Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 09:03 Shpërthim në Ngushticën e Hormuzit: cisterna me LNG godet minë detare, dhjetëra anije të sulmuara në nëntor Marina e Gardës Revolucionare të Iranit njofton se një cisternë që transportonte LNG goditi një minë detare dhe shpërtheu në Ngushticën e Hormuzit. Të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vasili: Pandemia në kulmin e saj pasi qeveria fshehu të vërtetën, Rama bën fajtor popullin dhe lan duart

Politikë E hënë, 8 Shkurt 2021 13:26
Vasili: Pandemia në kulmin e saj pasi qeveria fshehu të vërtetën, Rama bën fajtor popullin dhe lan duart
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjuha e përdorur nga kryeministri Edi Rama sot gjatë konferencës për situatën e pandemisë së Covid-19 në vendin tonë, për nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili është larje e duarve nga përgjegjësia, dhe duke bërë fajtor popullin. Përmes një deklarate nga selia e LSI-së, Vasili tha se ”Edi Rama ka kryer faje shumë të rënda, penale në menaxhimin e kësaj pandemie. Kryeministra të tjerë nëpër Europë janë nën hetim, nën kushtet e një menaxhimi që është lule në krahasim me këtë që bën Edi Rama. Edi Rama është përgjegjës për komunikime dhe deklarime të drejtpërdrejta në dëm të shëndetit dhe jetës së njerëzve. Ka zero impenjim shtetëror. Ka zero mbështetje të qytetarëve në banesë. Ka zero seriozitet, ka zero impenjim shtetëror, ka zero mbështetje të qytetarëve në banesë, ka zero seriozitet, ka vetëm një strategji. Të dënojnë pafundësisht me gjoba e me masa kufizuese ndërkohë që këto masa e gjoba kanë dhënë një rezultat zero. Pa testim, gjurmim, trajtim ashtu siç duhet mjekësor me tërë parametrat e vetë”.

Deklarata e plotë

Sot Edi Rama u shfaq, pas ditë të tëra të munguara, ndërkohë që vendi është nën thundrën e pandemisë për të larë duart si Ponc Pilati. Sot Edi Rama në vend të fliste e të merrte përgjegjësitë që i takojnë, nga e para deri tek e fundit, si kryeministri i vendit, për përballimin e një pandemie, që është në kulmin e saj, me shifra që shkojnë mbi 1100 raste zyrtare, por shumë herë më tepër se kaq në realitet, doli e tha që, dy janë fajtorët: populli dhe masat që duhen shtrënguar edhe më shumë se kaq.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shqiptarët e njohin më së miri sjelljen e tij të papërgjegjshme dhe përdorimin e poshtër politik, që i ka bërë kësaj ngjarjeje kaq të rëndë shëndetësore për shqiptarët. Asnjë nga shqiptarët nuk ka harruar dhe nuk do të harrojë që, që në 2 maj, Edi Rama deklaronte: “Shqipëria më e mira. Cudi e madhe, – thoshte, – pa strategji, pa teste, pa mjekësi dhe ja, hapni sytë e shikoni!” E më 2 qershorin që lamë pas, muaj më parë thoshte: “Doni apo s’doni ju, ky është një sukses i madh fare i shtetit shqiptar, i shëndetësisë shqiptare dhe i popullit shqiptar”. Këto ishin deklaratat e Edi Ramës lidhur me përfundimin e pandemisë sipas tij. Por e kundërta ka ndodhur, ajo që e kemi paralajmëruar pa u lodhur, ka ndodhur. Ky deklaronte në mënyrë të tillë, duke fshehur të vërteta të mëdha.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shqipëria sot po paguan fshehjen e së vërtetës nga Edi Rama që në fillimet e pandemisë. Me të vetmen ‘strategji’ që ka pasur Edi Rama në mendjen e tij, i mbështetur edhe nga të ashtuquajtur ‘struktura ekspertësh’, ka qenë të fshihte të vërtetën, sepse e vërteta do të tregonte se cila ishte gjendja reale në popullatë. Po do kërkonte edhe masa më të mëdha, do të kërkonte mobilizime fondesh të mëdha. Dhe Edi Rama nuk donte të shpenzonte asnjë lek, pasi lekët do të shkonin nëpër koncesione, në inceneratorë e në të tjera, e në të tjera. Dhe fshehu të vërtetën, e mbajti Shqipërinë gjoja me vetëm 28 raste maksimumi në ditë infektimesh dhe e solli situatën tani kur kemi 50 herë më shumë. Shqipëria, ndryshe nga gjithë vendet e tjera të Evropës dhe rajonit tonë, të cilët patën një valë shumë të madhe në fillimin e pandemisë, Shqipëria nuk pati, ju e kujtoni që Shqipëria nuk kishte kurbë dhe sot po kanë shfaqje gjithsesi më të ulëta, më të kufizuara, me një tendencë të rëndësishme për të shkuar gradualisht drejt shuarjes. Ndërsa Shqipëria ka një kurbë eksponenciale të pandalshme.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 17 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 20 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 20 orësh

Edi Rama sot duhet të ishte para shqiptarëve e tu shpjegonte qartë dhe saktë. Pyetjeve që gjithë shqiptarët i bëjnë duhet tu kthente një përgjigje të qartë e të prerë, në rast se ishte kryeministri i vendit, ndonëse Shqipëria nuk ka kryeministër. Dhe duhet t’u kthente përgjigje: Sa mjekë dhe infermierë janë të okupuar me shërbimet e mijëra personave të infektuar në banesë? Sa është numri i tyre që shërben dhe ne nuk kemi nevojë për përgjigje të tjera? Pyetja tjetër ishte: Sa qindra e mijëra të sëmurë janë ata që realisht u rimbursohen barnat dhe shërbimet? Sepse duhet ta dinë të gjithë, shqiptarët e dinë, por duhet ta dinë edhe ata shqiptarë, të cilët akoma nuk kanë pasur kontakt drejtpërdrejt në familjet e tyre me pandeminë, që çdo shqiptari i kushton minimumi 100 mijë lek të vjetra në ditë barnat dhe shërbimet e tjera mjekësore, qoftë injeksionet e bëra në banesë, qoftë përdorimi i oksigjenit në banesë, e të tjera.

Ndërkohë që nuk ka asnjë përgjigje për to. E vetmja përgjigje, siç e keni parë, kanë qenë vetëm lajthitjet e qëllimshme të kryeministrit, që në fillim u bënte thirrje qytetarëve shqiptar të mos përdornin maskat, që jo vetëm nuk ndihmonin por ishin të dëmshme dhe ishte dhe gati tu jepte maska të skaduara 12 vjeçare. Ne nuk kemi harruar atë që ka bërë Edi Rama. E dyta, për testet thoshte me gojën plot, flasin për teste e çmendën miletin, Shqipëria bën më pak teste. Pra kërkesa për të bërë teste, për të njohur të vërtetën, për të diagnostifikuar të sëmurët ishte një çmendje e miletit dhe arriti deri aty të thoshte se “ai që ka mendime që nxitja për teste është e lidhur me interesat financiare te lobeve të industrisë farmaceutike. Pra ishin të interesuar që të shiteshin teste sa më shumë.

Edi Rama ka kryer faje shumë të rënda, penale në menaxhimin e kësaj pandemie. Kryeministra të tjerë nëpër Europë janë nën hetim, nën kushtet e një menaxhimi që është lule në krahasim me këtë që bën Edi Rama. Edi Rama është përgjegjës për komunikime dhe deklarime të drejtpërdrejta në dëm të shëndetit dhe jetës së njerëzve. Dhe këto deklarime kanë sjellë këtë situatë pandemie ku qartazi situata është tërësisht jashtë kontrollit, ka zero strategji. Ka zero impenjim shtetëror. Ka zero mbështetje të qytetarëve në banesë. Ka zero seriozitet, ka zero impenjim shtetëror, ka zero mbështetje të qytetarëve në banesë, ka zero seriozitet, ka vetëm një strategji. Të dënojnë pafundësisht me gjoba e me masa kufizuese ndërkohë që këto masa e gjoba kanë dhënë një rezultat zero. Pa testim, gjurmim, trajtim ashtu siç duhet mjekësor me tërë parametrat e vetë.

Pa dezinfektime të gjëra, pa realizimit real të kufizimit të kontaktit. Dhe pa kombinuar të gjitha këto elemente ku mbështetja financiare dhe shërbimi në banesë do ishin kryesorja, kufizimet dhe gjobat e policisë janë një turp më shumë, janë një fatkeqësi më shumë, e janë një mundësi negative, që pandemia të përparojë pa u ndaluar sikurse ka përparuar deri tani duke arritur në shifra të frikshme. Sot Edi Rama u pohoi shqiptarëve që nuk është kryeministri i tyre, por është njëri që u ka kthyer krahët, që i ka tradhtuar ata dhe çdo gjë e keqe bie në kurrizin e tyre, çdo përgjegjësi e tij ia hedh shqiptarëve. Ndërkohë që ka vetëm një përgjegjës, ka vetëm një fajtor dhe ky është kryeministri i vendit. I kam bërë thirrje nga kjo foltore, SPAK-ut shumë herë. Dhe këto deklarime i ripërsërita sot sërish. Që të fillojë urgjentisht hetimin sepse ky hetim, se paku do kufizonte dëmin. Sepse ky dëm po vazhdon të përshkallëzohet.

Shqiptarët nuk i kanë taksirat Edi Ramës që krahas përrallave që tregon dhe turizmit të tij politiko elektoral, të vuajnë infektimet dhe humbjet e jetëve. Shqiptarët nuk e meritojnë atë. Shqiptarët nuk meritojnë të jenë pa kryeministër. Shqiptarët meritojnë një zgjidhje të re. Dhe përfundimisht ata janë të bindur që nuk kanë kryeministër. Por kanë një bindje të fortë, një vendim të fortë, të cilin më 25 prill do ta formësojnë duke larguar këtë hiç kryeministër, këtë të paaftë kryeministër, këtë të pazotin, por njëkohësisht do të largojnë dhe një kryeministër të lig, që luan politikisht dhe me fatkeqësinë jetën dhe shëndetin e tyre.

Etiketat e lidhura

Covid-19edi ramapandemiaPetrit Vasili
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpërthim në Ngushticën e Hormuzit: cisterna me LNG godet minë detare, dhjetëra anije të sulmuara në nëntor
Para 2 minutash

Shpërthim në Ngushticën e Hormuzit: cisterna me LNG godet minë detare, dhjetëra anije të sulmuara në n...

Arabia Saudite kërkon nga BE-ja ta shpallë Huthët organizatë terroriste, Brukseli heziton
Para 4 minutash

Arabia Saudite kërkon nga BE-ja ta shpallë Huthët organizatë terroriste, Brukseli heziton

Devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH nis sot punimet
Para 4 minutash

Devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH nis sot punimet

Maran i kënaqur: Kjo është Shqipëria që dua, fokusi te Bjellorusia
Para 7 minutash

Maran i kënaqur: Kjo është Shqipëria që dua, fokusi te Bjellorusia

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 10 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.