Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Trump president për herë të dytë, VOA: A ofron një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Turqi?

Bota E premte, 15 Nëntor 2024 20:53
Trump president për herë të dytë, VOA: A ofron një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Turqi?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ishte ndër udhëheqësit e parë të huaj që uroi Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet e nëntorit. Presidenti Joe Biden nuk e ka pritur zotin Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse ata janë takuar në takime ndërkombëtare të nivelit të lartë dhe kanë zhvilluar biseda telefonike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duke folur me gazetarët që e shoqëronin së fundmi gjatë vizitave në Arabinë Saudite dhe Azerbajxhan, Presidenti Erdogan shprehu shpresën për përmirësimin e lidhjeve me SHBA-në, por shtoi se për t’ia arritur këtij qëllimi duhen takime personale dhe se Ankarasë do t’i duhet të presë të shohë se çfarë kabineti do të krijojë zoti Trump. Të dy udhëheqësit kishin një marrëdhënie të ngushtë personale gjatë mandatit të parë të zotit Trump në detyrë. Megjithatë, marrëdhëniet dypalëshe u shoqëruan herë-herë edhe me periudha të vështira gjatë asaj administrate.

Mund t'ju interesojë

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Para 18 minutash
Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Para 20 minutash
Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 21 minutash

Me kthimin e zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë në janar, analistët i thonë Zërit të Amerikës se megjithëse mund të ketë mundësi për më shumë bashkëpunim në disa fusha, ata nuk presin ndryshime të mëdha. James Jeffrey, i cili shërbeu si ambasador i SHBA-së në Turqi në periudhën 2008-2010, e sheh Ukrainën si një nga çështjet ku bashkëpunimi është i mundur. Duke iu referuar premtimit të zotit Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, zoti Jeffrey thotë se Turqia mund të luajë rol në negocimin e një armëpushimi, duke rritur gjasat “për një marrëdhënie produktive”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe Alan Makovsky, një bashkëpunëtor i lartë për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare në Qendrën për Progres Amerikan, beson se përparësia e zotit Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë krijon një shans të mirë për zotin Erdogan. Si aleate e NATO-s, Turqia ka ndjekur një balancë delikate lidhur me luftën në Ukrainë duke furnizuar Ukrainën me dronë por duke ruajtur njëkohësishte lidhjet me Rusinë në energji dhe turizëm.

Presidenti Erdogan, i cili ka mbajtur marrëdhënie të mira me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe presidentin rus Vladimir Putin, ka thënë prej kohësh se asnjëra palë nuk përfiton nga lufta dhe ka ofruar të ndërmjetësojë negociata mes tyre.

Mosmarrëveshje për Sirinë

Një nga mosmarrëveshjet mes dy vendeve gjatë mandatit të parë të zotit Trump kishte të bënte me pakënaqësinë e Turqisë ndaj mbështetjes së SHBA-së për Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga milicia kurde – Njësitë e Mbrojtjes së Popullit, të njohura si YPG në Sirinë veriore. Pas një telefonate me zotin Erdogan më 6 tetor 2019, Presidenti i atëhershëm Trump njoftoi papritur se SHBA do të tërhiqet nga Siria. Shumë zyrtarë ushtarakë amerikanë, të cilët u gjendën në befasi nga njoftimi, nuk e mbështetën idenë.

Tensionet mes aleatëve u përkeqësuan pasi më 9 tetor, zoti Trump i dërgoi një letër zotit Erdogan, ku e paralajmëronte kundër një inkursioni ushtarak në Siri. Pas njoftimit të zotit Trump për tërheqjen amerikane, Turqia ndërmori një operacion ushtarak në veri të Sirisë duke vënë më shënjestër YPG-në më 9 tetor.

Një marrëveshje armëpushimi u arrit gjatë vizitës së Nënpresidentit të atëhershëm Mike Pence në Ankara më 17 tetor. Disa në Ankara parashikojnë se Shtetet e Bashkuara do ta rishqyrtojnë praninë amerikane në Sirinë veriore gjatë mandatit të dytë të zotit Trump. Zoti Jeffrey, i dërguar i SHBA-së për Sirinë në periudhën 2018-2020, sugjeron se administrata e zotit Trump mund ta rivlerësojë këtë çështje.

“Kur këshilltarët arrinin ta bindnin (Trump-in për Sirinë), argumentat e tyre ishin se trupat (amerikane) atje shërbenin për një sërë objektivash të rëndësishme. Është një nga dislokimet ushtarake më pak të kushtueshme dhe me përfitime të mëdha. Po mbajmë nën kontroll Shtetin Islamik. Së dyti, jemi të pranishëm në një terren jetik, duke frenuar ambiciet iraniane, të Asadit dhe të Rusisë”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Uashingtoni ka thënë prej kohësh se partneriteti i tij me SDF-në është i nevojshëm për ta bërë të qëndrueshme humbjen e ISIS-it si edhe përballë kërcënimit të Iranit. Ankaraja e konsideron YPG-në një degë siriane të PKK-së, të cilën zyrtarët amerikanë e konsiderojnë gjithashtu një organizatë terroriste. Presidenti i zgjedhur Trump emëroi Marco Rubion, një senator republikan nga Florida, për postin e sekretarit të shtetit. Ai ishte një nga kundërshtarët më të fortë të një tërheqjeje të SHBA-së nga Siria në atë kohë.

Ai e cilësoi atë vendim si “një gabim katastrofik që do të ketë pasoja të tmerrshme përtej Sirisë”, duke i kërkuar zotit Trump që ta rishqyrtonte atë. “Na duhet të presim të shohim nëse pikëpamjet e Marco Rubios mund të kenë ndryshuar për t’iu përshtatur më shumë atyre të Trump-it apo anasjelltas. Por cilido që mendon se zgjedhja e zotit Trump nënkupton se SHBA së shpejti do të tërhiqet nga Siria, duhet ta rivlerësojë këtë këndvështrim në dritën e emërimit të Rubios. Mendoj se kjo do të thotë që nuk do të tërhiqemi nga Siria”, thotë zoti Makovksy për Zërin e Amerikës.

Programi i avionëve F-35

Një faktor që i ndërlikoi marrëdhëniet SHBA-Turqi gjatë mandatit të parë të zotit Trump ishte blerja nga Turqia e sistemit të mbrojtjes nga raketat S-400 nga Rusia, gjë që e nxiti Uashingtonin ta përjashtonte Ankaranë nga një program i përbashkët për avionët luftarakë F-35.

“Programi i avionëve F-35 nuk mund të bashkëjetojë me një platformë ruse të mbledhjes së informacioneve të zbulimit që do të përdoret për të mësuar rreth aftësive të tij të avancuara”, tha një deklaratë Shtëpia e Bardhë në korrik 2019, duke shpjeguar vendimin e SHBA-së për ta përjashtuar Turqinë nga projekti.

Administrata e Presidentit të atëhershëm Trump sanksionoi Turqinë në dhjetor 2020. Turqia, e cila që atëherë ka kërkuar heqjen e sanksioneve i është rikthyer bisedimeve me zyrtarët amerikanë për një rikthim të mundshëm në programin e avionëve F-35. Analistët thonë se megjithëse sanksionet mund të hiqen gjatë mandatit të dytë të zotit Trump, çdo zgjidhje për çështjen e programit S-400 që nuk do të ishte e përhershme, nuk do të ishte teknikisht e pranueshme për ushtrinë amerikane. “Një zgjidhje e përhershme do të ishte tërheqja nga sistemet [S-400], që ato t’i shiten dikujt tjetër”, thotë ish-ambasadori Jeffrey.

Zoti Makovsky e konsideron të pamundur kthimin e Turqisë tek programi F-35 në të ardhmen e afërt. “Nëse ata heqin dorë plotësisht nga sistemi S-400, siç e kërkon ligji, mund të ketë një shans për kthimin tek F-35,” i tha ai Zërit të Amerikës. Por ai shton se kjo do të varet nga qëndrimet e krerëve të lartë të Komisioneve të Çështjeve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.

Etiketat e lidhura

ErdoganTrump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 17 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 18 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 20 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 21 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.