Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Rama hakmerret ndaj mediave kritike, e përjashton nga paketa e ndihmës. Reagon Unioni i Gazetarëve

Rama hakmerret ndaj mediave kritike, e përjashton nga paketa e ndihmës. Reagon Unioni i Gazetarëve

Editorial
E mërkurë, 18 Mars 2020 15:33
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Rama tha sot se do të marrë në konsideratë kërkesat e biznesit si dhe të oligarkëve. Bëri sikur i kritikoi oligarkët te news24, por lekët do t’jua jap atyre.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ata lekët duan dhe le të bëjë sikur sulmon kryeministri!

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Por kryeministri përjashtoi në mënyrë kategorike median e shkruar dhe atë audiovizive. Ndërkohë që mediat e shkruara janë mbyllur, televizionet po punojnë me kapacitete të reduktuara, kompanitë e reklamave kanë tërhequr reklamat, etj. Edhe media, ndonëse është pushtet i katërt, përsëri biznes mbetet. Edhe media paguan rrogat e punonjësve, sigurime shoqerore, taksa, tarifa, energji elektrike, taksa vendore, etj. Nëse donte kryeministri, administrata tatimore i verifikon për çdo media sa punonjës ka, me sa paga, sa sigurime shoqerore etj. Asnjë nuk mund të mashtrojë se janë listpagesat e çdo media.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nëse kryeministri i përmbahet fjalës së tij se mediat nuk do të kompensohen apo nuk do paguhen si bizneset e tjera, kur rrezikohen qindra gazetarë të shkurtohen nga puna sepse mediat do jenë prag falimentimi, ky është një akt i pastër jo ligjor. Hakmarrës si veprim, bile kriminal si vendim. Por kryeministri këtë veprim e ka bërë për të goditur mediat kritike, pasi pronarët e mediave që i sherbejnë atij, Rama u jep leje ndërtimi, koncensione, tenderime,etj. Për të treguar se nuk iu jap asnjë medie, ai godet me këtë rast mediat që nuk i ka nën kontroll. Sepse po t’ia kërkonin mediat e oligarkëve apo ata që i sherbejnë, kryeministri do të vendoste ndihmën edhe për mediat. Por ata e marrin “racionin” cash! Ndaj Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, dënon aktin e kryeministrit Edi Rama për të përjashtuar nga ndihma ndaj bizneseve të mediave shqiptare.

Përmes një deklarate për shtyp, kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (UGSH),  Aleksandër Çipa, thekson se nga vendimi i Qeverisë Shqiptare në kushtet e situatës së pazakontë të shkaktuar nga pandemia, Mediat dhe gazetarët nuk mund të përjashtohen nga ndihma zoti Kryeministër: ky është diskriminim.

Deklarata

Deklaratë e kryetarit të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (UGSH), gazetarit Aleksandër Çipa, ndaj vendimit të Qeverisë Shqiptare në kushtet e situatës së pazakontë të shkaktuar nga pandemia

Mediat dhe gazetarët nuk mund të përjashtohen nga ndihma zoti Kryeministër: ky është diskriminim.

Qeveria e kryesuar nga kryeministri Edi Rama, në kuadër të masave për përballimin e pasojave dhe emergjencës së shkaktuar nga pandemia COVID-19, ka vendosur që të paguajë të gjjthë punonjësit e bizneseve të mbyllur. Në këto kategori nuk është përfshirë sektori i medias. Mediat në vendin tonë, të regjistruara dhe taksapaguese si entitetet e tjera të biznesit, shërbejnë si burim të ardhurash mujore për mijëra të punësuar dhe, përtej ankesave të ritheksuara të UGSH, garantojnë sigurimet mujore të gazetarëve. Ky përjashtim për mediat dhe, rrjedhimisht, për gazetarët dhe punonjësit e thjeshtë bëhet pikërisht në një moment kur paraqitet një rrezik i theksuar falimentimi.

Media shqiptare është sot në gjendje kolapsi, pasi të gjjtha kompanitë reklamuese janë tërhequr. Asnjë biznes nuk bën reklamë në këtë kohë krize. Përjashtimi i mediave nga vendimi i qeverisë dhe indiferenca ndaj gazetarëve të punësuar në këtë sektor përbëjnë akt të pastër ndëshkues dhe penalizues për bukën dhe jetesën e gazetarëve dhe familjeve të tyre. Duhet ta themi se aktualisht, për shkak të kësaj krize, të gjitha televizionet dhe mediat audiovizive në përgjithësi, kanë reduktuar stafet, disa prej tyre edhe në masën 70%, pasi nuk kanë fuqi paguese.

Përjashtimi selektiv i entiteteve mediatike rrezikon të shndërrohet në një vullnet të pashprehur për të parë falimentimin dhe mbylljen e tyre. Mediat dhe fjala e lirë, pluralizmi dhe spektri informativ janë arma e vetme kundër territ informativ që paraqitet si një kërcënim konkret në ditët e luftës me pandeminë COVID-19.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh shqetësimin se nëse kjo situatë zgjat deri në fund të muajit prill, mediat, sidomos radio-televizionet, rrezikojnë të fikin sinjalin televiziv. Të njëjtin problem e kanë edhe mediat online, ku në një treg ende të parregulluar, nuk kanë asnjë burim financiar, përtej reklamuesve që po tërhiqen. Përjashtimi i mediave dhe gazetarëve nga vendimi i qeverisë është një dënim me varfëri dhe uri për gazetarët shqiptarë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë fton të gjitha mediat, gazetarët dhe shoqatave aktive në mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve dhe të lirisë së shtypit të bashkohen në reagim dhe denoncim tê përbashkët kundër këtij vendimi diskriminues të qeverisë shqiptare.

Aleksandër Çipa

Kryetar, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Tiranë më 18.03.2020

Etiketat e lidhura

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.