Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vasili publikon shifrat: Numri i vdekjeve është rritur me 30 %, Rama mashtroi vaksinat

Politikë E premte, 22 Janar 2021 14:20
Vasili publikon shifrat: Numri i vdekjeve është rritur me 30 %, Rama mashtroi vaksinat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili shprehet se  shifrat e vdekjeve në Shqipëri në vitin 2020 janë rritur me rreth 6 mijë vdekje më shumë nga mesatarja e disa viteve me radhë.

Duke e krahasuar që nga viti 2012 e këtej, Vasili theksoi se mesatarja e vdekjeve në Shqipëri ka qenë 22 mijë vdekje në vit, ndërkohë që këtë vit kemi 28 mijë vdekje, një rritje thuajse 30 për qind.

Nisur nga këto të dhëna, nënkryetari i LSI-së deklaroi se kjo rritje sigurisht është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me pandeminë nga Covid-19, por nga ana tjetër kryeministri Edi Rama mashtroi shqiptarët lidhur me vaksinat kur deklaroi se 10 mijë dozat e para do të mbërrinin në Shqipëri brenda javës së tretë të janarit.

Deklarata e Vasilit

Të nderuar qytetare dhe qytetarë,

Shifrat e vdekjeve në Shqipëri në vitin 2020 janë rritur me rreth 6 mijë vdekje më shumë nga mesatarja e disa viteve me radhë. Duke e krahasuar që nga viti 2012 e këtej, mesatarja e vdekjeve në Shqipëri ka qenë 22 mijë vdekje në vit, ndërkohë që këtë vit kemi 28 mijë vdekje, një rritje thuajse 30 për qind.

Kjo rritje sigurisht është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me pandeminë nga Covid-19, një fakt që është vërtetuar në mjaft vende evropiane të Bashkimit Evropian dhe jo vetëm, por problemi kritik qëndron se Shqipëria, nga pikëpamja zyrtare, qeveria e Shqipërisë, ka raportuar rreth 1200 vdekje në krahasim me 6 mijë vdekje që kanë ndodhur e që lidhen në mënyrë të padiskutueshme me pandeminë. Pra, kemi shumë të qartë një situatë ku shifrat e vdekjeve fshihen dhe e vërteta fshihet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kohë më parë, në dhjetor të vitit që lamë pas, opozita bëri publike që shifrat nuk raportoheshin me korrektesë dhe pikërisht pas këtij denoncimi, edhe vetë shifrat zyrtare u rritën me 200 për qind, por realiteti na tregon se këto shifra janë mjaft më të larta se sa kaq. Pothuajse 6 herë më të larta. Kujt i intereson kjo fshehje e së vërtetës? Kjo i intereson vetëm qeverisë së propagandës që ka zaptuar zyrat e shtetit shqiptar, sepse të mos raportosh shifra të tilla, do të thotë mijëra njerëz që vdesin, pa kujdesin shëndetësor të duhur, familjarët e tyre që nuk njohin shkakun që është Covid-i e që mund të infektohen dhe tua transmetojnë infeksionin të tjerëve, e për pasojë të ketë humbje vdekjesh të tjera.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pra, është një zinxhir c ‘njerëzor pasi në vend që e vërteta të ndihmojë në përballimin e pandemisë, zgjidhet nga qeveria ta fshehë të vërtetën dhe ti lërë gjërat në dorë dhe në mëshirë të fatit. Por, në këtë rast, lënia në mëshirë të fatit do të thotë dëmtim i shëndetit dhe humbje e jetës së njerëzve.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 16 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 19 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 19 orësh

Është fare e qartë që këto diferenca janë vërejtur edhe më parë dhe vetë raportimet që bëjnë bashkitë janë të ndryshme nga ato të qeverisë. Pak javë më parë Bashkia e Tiranës raportonte 119 të vdekur më shumë nga shifrat që raportonte për Tiranën Ministria e Shëndetësisë.  Po e njëjtë gjë ndodhte me qytetin e Beratit, ku raportoheshin më shumë vdekje nga bashkia në raport me shifrat e qeverisë. Po e njëjta ndodhte edhe në Shkodër. Pra, është shumë e qartë që qeveria ka zgjedhur të fshehë të vërtetën e të mos përballet me realitetin.

Ashtu sikurse bëri edhe me vaksinën ku e keni dëgjuar Kryeministrin, i cili tha që mbi 10 mijë vaksina të tjera do të fillonin të vinin në fillim të javës së tretë, pra që në datën 14-15 janar, e sot jemi 22 janar e asgjë nuk ndodh.

Po kështu keni dëgjuar mashtrimet e përditshme që ndodhin me testimet, të cilët lëvizin nga 3500 në një ditë më parë, në 1400 në një ditë më pas, rriten në 2500 një ditë më pas, vetëm e vetëm për të luajtur me lojën e shifrave, që gjoja ulen, por çuditërisht rriten, e të tjera e të tjera lojëra, njëra më e fëlliqur propagandistike, ndërkohë që pandemia është një problem kritik, shumë i rëndë nga pikëpamja shëndetësore, por edhe nga pikëpamja e përballimit të tyre nga familjet, të cilat mundësitë ekonomike i kanë shumë të varfra.

Të nderuar qytetare dhe qytetarë,

Qeveria është e sinqertë e thotë shifra të vërteta vetëm kur raporton mbi 40 mijë gjoba, me të cilat masakrohen qytetarët edhe bizneset. Këtu po është e vërtetë, është e pamëshirshme, është e pandjeshme, ndërsa për të raportuar të vërtetën e vdekjeve, që e përsëris, janë 6 mijë më shumë se sa mesatarja e gjithë këtyre viteve, këtu qeveria hesht, bën propagandë, gënjen, shpall Shqipërinë si vendi me më pak vdekje nga të gjithë në Ballkan, duke u bazuar vetëm e vetëm mbi të pavërteta të mëdha dhe mbi gënjeshtra sistematike.

Kjo kohë duhet të marrë fund. Shqiptarët nuk kanë nevojë për një qeveria që i gënjen e i mashtron edhe për një hall kaq madhor, kritik siç është pandemia. Kanë nevojë për një qeveri që thotë të vërtetën dhe u qëndron pranë atyre. E këtë gjë mund ta zgjidhin vetëm e vetëm më 25 prill ku është mundësia e madhe për tu çliruar nga këto gënjeshtarë dhe njerëz dis-humanë.

Etiketat e lidhura

Petrit Vasili
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 10 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 46 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 47 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.