Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vasili: Mbyllja e syve do të bëjë që duartrokitjet për drejtësinë e re të kthehen në shuplaka

Politikë E enjte, 7 Janar 2021 14:40
Vasili: Mbyllja e syve do të bëjë që duartrokitjet për drejtësinë e re të kthehen në shuplaka
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili teksa reaguar lidhur çeshtjet e arbitrazheve te humbura nga qeveria “Rama” deklaron se llogaritë e Shqipërisë po bllokohen nga EUROPOL-i në Austri e gjetkë në të gjitha anët, faktet buçasin. “Çfarë prek ky SPAK-u i famshëm kur faktet ulërasin?”, ishte pyetja e Vasilit.

Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili

Të nderuar qytetare dhe qytetarë!

Të gjithë ju keni pritur me padurim që e ashtuquajtura drejtësi e re, të ishte një dorë e fortë, një goditëse shumë e fortë dhe e pamëshirshme në zbatim të ligjit ndaj gjithë veprave më të rënda penale, korrupsionit dhe gjithçka që shfaqet në shoqërinë shqiptare dhe që ka shkaktar dhe fajtor qeverinë, duke dëgjuar duartrokitje të shumta për të ashtuquajturën drejtësinë e re nga qeveria, por edhe nga mjaft diplomatë të huaj lidhur me të.

Por sot jemi përpara disa fakteve të tmerrshme, fakteve që ulërijnë e për të cilat drejtësia e re nuk lëviz gishtin para pak ditësh është denoncuar një aferë e tmerrshme, ku paratë e qeverisë trajtohen si para xhepi të saj dhe ku qeveria nuk sillet si administratore, por si grabitqare. Ku ajo merr paratë nga një projekt i caktuar, i kalon si i do qejfi nga një krah tjetër, merr kredi dhe hua, pavarësisht se është një Shqipëri me probleme shumë të rënda pas tërmetit dhe pas pandemisë dhe qetësisht i kalon nga një rrugë te tjetra. Ja heq popullit të Selenicës, i çon në Vlorë dhe sillet me to sikur të jenë paratë e xhepit. Shkel ligj dhe Kushtetutë ditën për diell. Të denoncuara këto qartësisht nga Presidenti i Republikës, e kushdo shqiptar priste që përgjegjësit e këtyre shkeljeve të tmerrshme të ligjit, të ishin para drejtësisë. Asgjë nuk ka ndodhur. Nuk lëviz as gishtin SPAK, ndërkohë që këto fakte i dinë të gjithë shqiptarët.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pak kohë më parë, 140 milion në total humbiste Shqipëria në arbitrazh me një biznesmen italian, me biznesmenin Becheti. Sot me 45 milion dollarë të tjerë dënohet sërish Shqipëria. Këto miliona dollarë, që do të dinin e tepronin për të trajtuar me paketa ndihme për pandeminë bizneset, për të blerë vaksina, për të blerë testime, për të blerë të gjitha mjetet mbrojtëse që mjekët të mos vdesin, venë dëm, ndërkohë që përgjegjësve nuk u hyn gjemb në këmbë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë të nderuar qytetarë duhet të dini që llogaritë e Shqipërisë po bllokohen jashtë vendit. Euro Control ka bllokuar llogaritë e Shqipërisë që financon agjencinë e kontrollit ajror të Shqipërisë. Fajtor për këtë janë nga kryeministri, i cili përmendet qartësisht në vendimin e arbitrazhit e deri më poshtë me dhjetëra ministra e zyrtarë të tjerë. Asnjë fajtor nuk është përpara drejtësisë, as edhe një i vetëm. Ndërkohë vazhdojnë e pasojnë të tjera.  Arbitrazhet, ky pazar i ri i qeverisë, pra humbje me dëshirë që t’u japë para nga ato paratë e shqiptarëve dhe të përfitojë diçka vetë, sepse këta kanë parimin që të përfitojnë, të bëjnë dëmin, të ikin dhe këtë dëm, këtë hall ta paguajnë shqiptarët nga i pari deri tek i fundit. Sepse paratë e shqiptarëve shpenzohen, por ama asnjë të paditur, asnjë fajtor nuk ka.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 16 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 19 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 19 orësh

Çfarë prek ky SPAK-u i famshëm kur faktet ulërasin? Llogaritë e Shqipërisë po bllokohen nga EUROPOL-i në Austri e gjetkë në të gjitha anët, faktet buçasin. Boll SPAK u more me korrupsionin 20-30 mijë lekësh. Boll mbylle edhe përpara krimit zgjedhor, ku e hodhe si top ping-pongu dosjen 184 për të mos mbajtur qëndrim ndaj kryeministrit, ministrave, deputetëve, drejtorëve e të gjithëve me radhë. Janë njëra vepër më e madhe sesa tjetra.  E të mos hetosh, mos paditësh, mos dënosh ata që grabisin miliarda nga paratë e popullit dhe i trajtojnë ata si miliardat e xhepit të tyre, do të thotë që edhe këto organe drejtësie kthehen dhe vendosen kundër popullit, sillen armiqësisht kundër tij. Sepse populli i paguan nga xhepat e tij, sepse nuk i paguan qeveria, por vetë populli, që të mbrojnë ligjin dhe të drejtën.

Mos pasja e asnjë zyrtari, asnjë ministri dhe as të vetë kryeministrit përpara drejtësisë është provë e një drejtësie e cila funksionon për të mbyllur korrupsionin, për të mbajtur gjallë pandëshkueshmërinë, për të krijuar dekurajim para shqiptarëve, për të lënë të kuptojë që një shqiptar që demonstron mund të dëmtohet rëndë, kurse një tufë maskarenjsh që vjedhin qindra milionë euro, e ku faktet janë para syve tuaj, këtyre nuk u hyn gjemb në këmbë.

Prokuroria speciale duhet të konsiderojë me shumë urgjencë pozicionin e saj për të mos u futur në një konflikt pa kthim me popullin, të cilit duhet ti shërbejë.
Çdo minutë kohë ë humbur përpara këtyre fakteve që buçasin është një faj shumë i rëndë, jo vetëm moral, por edhe shumë i rëndë penal. Dhe çdo duartrokitje për këtë drejtësi do të detyrohet tu kthehet në shuplaka të forta në fytyrën e saj.

Etiketat e lidhura

Petrit Vasili
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 9 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 45 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 46 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.