Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 19:31 Milan, merkato janari me tri prioritete para Bruno Fernandes Milani nuk e ka në agjendë një lëvizje për Bruno Fernandes, teksa portugezi duket se do të largohet nga Manchester United. Kuqezinjtë synojnë tre…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Kryepolicja e Tiranës
  • Ndërtime rezidenciale
  • Sulme kibernetike
  • Iran
  • Kosova
  • Futboll
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Kryepolicja e Tiranës
  • Ndërtime rezidenciale
  • Sulme kibernetike
  • Iran
  • Kosova
  • Futboll
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sot, votime në veriun e Kosovës për shkarkimin e kryetarëve të komunave

Aktualitet E diel, 21 Prill 2024 07:49
Sot, votime në veriun e Kosovës për shkarkimin e kryetarëve të komunave
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sot, e dielë 21 prill, votohet për largimin nga detyra të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, që do t’u hapte rrugën zgjedhjeve të reja, por mes thirrjeve të Listës Serbe për bojkotimin e tyre, votimi nuk pritet të ketë sukses.

Aktualisht Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Leposaviçi dhe Zveçani, udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit të vitit të kaluar, të cilat u bojkotuan nga partitë politike serbe.

Dërgimi i kryetarëve në zyrat e tyre në fund të muajit maj të vitit të kaluar u kundërshtua ashpër nga grupe qytetarësh serbë të cilët u përplasen me policinë e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s, duke plagosur mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it.

Qeveria e Kosovës e cila u përball me masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian për shkak të tensioneve në veri, u pajtua të organizojë zgjedhje të reja, përmes një votimi për shkarkimin e kryetarëve aktual.

Në muajin janar qytetarët serbë në komunat veriorë nënshkruan një peticion për shkarkimin e kryetarëve dhe pas kësaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli ditën e votimit për shkarkim.

Por, ndonëse mori pjesë në nënshkrimin e peticionit, Lista Serbe e themeluar dhe mbështetur nga Beogradi njoftoi me 7 prill se nuk do të marr pjesë në votime duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po bën përpjekje të vazhdueshme që ky votim të dështojë. Lista tha se një ndër arsyet e mospjesëmarrjes është edhe fryrja e listës së votuesve, por pa ofruar ndonjë provë për këtë pretendim.

Mund t'ju interesojë

Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie

Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie

Para 1 ore
Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

Para 2 orësh
Fjala e plotë e Edi Ramës sot në takimin me socialistët e Tiranës

Fjala e plotë e Edi Ramës sot në takimin me socialistët e Tiranës

Para 4 orësh

Vendimi nxiti reagimin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që i kërkuan kësaj partie ta rishqyrtojë vendimin ndërsa qeverisë së Kosovës të trajtojë me ndjeshmëri shqetësimet e ngritura nga qytetarët në veri të vendit.

Autoritetet në Prishtinë akuzuan Beogradin për trysni ndaj serbëve të Kosovës.

Pavarësisht situatës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi vazhdimin e procesit duke hapur 23 qendra votimi. Sipas udhëzimeve, qytetarët mund të përgjigjen me “Po” ose “Jo” në pyetjen se a pajtohen që kryetari i komunës të shkarkohet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

Tani për tani është e paqartë se çfarë do të ndodhë nëse dështon referendumi që kërkon 50 për qind plus një të votuesve, meqë një i tillë nuk mund të organizohet para se të kenë kaluar 12 muaj./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milan, merkato janari me tri prioritete para Bruno Fernandes
Para 16 minutash

Milan, merkato janari me tri prioritete para Bruno Fernandes

Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie
Para 1 ore

Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie

Shqipëria U15 barazon 1-1 me Poloninë në UEFA Development
Para 2 orësh

Shqipëria U15 barazon 1-1 me Poloninë në UEFA Development

Rama reagon pas fitores historike të Lara Colturit në Kupën e Botës në ski alpine
Para 2 orësh

Rama reagon pas fitores historike të Lara Colturit në Kupën e Botës në ski alpine

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 20 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 23 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
20 Nëntor 2026, 18:37

Rrumpallhane në PS!

4 Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill
Para 7 orësh

Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.