Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tabaku ngre pyetjen: Pse qeveria nuk publikon Projekt-Buxhetin 2020?

Politikë E hënë, 4 Nëntor 2019 12:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku shpreh shqetësimin se pse qeveria nuk ka publikuar ende projektbuxhetin e vitit 2020. Në një reagim publik, Tabaku thotë se shqiptarët duhej të ishin të informuar mbi Projektbuxhetin 2020 e Kuvendi i Shqipërisë si rregull duhet të kishte hapur diskutimet mbi dokumentin më të rëndësishëm shtetëror në vend.

“Por, terri informativ dhe i transparencës ka mbuluar si çdo projektligj edhe atë të Buxhetit. Shumë pak njerëz kanë pasur mundësi të lexojnë projektbuxhetin 2020, qeveria është përkujdesur që ta mbajë të fshehur dhe të mos e shpërndajë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

  Ajo çfarë kuptohet nga burimet që nxjerrin informacione është se projekt-buxheti ka ulje të parashikimeve për rritjen ekonomike, si dhe nuk përpiqet të trajtojë me seriozitet problemet kardinale të ekonomisë së vendit.

Ne sot jemi një nga vendet me borxhin më të lartë publik, të dhënat nga auditimi i KLSH raporton për një buxhet 9,16 miliardë euro dhe prej 69,7 % këtu nuk është përllogaritur vlera e PPP-ve që do ta conte borxhin në 81% të GDP-së.

Praktikisht çdo qytetar i vendit duhet të paguajë mbi 3500 euro borxhin publik. Në kushtet e një ekonomie të drobitur, pa asnjë burim rritjeje alternative, ku rritja ekonomike është kritike buxheti i ri nuk ka prodhuar asnjë incentivë në lidhje me sipërmarrjen” tha Tabaku.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas saj, edhe paketa fiskale 2020 nuk prodhon asnjë rregullim në lidhje me problemet që hasin bizneset.

“Janë rregullime të parëndësishme, qoka të qeverisë apo një grupi të caktuar njerëzish me influencë, si fjala vjen qoka për uljen e tatim fitimit në 5% për industrinë fason të makinave ndërsa fasonët e kanë tatim fitimin 15%.

Asnjë shpresë për biznesin e vogël që sot ka ulur masivisht qepenat, asnjë shpresë për fermerin që sot po hedh produktet në rrugë, asnjë shpresë për studentin që do të vazhdojë të ketë tarifat më të larta universtare me investime gjithnjë e më të ulëta në arsim nga qeveria, asnjë shpresë për punonjësit e për shtresën e mesme që sot po largohet masivisht” vijon reagimi i Tabakut.

Reagimi i plotë i Jorida Tabakut:

Pse qeveria nuk publikon Projekt-Buxhetin 2020?

Shqiptarët sot duhet të ishin të informuar mbi Projektbuxhetin 2020, kuvendi i Shqipërisë si rregull duhet të kishte hapur diskutimet mbi dokumentin më të rëndësishëm shtetëror në vend. Por, terri informativ dhe i transparencës ka mbuluar si çdo projektligj edhe atë të Buxhetit. Shumë pak njerëz kanë pasur mundësi të lexojnë projektbuxhetin 2020, qeveria është përkujdesur që ta mbajë të fshehur dhe të mos e shpërndajë.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 15 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 18 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 18 orësh

Ajo çfarë kuptohet nga burimet që nxjerrin informacione është se projekt-buxheti ka ulje të parashikimeve për rritjen ekonomike, si dhe nuk përpiqet të trajtojë me seriozitet problemet kardinale të ekonomisë së vendit. Ne sot jemi një nga vendet me borxhin më të lartë publik, të dhënat nga auditimi i KLSH raporton për një buxhet 9,16 miliardë euro dhe prej 69,7 % këtu nuk është përllogaritur vlera e PPP-ve që do ta conte borxhin në 81% të GDP-së. Praktikisht çdo qytetar i vendit duhet të paguajë mbi 3500 euro borxhin publik.

Në kushtet e një ekonomie të drobitur, pa asnjë burim rritjeje alternative, ku rritja ekonomike është kritike buxheti i ri nuk ka prodhaur asnjë incentivë në lidhje me sipërmarrjen. Paketa fiskale 2020 nuk prodhon asnjë rregullim në lidhje me problemet që hasin bizneset. Janë rregullime të parëndësishme, qoka të qeverisë apo një grupi të caktuar njerëzish me influencë, si fjala vjen qoka për uljen e tatim fitimit në 5% për industrinë fason të makinave ndërsa fasonët e kanë tatim fitimin 15%. Asnjë shpresë për biznesin e vogël që sot ka ulur masivisht qepenat, asnjë shpresë për fermerin që sot po hedh produktet në rrugë, asnjë shpresë për studentin që do të vazhdojë të ketë tarifat më të larta universtare me investime gjithnjë e më të ulëta në arsim nga qeveria, asnjë shpresë për punonjësit e për shtresën e mesme që sot po largohet masivisht.

Praktikisht metodologjia e politikës fiskale është njësoj si në këto 6 vjet, selektive, qoka për grupe të vogla biznesesh asnjë masë reale për të nxjerrë nga kriza ekonominë dhe asnjë masë reale për të rikthyer shpresën e besimin! Pesimizmi në ekonomi ka kapluar bizneset, familjet, investimet dhe shanset për një konkurueshmëri në tregun e Investimeve të Huaja Direkte është përherë dhe më i vakët. Projektbuxheti 2020 nuk është incentivues për një rritje ekonomike, madje sipas parashikimeve vërehet se ai nuk përputhet në parashikimin e mbledhjes së të ardhurave as me Buxhetin Afatm-mesëm të qeverisë miratuar një vit më parë.

Ky buxhet thjesht tregon fytyrën e vërtetë të qeverisë sot, arnimin, mungesën e vizionit, mungesën e vullnetit për të bërë ndryshe! Ky buxhet tregon thjesht se kanë hequr dorë nga gjithcka, dhe po mbyllin ciklin qeverisës. Periudhën më të keqe për ekonomitë familjare, periudhën më të keqe për investimet e brendshme dhe të huaja, periudhën më të keqe qytetarët!

Gjithsesi, në këto ditë të turbullta ka ende shpresë! PD sot u ofron qytetarëve një paketë fiskale në shërbim të biznesit dhe qytetarëve, por mbi të gjitha vizionin e një vendi që përthith investime, u jep më shumë para në xhepa shqiptarëve dhe e kthen Shqipërinë në një qendër investimesh të huaja.

Etiketat e lidhura

jorida tabakuPartisë DemokratikeProjektbuxheti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 12 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 15 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.