Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Spahiu: Amnistia, qoka e dytë e madhe për oligarkinë, pas ligjit të dividentit

Politikë E shtunë, 2 Maj 2020 12:57
Spahiu: Amnistia, qoka e dytë e madhe për oligarkinë, pas ligjit të dividentit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu deklaron se amnistia që po përgatit qeveria “Rama”, është qoka e dytë e madhe për oligarkinë, pas ligjit të dividentit.

“Opozita, ashtu si qasja për shumë vendime të mara nga një parlament e për rrjedhojë dhe një qeveri ilegjitime, për mosnjohje te tyre, kryesisht te koncesioneve dhe kontratave PPP, duhet të ketë qasje të qartë mohuese për këtë projekt ligji të ri, siç është ai i amnistisë, që kërkon të ndërmarrë kjo qeveri.

Së pari, projekte të tilla nuk mund të merren në fund mandati, nga zullumqarë që vetë kanë krijuar një situatë të rëndë ku paraja jashtë sistemit zë më shumë se 22 % të PBB-s.

Rritja e tatimfitimit me 50%, taksimi progresiv i të ardhurave personale deri në 23% ishin dy nga ndryshimet bazë të ndërmarra nga Rilindja në vitin 2013 që kane çuar në rritje të evazionit, ku natyrisht më të lehtë e kame pasur ato biznese pranë qeverisë, te të cilët tatimorë, apo dhe vetë ministrat e financave që dilnin rrugëve për kontrolle, nuk mund t’u trokisnin te dera.

Për rrjedhojë, kjo amnisti krijon bindjen e plotë për të gjithë ne se është goditje bizneseve të ndershme për herë të dytë dhe lehtësim për oligarkinë në pushtet duke kryer “pastrimin” e bilanceve të tyre nga të gjitha mëkatet që kanë bërë.

Së dyti, periudha e Rilindjes është më famëkeqja në aspektin e krijimit dhe e injektimit të parasë së zezë të krimit në ekonomi. Kanabizimi mbarëkombëtar i vendit në vitin 2016, laboratorët e drogës në Elbasan e Has, mijëra ton drogë sekuestruar nga policia etj. janë argument i qartë se paraja e zezë ka mbizotëruar ekonominë e vendit dhe është “normale” që ata që e krijuan ta amnistojnë atë.

Së treti, dhe që është më e rëndësishmja, ky ligj kërkon 84 vota.

Vetë votimi i këtij ligji nga Parlamenti aktual, duhet të jetë objekt i një “amnistie” në të ardhmen, si nga parlamenti i ardhshëm dhe nga Gjykata Kushtetuese. Por, pa i hyrë ligjshmërisë së tij të paszgjedhjeve të vjedhura të vitit 2017, as numrit të mangët të këtij parlamenti në 122 nga 140 deputetë që kërkon Kushtetuta dhe as ligjshmërisë së dorëzimit dhe marrjes së mandateve të reja nga opozita, po theksoj fjalën e dy ditëve më parë të një ish-ministri, drejtuesi politik i njërit nga qarqet më të mëdha në vend si Shkodra, i cili pranoi por dhe theksoi domosdoshmërinë e shkëputjes së socialistëve nga oligarkia.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 11 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 14 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 14 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ligji i amnistisë jo vetëm nuk e shkëput por e lidh edhe më shumë Rilindjen me Oligarkët.

Edi Rama do të vazhdojë përpara me këtë projekt. I takon opozitës të shprehet qartë që një projekt të tillë nuk do ta njohë, ashtu siç nuk njeh ligjin anti kushtetues të dividentit. Një qasje e tillë do të bënte që ky projekt të dështonte që pa nisur pasi do të rriste presionin neser ndaj atyre që do të deklaroheshin dhe amnistoheshin sot”, shprehet Përparim Spahiu.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Perparim Spahiu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 4 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 4 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 4 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 8 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 12 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 4 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.