Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Spahiu: Ekonomia ka larguar shqiptarët. Qeveria ”Rama 2”, ndër 3 qeveritë më të korruptuara të botës

Politikë E martë, 7 Janar 2020 13:24
Spahiu: Ekonomia ka larguar shqiptarët. Qeveria ”Rama 2”, ndër 3 qeveritë më të korruptuara të botës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një deklarate për mediat, komentoi situatën ekonomike në të cilën po kalon vendi. Teksa tha se banorët janë në mes të acarit dhe të ftohtit në çadra, qeveria ka vetëm një merak, të vazhdojë dhe të grabisë para me koncensione korruptive dhe shkatërrimtare për ekonominë në kurriz të mijëra shqiptarëve.

”Ekonomia jonë, gjatë vitit 2019 vazhdoi me një bilanc tregtar negativ, madje të përkeqësuar. Gjatë vitit 2019 qytetarët por dhe bizneset u përjashtuan nga përfitimet e rishpërndarjes së taksave në investime publike. Rilindja nuk bëri asnjë investim në porte, aeroporte, hekurudha por vetëm fjalë e mashtrime. Kësaj situate të rëndë i shtohet raporti mjaft negativ i Doing Business, ku Shqipëria rënditet në vendet e fundit në rajon. Për shkak të rilindjes, indeksi i perceptimit të korrupsionit e rëndit Shqipërinë ndër 3 qeveritë më të korruptuara të botës”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Spahiu tha se kriza zgjidhet me zgjedhje të lira. ”Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme e kësaj krize të rëndë që ka kapur vendin. Shqiptarët do të zgjedhin alternativën e taksave të ulëta dhe të thjeshta, alternativën e një klime miqësore për bizneset, alternativën e subvencionimeve në bujqësi si sektori më i madh punëdhënës, alternativën e një sistemi arsimor për të gjithë pavarësisht mundësive financiare, alternativën e liberalizimit të tregut dhe jo monopolizimit te tij”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deklarata e plotë

Viti 2019 ishte një nga vitet më të rënda për shqiptarët, sa i takon ekonomisë së vendit e sidomos asaj familiare. Parashikimi ynë, i FMN dhe Bankës Botërore për uljen e ritmit të rritjes ekonomike gjatë vitit 2019 rezultoi i vërtetë. Pas përfundimit të dy investimeve të mëdha si ai i TAP dhe Devollit dhe kur qeveria nuk merr asnjë masë për stimulimin e investimeve të reja direkte, si të huaja dhe ato vendase. Mungesa e politikave lehtësuese fiskale, barra e rëndë e tyre, si qendrore dhe vendore, ka çuar në nivele mjaft të ulëta të investimeve ku është e vështirë të flasësh a të gjesh një emer të ri investitori. Ekonomia shqiptare është drejt një stanjacioni të frikshëm që rëndohet në mënyrë katastrofike nga koncensionet. Në vitin 2020 pagesat për koncensionet do të rriten me 16% krahasuar me një vit më parë. Me gjithë situatën shumë të rëndë financiare pas tërmetit asnjë lekë nuk iu prek koncensioneve por përkundrazi, iu shtuan.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 11 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 14 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 14 orësh

Ndërsa banorët janë në mes të acarit dhe të ftohtit në çadra, qeveria ka vetëm një merak, të vazhdojë dhe të grabisë para me koncensione korruptive dhe shkatërrimtare për ekonominë në kurriz të mijëra shqiptarëve. Ekonomia jonë, gjatë vitit 2019 vazhdoi me një bilanc tregtar negativ, madje të përkeqësuar. Gjatë vitit 2019 qytetarët por dhe bizneset u përjashtuan nga përfitimet e rishpërndarjes së taksave në investime publike. Rilindja nuk bëri asnjë investim në porte, aeroporte, hekurudha por vetëm fjalë e mashtrime. Kësaj situate të rëndë i shtohet raporti mjaft negativ i Doing Business, ku Shqipëria rënditet në vendet e fundit në rajon. Për shkak të rilindjes, indeksi i perceptimit të korrupsionit e rëndit Shqipërinë ndër 3 qeveritë më të korruptuara të botës.

Kjo situatë shumë e rëndë ekonomike ka çuar në largimin masiv të shqiptarëve nga vendi, sidomos i rinisë, për pasojë mungese të theksuar të njerëzve të aftë për punë si dhe ulje në nivele shqetësuese të të ardhurave kryesisht ato nga TVSH, si tregues kryesor i rënies së konsumit. Shqipëria aktualisht është e paaftë të konkurrojë ofertat për punë që vijnë nga vendet e tjera sidomos ato të BE-së. Financat publike janë përballë rreziqesh tronditëse reale. Janë rreth 64 miliardë lekë detyrime të fshehta. Në buxhetin e vitit 2020 nuk shohim asnjë stimul fiskal që të nxisë prodhimin dhe konsumin. Situata tepër e rëndë bën të pamundur uljen e borxhit publik në nivelet mashtruese që propogandon qeveria me 62%. Borxhi real është 80%.

Edhe në buxhetin e vitit 2020, nuk do të ketë indeksim të pagave, ndërsa do të vazhdojë me atë që di të bëjë më mirë, rritje taksash si të qeverisë por dhe ato vendore. Kujtoj rritjen e fundit të taksave në Bashkinë e Tiranës. Qeveria po bën gjithçka të tregojë një tablo mashtruese të buxhetit, po fsheh borxhet reale, paaftësinë totale për të vënë fre mbi evazionin fiskal për shkak të korrupsionit galopant, ndërsa koncensionet korruptive dhe abuzive po groposin ekonominë drejt një gremine që nuk i dihet fundi. Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme e kësaj krize të rëndë që ka kapur vendin. Shqiptarët do të zgjedhin alternativën e taksave të ulëta dhe të thjeshta, alternativën e një klime miqësore për bizneset, alternativën e subvencionimeve në bujqësi si sektori më i madh punëdhënës, alternativën e një sistemi arsimor për të gjithë pavarësisht mundësive financiare, alternativën e liberalizimit të tregut dhe jo monopolizimit te tij.

Etiketat e lidhura

ekonomiaPerparim Spahiu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 4 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 4 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 4 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 8 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 12 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 4 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.