Sot është zhvilluar seanca për ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla, por mësohet se ai nuk ka qenë i pranishëm.
Ndërkohë avokati mbrojtjës i Llallës ka sqaruar se shkak i mungesës është bërë shëndeti, pasi ai ndodhet në spital, raporton News24.
Avokati ka paraqitur dokumentet se ish-kryeprokurori ndodhet në regjim spitalor. Ndërkohë që Gjykata është tërhequr për të marrë një vendim, nëse do të pranohen këto si prova apo jo.
