Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kriza politike
  • Champions League
  • Akuzat ndaj Ballukut
  • Berisha, opozita
  • Seanca në Kuvend
  • Udhëtimi i Ramës
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kriza politike
  • Champions League
  • Akuzat ndaj Ballukut
  • Berisha, opozita
  • Seanca në Kuvend
  • Udhëtimi i Ramës
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Spartak Braho: Do të të vizitoj në burg zoti Artan Hoxha!

Intervista E diel, 2 Maj 2021 03:21
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti i LSI-së dhe njëkohësisht kryetar i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho, ka sulmuar ashpër gazetarin investigativ Artan Hoxha i cili disa ditë më pare hodhi publikisht lajmin bombastik se një deputet kishte shkuar në burgun 302 dhe kishte takuar Dritan Dajtin. Gazetari Hoxha, faktikisht nuk përmendi emër konkret, por dha disa element (është deputet i të rëndësishëm i Komisionit të Sigurisë) që mediet e tjera i shfrytëzuan për të mbërritur te emri i Spartak Brahos.

Braho një një intervistë sot për “Gazetën Shqiptare” pranon se ka shkuar në Burgun 302, por jo për Dritan Dajtin, por për të takuar mikun e tij Iljaz Labi, ish Nëndrejtor i Përgjithshëm i burgjeve. Gjithashtu deputeti I LSI-së ka dhënë sqarimet e tij për publikun duke i çuar një mesazh të fortë edhe gazetarit investigativ Artan Hoxha. Ja intervista;

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Braho, emri juaj është përfolur në media se keni bërë një vizitë në burgun 302, aty ku ndodhen dhe emra të njohur të botës së krimit, sa i vërtetë është ky lajm?

Swiss Digital

Unë kam qenë atje në atë burg, është shumë e vërtetë. Kam takuar Iljaz Labin, madje nuk kam qenë vetë, por kam qenë së bashku me avokatin e Labit, Petrit Serjani dhe nënën e Iljazit. E ëma tij kishte marrë vesh që Ilajzi ishte sëmurë e i thashë që do të shkonim bashkë ta shihnim.

Askush nuk më ndalon mua si deputet të vizitoj të burgosurit ose të paraburgosurit dhe çdo porosi tjetër është e kundra ligjshme.

Çfarë është kjo porosi?

Bëhet fjalë për lajmin sikur ka dhënë porosi drejtori i burgjeve që deputetët duhet të marrin leje tek ai.

Cili është komenti juaj për sa u përket lajmeve që mund të keni takuar dhe persona të tjerë?

Në të gjithë këtë histori ka një skenar. Unë kam vaji tur në burg që nga Fatos Nano e deri tek i fundit fare nga këta deputetët socialistë, pasi profesioni im është avokat, nuk kam vajtur në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Sigurisë, por si deputet kam takuar Iljaz Labin pasi kam marrëdhënie familjare me të.

Unë nuk kam takuar as Kastriot Ismailaj e as Dritan Dajtin kjo është qesharake ka një raport që e vërteton se unë nuk kam shkuar qeli më qeli të takoj asnjë njeri përveç vizitës me Labin. Gjykoj se ndaj z.Labi është thurur një intrigë, e cila e ka paralizuar, por këtë çështje do ta vendosë drejtësia, por premtoj z.Hoxha që, nëse ai futet në burg për shpifje edhe atij do t’i shkoj për vizitë.

A është e vërtetë që gjatë vizitës suaj në burgun 302 janë fikur kamerat regjistruese?

Këto janë muhabete kot. Atje ka një raport të SHKB, e cila ka konfirmuar se vizita ime atje ka qenë normale kam takuar Iljaz Labin si mik të hershëm.

Këtu ka njëvajhistori intrige që dikush është I interesuar të më përgojojë, por nuk ka rëndësi, gjithsesi, ta them sërish se unë, z. Hoxha, kur të bie në burg për shpifje do të shkoj ta takoj ashtu siç takova Ismail Morinën ose i njohur ndryshe si ballisti njeriu që ngriti dronin mbi stadiumin e Beogradit në tetor 2014.

Përse e thoni që mund të bierë në burg për shpifje gazetari Hoxha?

Pasi Artan Hoxha është një shpifaxhi i vogël që merret me intriga sepse sponsorizohet kjo është e para. S’kisha asnjë arsye tjetër për të takuar asnjë njeri tjetër. Të gjitha pretendimet e gazetarit Hoxha nuk janë të vërteta pasi nuk konfirmohen nga raporti i zyrtar i SHKB-­së së Drejtorisë së Burgjeve.

Ka qenë një vizitë normale brenda ligjit, brenda rregullave vizitë që ka vijuar për rreth 12 minuta më tepër I shqetësuar për gjendjen shëndetësore të tij. Ishte vizitë humane njerëzore dhe këtë unë e kam bërë për mjaft njerëz të majtë apo të djathtë qofshin.

Po ai, Tan Hoxha, e di shumë mirë. Ai nuk e harron atë çantën time, ajo çanta ime ka 6 ndarje dhe një ndarje është për Tanin, por kismet.

Nuk të kuptova për çfarë ndarjesh e keni fjalën, çfarë ka tek ajo ndarja?

E kupton vetë Tani, ajo çanta ka një ndarje vetë për të edhe bosin e tij se i kishte bërë shumë përshtypje çanta ime, pasi kur morën telefonin tha të mos e hapnin pasi ai telefon ka aq shumë gjëra për Edi Ramën sa si ka dhe çanta e Spartakut.

 Z.Braho, vetëm dy ditë më parë u publikua një oficer i policies gjyqësore ku mori 18 mijë euro në emër të prokurorit Ardian Braho, A keni ju ndonjë lidhje me të duke qenë se keni të njëjtin mbiemër?

Unë nuk kam asnjë lloj lidhje. Pas penalizimit të prokurorit Ardian Braho dikush aludon se është djali im, dikush aludon se është vëllai im, dua të sqaroj se unë nuk kam të bëj fare me të, ai është nga Shkodra unë jam nga Skrapari. Skam asnjë lidhje fare me të.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 6 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 7 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 7 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 7 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 9 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 7 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 12 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 8 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 7 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 7 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

7 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 6 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

8 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.