Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 09:01 SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar Anija historike SS United States u fundos të mërkurën në brigjet e Destin, Florida, pasi qarku Okaloosa e bleu për 1 milion dollarë. Anija…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sulmet ndaj Vjosa Osmanit, orkestrim i Tiranës me dirigjent Beogradin!

Politikë E hënë, 21 Dhjetor 2020 09:40
Sulmet ndaj Vjosa Osmanit, orkestrim i Tiranës me dirigjent Beogradin!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Enver Bytyçi

Dalldi e madhe në përpjekjet e Edi Ramës për ta denigruar Vjosa Osmanin. Njësoj si me Haradinajn e Kurtin, por kësaj radhe me një regji më të rafinuar, më të egër, më të sofistikuar dhe më të trashë njëkohësisht. Janë lëshuar qën e zagarë bashkë. Kësaj here janë bërë bashkuar të gjithë, enveristë, stalinistë e titistë, me një objektiv të njollosin dhe të zhbëjnë atë që nuk mund të zhbëhet. Vjosa Osmani si kurrë kurrkush ndonjëherë e tronditi opinionin shqiptar dhe jo vetëm atë shqiptar. Jo se ajo tha të vërteta të panjohura, por se ato të vërteta i tha në palo-parlamentin e Shqipërisë, në sy të atyre që i përulen deri të sholla e këpucës padishahut të madh, kryeministër i Shqipërisë! Ua numëroi në sy të gjitha tradhëtitë e shefit të tyre dhe më në fund shkoi në sallën e pikturave të piktorit që skicoi shkatërrimin e Shqipërisë e bashkë me të edhe të Kosovës.
Titistët e quajtën dhelpër! Enveristët elefant! Dhe krahas këtyre metaforave, u përdor dhe sulmi i sofistikuar për të shpalosur “qëllimet” e saj! Thanë e shkruan të gjitha palo-gazetat e televizionet se “Vjosa Osmani kishte për qëllim të promovohej”! Ndërsa RT i Kosovës dhe Klan Kosova atë ditë i ndërprenë transmetimet për diasporën, sepse padronët e tyre nuk donin që shqiptarët në botë të shihnin çfarë po ndodhte gjatë vizitës në Shqipëri së presidentes në detyrë të Kosovës. Ndonjë analist e konsideroi qëndrimin dhe mesazhin e saj si “municion” anti-Rama!

I përmenda vetëm disa aspekte të gjithë asaj dalldie mediatike anti-Vjosë të këtyre ditëve. Vetëm disa! Eshtë e pamundur të përmenden të gjitha. Por të gjitha sulmet ndaj Vjosa Osmanit patën dhe kënë një adresë, një regji, një skenar e një skenarist. Baton Haxhiun në Prishtinë dhe Edi Ramën në Tiranë. Të dy këta me të njëjtin padron: Aleksandër Vuçiç në Beograd. Po ju them vetëm një fakt. Gazetat e mediat tjera që sulmuan Vjosa Osmanin dhe janë bërë bashkë më Edi Ramën, nuk janë thjesht të kompromentuar me paratë e korrupsionit të qeverisë shqiptare. Shumë prej tyre janë mjete që i shërbejnë politikave serbe në Tiranë dhe në Prishtinë. Po, po! Unë njoh ndonjë prej tyre, që gjatë viteve ’90 kishte lidhje të ngushta me Beogradin. Dhe për këtë arsye iu bashkua zërit të Edi Ramës kundër Kosovës! Sot media të tilla janë avangardë e sulmeve kundër Vjosa Osmanit!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mos u çuditni! Orkestra është shumë e madhe dhe shtrihet së paku në tri kryeqytete: Në Tiranë, në Prishtinë dhe në Beograd. Por dirigjenti gjendet në Beograd! Si mund të pajtohet Serbia me një rezolutë të Republikës së Shqipërisë për dënimin e genocidit serb në Kosovë?! Kurrësesi! Ndaj Rama refuzon propozimin e presidentes në detyrë të Kosovës për një rezolutë të tillë dhe sulmon Vjosa Osmanin! A mundet që Serbia të heqë dorë nga përpjekjet e saj për ndarjen e Kosovës?! Kurrësesi! Ndaj Rama dhe mediat e tij e sulmojnë Vjosa Osmanin, sepse edhe këta kanë detyrë ta vazhdojnë luftën dhe përpjekjet për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë! A ka ndonjë shans që Rama të heqë dorë nga projekti serb i Minishengenit?! E tha një ditë pas takimit me Vjosën. Jo, tha ai, ai është projekt që duhet zbatuar! Edhe kjo ndodh, sepse është pjesë e marrëveshjeve midis presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Shqipërisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

A ka shans që kryeministri i Shqipërisë të heqë dorë nga trau i Kalimashit dhe të lehtësojë barrierat e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë e kosovarë në këtë atdheun që ai e quan “mëmë e Kosovës”?! Enveristët e kanë në majë të gjuhës të thontë se “Shqipëria është atdheu mëmë i shqiptarëve në Kosovë e gjetkë”! Por i trajtojnë këta shqiptarë si njerkë! Trau i Kalimashit i kritikuar nga zonja Osmani,e më parë nga Haradinaj dhe Kurti, është ngritur aty me urdhër dhe si shenjë besnikërie ndaj Beogradit dhe armiqësie me veriun e me Kosovën! Qeveria shqiptare i jep para koncensionarit për të mbajtur atë tra. D.m.th taksat tona i përdor me qëllim që të plotësojë detyrimet ndaj Serbisë për t’i ndarë shqiptarët!

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Duke mos pasur asnjë argument për të kundërshtuar zonjën Osmani zëdhënësit e Beogradit në Tiranë dhe në Prishtinë e sulmuan atë me paragjykimet për qëllimet që mbartin pikëpamjet e saj! Për të disatën herë më duhet të përsëris Maximilian Ëeber, filozofin dhe sociologun e shquar gjerman të fundir të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX! Qëllimi I politikanit është pushteti, ndryshe nuk do të merrej me politikë. Por ka dy lloj politikanësh: Ata që vijnë në pushtet për t’u shërbyer të tjerëve, d.m.th qytetarëve dhe politikanë që e duan pushtetin për t’i shërbyer vetes. Të parët ruajnë të njëjtin qëndrim si në opozitë, si në pushtet, sepse janë vetëvetja, edhe pse synojnë elektoratin. Kjo është Vjosa Osmani. Të dytët, ata që i shërbejnë vetes janë mashtrues, gënjeshtarë, sepse nuk janë vëtëvetja. Në rastin e Edi Ramës dhe enturazhit që i shërben atij të gjithë këta janë hija e Beogradit në Shqipëri dhe në Kosovë! Prandaj mashtrojnë, gënjejnë, shpifin, fabrikojnë, shpikin dhe sulmojnë sipas metodave serbe!

Këta qentë e zagarët e Vuçiçit në Prishtinë dhe në Tiranë e akuzojnë Vjosa Osmanin si “të majtë”, pse ajo ka shpallur aleancën e saj me Albin Kurtin! Edhe këtu gabojnë! Të gjitha pikëpamjet dhe qëndrimet e Vjosa Osmanit, të cilat i shpalosi në vizitën e saj në Tiranë, nuk kanë të bëjnë me të majtën. Nuk kishte të bënte me të majtën as denoncimi publik që ajo i bëri krimeve makabre të diktaturës në Shqipëri, duke sjellë në vëmendjen ngjarjen me një të afërmin e saj. Një nga oturakët e Ramës e quante “kolaboracionist” njeriun e Vjosës që u varros për së gjalli dhe u la njëkohësisht pa varr! Çfarë nuk të dëgjojnë veshët nga marrosja e propagandistëve të Beogradit në Tiranë?!
Atë që nuk mundi e nuk deshi ta bënte titisti Isa Mustafa me vuçistin Edi Rama për t’i ngrit përmendore Ibrahim Rugovës në Tiranë e realizoi Vjosa Osmani në takimin me kreun e Bashkisë së Tiranës! A nuk kishte mundësi ish-kryeministri i Kosovës, Mustafa, ta realizonte këtë me homologun e tij, Edi Rama?! Sigurisht që po. Por nuk donte as Mustafa, as Rama, sepse këtë nuk e dëshiron Berogradi dhe Rexhep Qosja! Kush mund të mendojë se ky akt i Vjosa Osmanit vjen në pajtim me dëshirat dhe projektet e Albin Kurtit?! Askush!

Nëse Vjosa Osmani ka shpall se do të jetë aleate e Albin Kurtit në qeverisjen e Kosovës, kjo vjen për shkak se Vetëvendosja takohet me objeksionet e saj në çeshtjet të tilla si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Imagjinoni: Nëse këta të dy, Vjosa dhe Albini, shkatërrojnë lidhjet në bisznes të politikanëve dhe pronarëve të mediave shqiptare e kosovare me biznesin serb, do të shkatërronin shumë prej projekteve anti-shqiptare të Serbisë kundër Kosovës! Përmenda thjesht këtë aspekt të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar serbo-shqiptar! Por nuk është vetëm kjo. Vjosa dhe Albini besoj e dinë mirë se ekziston edhe një rrjet kriminal i lidhjeve korruptive kriminale ekonomike, financiare e të biznesit në formën e pjesmarrjes me aksione midis politikanëve dhe mediave të Shqipërisë e atyre të Kosovës!

Aq shumë është ngjizur korrupsioni financiar dhe politiko-mediatik në funksion të interesave të oligariksë e të Serbisë në Kosovë e në Shqipëri, sa është zor që vetëm një Vjosë dhe vetëm një Albin t’i dalin përballë kësaj situate dramatike. Vetëm nëse qytetarët e Kosovës i votojnë masivisht këta të dy, të djathtët Vjosa Osmanin e të majtët Albin Kurtin!

Etiketat e lidhura

edi ramasulmetVjosa Osmani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar
Tani

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habita...

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 1 ore

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 1 ore

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.