të nëntorit. Sot pikat e testimit nuk ofrojnë më teste të shpejta dhe për të marrë rezultatin e testit PCR duhet pritur një javë!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Megjithë testimet e ulta, përsëri Shqipëria ka një incidencë të raportuar prej 378 raste për 1 milion banorë, më shumë se dyfishin e Gjermanisë kur nisi marrjen e masave kufizuese në muajin tetor. Spitalet janë plot, ndërsa të vetmet masa që janë marrë janë ato që nuk kanë asnjë efekt: ndalimi i qarkullimit në orët e mbrëmjes (për paralelizëm Gjermania nuk e ndërmori asnjëherë një masë të tillë në shkallë kombëtare por vetëm përkohësisht në zonat e kuqe) dhe mbajtja e maskës prej lecke në publik (një masë e provuar katërcipërisht si a paefektshme).

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Cila mund të jetë pika e kthesës?

Në mjeksi ka një parim universal. Për të zgjidhur një problem, duhet eliminuar fillimisht shkaktari. Virusi qarkullon në gjithë botën duke ju nënshtruar të njëjtave ligjësi biologjike. Ato që bëjnë dallimin janë masat që marrin sistemet e shëndetit publik në përgjigje të pandemisë. Në rastin e katastrofës shëndetësore që po përjeton Shqipëria, shkaktari është ministria dhe komiteti.

Në se vazhdohet me këtë menaxhim të pandemisë, situata vetëm do të përkeqësohet dhe do të marrë shumë shpejt përmasa tragjike. Tashmë kemi arritur në pikën kur përgjegjësia e atyre që gatuan këtë çorbë nuk mund të jetë vetëm profesionale dhe morale, por edhe ligjore. Vdekshmëria nga COVID-i, e konfirmuar tashmë nga vdekjet shtesë, nuk mund të mbulohet sado që të vonohet publikimi i raportit të INSTAT-it. Fatkeqësisht për Boratin dhe boratët, vetëm vdekjet nuk fshihen dot. Ato mund t’i manipulosh në një regjistër morgu, por jo në një regjistër të gjendjes civile!

Pika e parë e kthesës në menaxhimin e epidemisë në Shqipëri është shkarkimi me ceremoni i drejtuesve politikë dhe teknikë të përgjigjes shqiptare ndaj pandemisë. Ministrja dhe ekipi i saj, të pasuar nga komiteti i të ashtuquajturve “ekspertë” duhet të largohen urgjentisht për t’u lënë vendin politikë-bërësve, menaxherëve dhe ekspertëve të vërtetë.

Duke eliminuar pjesën më të kalbur të përgjigjes shqiptare ndaj COVID-it, drejtimin e deritanishëm politik dhe teknik të saj, përgjigja e re mund të ndërtohet duke marrë masa urgjente për një kufizim proporcional të veprimtarive ekonomike dhe sociale sipas praktikave të mira të botës. Më pas të zbatohet një strategji e drejtuar sipas parimit testo-gjurmo-trajto dhe, së fundi, të sigurohen sa më shpejt sasi sa më të mëdha të vaksinës pavarësisht nga origjina e tyre.

Sa për informacion, Instituti Indian i Serologjisë ka nisur të prodhojë vaksinën e AstraZeneca-s dhe së shpejti do të ketë kapacitet prodhues prej disa qindra milionë dozash. Filiali në Marburg i BioNTech do të prodhojë 250 milionë doza të vaksinës së BioNTech/Pfizer brenda qershorit. Në vend të shopping-ut të Krishtlindjeve, Borati dhe boratët mund të kishin negocijuar me këto dy kompani prestigjioze dhe sot të ishin në një stad komplet tjetër të vaksinimit.

Shqiptarët e kanë kuptuar se katastrofa shëndetësore që po përjetojnë sot ka vetëm një emër dhe një shkaktar: rilindjen dhe boratët. Dhënia fund drejtimit kriminal dhe lejimi i profesionistëve për të menaxhuar epideminë është hapi i parë drejt rrugëzgjidhjes.

Le të shpresojmë se boratëve u ka mbetur sadopak ndërgjegje dhe përgjegjshmëri për të kuptuar se duhet të largohen duke u kërkuar falje shqiptarëve…

Etiketat e lidhura

Erion Dasho
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 4 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 4 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 5 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 9 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 6 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 11 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 11 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.