Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Spaho: Kryesimi i OSBE-së një situatë tragji-komike. Rama do krizë, opozita nis protestat

Intervista E diel, 12 Janar 2020 11:11
Spaho: Kryesimi i OSBE-së një situatë tragji-komike. Rama do krizë, opozita nis protestat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho: Si mund të flasë Rama për liritë dhe të drejtat e njeriut kur qeveria e tij ekstradon shtetas të huaj në kundërshtim me parimet mbi të cilat funksionon dhe për të cilat lufton OSBE?

Intervistoi: Redjon Shtylla

Për opozitën, zgjidhja e krizës politike që vijon prej një viti, ka veç një mënyrë. Zgjedhje të parakohshme dhe për nënkryetarin e PD-së, Edmond Spaho, nëse kryeministri Edi Rama do të vazhdojë të zvarrisë zgjidhjen, “ne do ti drejtohemi protestave. Ende nuk kemi një datë për to por të jeni të sigurtë që ato janë opsion real dhe shumë serioz i yni”. Në një intervistë për “Koha Jonë”, ai pohon se marrja e Presidencës së OSBE-së nga Shqipëria, në vend që të ishte një moment prestigji dhe krenarie, po kthehet në një situatë tragji-komike. “Shqipëria është vend që nuk organizon zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërkohë që detyra e kësaj organizate është ti garantojë ato në vendet anëtare”. I pyetur nëse selia blu ka ende dosje për kryebashkiakë të PS-së, që morën mandatin në votimet e 30 qershorit, Spaho thotë se “Ne do të vazhdojmë të plotësojmë dosjet për këdo drejtues vendor apo qendror që ka problem me drejtësinë. Në momentin që dosja plotësohet me gjithë dokumentacionin e nevojshëm e bëjmë publike. Të padiskutueshme sot janë lidhjet dhe mos ndarja e Ramës nga krimi dhe bashkëqeverisja me të në të gjitha nivelet e pushtetit”.

Qeveria “Rama 2”, deri në muajin mars ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, çka nënkupton se deri në këtë muaj nuk mund të ketë zgjedhje të parakohshme. Nga protestat e disa muajve më parë, vendosët për “heshtje” opozitare në momentin e vendimit për çeljen e negociatave dhe tani po shohim një aksion me akuza nga selitë e partive opozitare. Nëse do të ketë rikthim të protestave, a ka një datë konkrete?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë politike, ekonomike, kushtetuese, institucionale, ligjore dhe humanitare. Ky fakt është pranuar gjerësisht nga faktori ndërkombëtar dhe gjen shprehjen e tij më të sintetizuar në dokumentin e Bundestagut të fillim shtatorit të 2019. Sipas dy kërkesave të para të këtij dokumenti, përpara se të hapë negociatat për anëtarësimin në BE, vendi ynë duhet të ketë miratuar Reformën Zgjedhore dhe ta ketë zbatuar atë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këto kushte, opozita është angazhuar që të japë kontributin e saj për përmbylljen e Reformës Zgjedhore, e cila parashikohej të miratohej brenda dhjetorit të vitit të shkuar, po qe tërmeti i 26 nëntorit që e shtyu për këtë fillim viti. Në ditët e ardhshme, ne do të paraqesim propozimet tona për çështje shumë të rëndësishme të zgjedhjeve shqiptare, të cilat kanë të bëjnë me: shitblerjen e votës, ndërhyrjen e grupeve kriminale dhe parave të gjeneruara nga aktivitetet e tyre, financimin e partive politike, përdorimin e administratës publike dhe policisë në zgjedhje, përdorimin e resurseve shtetërore në funksion të maxhorancës qeverisëse gjatë fushatave zgjedhore dhe çështje të tjera.

Mund t'ju interesojë

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58
Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03

Hapi i rradhës për zgjidhjen e krizës politike, mbetet çuarja e vendit në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, mundësisht sëbashku me ato vendore, pasi të ashtuquajturat votime të 30 qershorit, e kanë marrë verdiktin nga qytetarët dhe raporti i OSBE-ODIHR. Nëse Rama do të vazhdojë të zvarrisë zgjidhjen e krizës politike të cilën e ka prodhuar ai dhe qeverisja e tij, ne do ti drejtohemi protestave. Ende nuk kemi një datë për to por të jeni të sigurtë që ato janë opsion real dhe shumë serioz i yni.

Ka PD-ja ndonjë propozim ose sistem preferencial, të cilin e ka diskutuar në grupin e punës me opozitën e bashkuar në lidhje më Reformën Zgjedhore? Çfarë pritet të ndodhë këtë vit me këtë reformë jetike për zgjidhjen e krizës politike?

Në ditët e ardhshme, ne do të paraqesim propozimet tona për Reformën Zgjedhore, të cilat do të jenë në përputhje me dokumentin prej 5 pikash që kemi bërë publik që në muajin shtator të vitit të shkuar. Në parim jemi të gatshëm që nëse ka vullnet politik, të diskutojmë edhe për sistemin zgjedhor por prioritet për ne janë shkëputja e krimit nga politika dhe përdorimi i tij në zgjedhje. Sa kohë që nuk garantohet pacenueshmëria e votës është e kotë të diskutojmë për sistemin pasi çdo sistem degjeneron nëse përballet me krimin e organizuar dhe vullnetin politik për ta përdorur krimin në zgjedhje për të deformuar rezultatin e tyre. Tërheqja e vëmendjes, në këtë fazë të Reformës Zgjedhore nga problemet e vërteta që shqetësojnë zgjedhjet shqiptare, të cilat për fat të mirë evidentohen në rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe përqëndrimi i debatit tek sistemi, është lojë që i shkon përshtat Ramës. Kryeministri ka si mjet të vetëm për të qëndruar në pushtet manipulimin e zgjedhjeve nëpërmjet krimit, parave të rrjedhura nga aktivitetet kriminale, shitblerjen e votës, përdorimin e administratës publike dhe policisë në zgjedhje.

Marrja e Presidencës së OSBE-së, do të ndihmojë në përshpejtimin e hapjeve të negociatave? Si do të vijë kjo presidencë, kur qeveria “Rama 2” kundërshtohet nga shqiptarët për të paktën dy çështje, për marrëveshjen “Mini-Shengenin Ballkanik” dhe për ligjin “Antishpifje”?

Për sa i takon hapjes së negociatave, Shqipëria duhet të plotësojë kushtet e vendosura nga BE dhe vendet anëtare. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, janë dy prej shumë kushteve të theksuara para dy ditësh nga ministri i jashtëm i Holandës. Dokumenti i Bundestagut gjerman ka gjithashtu nëntë kërkesat që Shqipëria duhet të plotësojë për të merituar hapjen e negociatave. Kryesimi i OSBE-së nga Shqipëria, në vend që të ishte një moment prestigji dhe krenarie, po kthehet në një situatë tragji-komike pasi Shqipëria është vend që nuk organizon zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërkohë që detyra e kësaj organizate është ti garantojë ato në vendet anëtare.

Sa moral dhe kredibilitet do ketë Edi Rama të ngrejë çështje të tilla në ndonjë vend anëtar, kur ka së paku raportet e OSBE për zgjedhjet e vitit  2017 dhe të votimeve të qershorit 2019 që e nxijnë vendin që ai drejton. E mirëkuptoj sikletin e zyrtarëve të OSBE kur dëgjojnë zërin e bablokut në përgjimet për pazaret e votave në zgjedhjet e Dibrës.

E imagjinoni në çfarë situate do jemi sikur Bild të vendosë të botojë përgjime të tjera që Tilde ka thënë se i disponojnë? Sa i besueshem do të jetë Rama kur të ngrejë çështje të lirisë së fjalës kur në vendin e tij ka miratuar një ligj për kufizimin e lirisë së shprehjes, ligj të kundërshtuar nga dhjetra organizata ndërkombëtare? Si mund të flasë Edi Rama për liritë dhe të drejtat e njeriut kur qeveria e tij ekstradon shtetas të huaj në kundërshtim me parimet mbi të cilat funksionon dhe për të cilat lufton OSBE?

Samiti i “Mini-Shengenit Ballkanik”, pa Kosovën ka krijuar një përçaje. A po punohet për Serbinë e Madhe? Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët për këtë çështje kaq të ndjeshme?

Samiti i Mini-Shengenit Ballkanik, çon në ulje në mullirin e Serbisë. Ai është përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga problemet e brendshme që kanë vendet e ideatorëve si dhe për protagonizëm politik. Tentativat e Ramës për të përfshirë Kosovën, në kushtet kur Serbia nuk e njeh si shtet, është e turpshme.

Çfarë kufiri do heqë Serbia me Kosovën, kur ata jo vetëm nuk e njohin atë por e kanë në Kushtetutë që Kosova është pjesë e Serbisë? Është tërësisht e papranueshme për shtetin shqiptar dhe kryeministrin e tij të ndërmarrë inisiative të tilla rajonale pa diskutuar dhe dakordësuar më parë me Kosovën. Aq më keq të sulmojë udhëheqësit e saj me fjalorin e drejtuesve nacionaliste serbe.

Prioritet i politikës sonë të jashtme duhet të jetë arritja e marrëveshjes për pajtim, njohja e shtetit të Kosovës në kufinjtë ekzistues nga ana Serbisë si dhe pranimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Çdo qëndrim ndryshe dhe inisiativa të tjera rajonale si kjo, është në interes të Serbisë dhe tike pas shpine ndaj Kosovës. Sesa është e interesuar Serbia për inisiativa dhe bashkëpunim rajonal dhe sesa ka hequr dorë nga Serbia e Madhe, e treguan ngjarjet e para pak ditëve në Malin e Zi.

SPAK dhe BKH po shkojnë drejt formësimit. Në gjykimin tuaj, mund të shpresojnë shqiptarët se do të ketë vënie para përgjegjësisë të zyrtarëve të lartë të korruptuar dhe të hetimit të dosjeve të rënda që deri më sot, nuk kanë marrë ndëshkimin e merituar.

Të shpresojmë. Fillimi i mirë është gjysma e punës. Drejtuesi i zgjedhur i SPAK, sikurse e dini, është hetues i periudhës së komunizmit kurse një prokuror tjetër i tij komunikonte me drejtues të maxhorancës për tu zgjedhur në krye të ketij institucioni. Mbyllja e çështjes së Dritan Dajtit nga prokurorët e SPAK, gjithashtu le shije të hidhur.

Tre bashki në vend janë pa kryetarë. Do të ketë emra të tjerë të denoncuar nga selia blu? Edhe sa dosje të tjera ka PD?

Ne do të vazhdojmë të plotësojmë dosjet për këdo drejtues vendor apo qendror që ka problem me drejtësinë. Në momentin që dosja plotësohet me gjithë dokumentacionin e nevojshëm e bëjmë publike. Të padiskutueshme sot janë lidhjet dhe mos ndarja e Ramës nga krimi dhe bashkëqeverisja me të në të gjitha nivelet e pushtetit.

Etiketat e lidhura

edi ramaEdmond SpahoEUMini Shengeni BallkanikNënkryetari i PD-sëOSBEPDRedjon Shtylla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 3 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 4 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 5 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 11 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.