Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vasili: Shqiptarët nuk dinë se kur do vaksinohen, qeveria të flasë konkretisht dhe të lërë demagogjitë!

Politikë E premte, 18 Dhjetor 2020 14:41
Vasili: Shqiptarët nuk dinë se kur do vaksinohen, qeveria të flasë konkretisht dhe të lërë demagogjitë!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i kërkon qeverisë shqiptare që të flasë konkretisht se kur do të nisë vaksinimi masiv i popullsisë me vaksinën anti-Covid.

Në një deklaratë për mediat nga foltorja e selisë së LSI-së, Vasil, e ftoi qeverinë “Rama” që të heqë dorë nga demagogjitë pasi shqiptarët nuk dinë se kur do vaksinohen.

Deklarata e plotë e Vasilit

Të nderuar qytetarë.

Pandemia ndodhet në një zhvillim të plotë, por edhe shumë serioz të saj. Absolutisht momenti më delikat për daljen nga ky moment shumë i vështirë, nga e gjitha shkencore, është përcaktuar aksioni shumë i madh i vaksinimit të popullatës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar që më 27 dhjetor, më në fund, të gjitha vendet evropiane fillojnë vaksinimin. Sigurisht shqiptarët janë evropianë si gjithë evropianët e tjera dhe Shqipëria formalisht është edhe një vend kandidat për në Bashkimin Evropian.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sot, në këtë moment shumë delikat, ka disa pyetje shumë të rëndësishme që sigurisht që lidhen vetëm me qeverinë e Shqipërisë dhe me Ministrinë e saj të Shëndetësisë si pjesë e qeverisjes, përgjigjet e të cilave shqiptarët i presin me padurim.

Së pari, shqiptarët duan të dinë kur fillon vaksinimi i qytetarëve shqiptarë? Sot nuk ka asnjë datë, as të afërt e as të largët lidhur me këtë çështje dhe për muaj të tërë në horizont nuk ka asnjë indikacion apo shpresë që ky vaksinim të fillojë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sigurisht që dihet edhe nga ato informacione të pakta që qeveria jep që është negociuar me COVAX-in, një mekanizëm përkatës i lidhur me OBSH-në për të vaksinuar 20 për qind të popullatës.

Pyetja e madhe që bëjnë tërë shqiptarët është: Po pjesa e mbetur e popullsisë?  Sepse ky është një vaksinim i tërë popullatës së një vendi. Po mbi 75 për qind të tjerë si dhe kur vaksinohen?

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 16 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 19 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 19 orësh

Pandemia nuk zgjedh. Ajo ka goditur fort personelin shëndetësor, ka goditur moshat e avancuara por edhe mjaft mosha të reja. Pra, është një pyetje shumë e rëndësishme. Pjesa tjetër si vaksinohet, kur vaksinohet dhe me se vaksinohet.

Dimë që praktikisht janë të infektuar 51 mijë raste që përbëjnë 1.7 për qind të popullatës, ndaj edhe vaksinimi i gjithë pjesës tjetër është një imperativë.

Gjithashtu është kritike për të ditur këto data se kur fillon ky vaksinim për daljen nga kjo situatë kritike, sepse e dimë që mesatarja ka qenë për ditë e javë të tëra jo më pak se nga 700 e ca raste në ditë. Pra, po marrin nivelin më të ulët të rasteve, pra do të thotë që kemi çdo muaj ta paktën 21 mijë të infektuar të rinj, përfshirë edhe disa qindra që humbasin jetën.

Kjo kërkon një strategji tërësisht të re dhe të rikonceptuar. Histori me përralla të tipit: Kemi skenarin numër 1 e numër 2 e numër 3 e numër 4 dhe lajthitjet e përditshme të Edi Ramës, janë një demagogji që s’kanë lidhje me pandeminë. Pandemia kërkon planifikime, data dhe plane të qarta.

E meqë bëhet fjalë për vaksinimin, kurdo që të ndodhë, Shqipëria është një vend i varfër, me resurse jo të mëdha. Pra që sot fillon përgatitjet për t’i dalë përpara një aksioni kombëtar vaksinimi, që për dimensionin e tij është ndoshta më i madhi që mund të jetë përballuar një historinë e sistemit vaksinimit shqiptar. Pra kërkon mobilizime të jashtëzakonshme fuqish dhe logjistike.

Ka disa pyetje: Zinxhiri ftohës kyç, që ta kuptojnë shqiptarët, atje ku do të mbahet vaksina, atje ku do të transportohet që do të shkojë deri tek qytetari që do të vaksinohet, cila është gjendja e këtij zinxhiri? Kjo vaksinë kërkon kushte të veçanta në ruajtjen e saj. Sa janë paratë e vendosura dhe cila është sasia e bazës frigoriferike, që do të vihet në dispozicion? Duhet bërë e njohur publikut.

Së dyti, sa është numri i vaksinuesve? Personeli që do të merret? Si është i shpërndarë sipas rretheve dhe në ç’fazë ndodhet përgatitja e tyre?

Mjetet e transportit në dispozicion të zinxhirit të vaksinimit sigurisht nuk mund të mjaftojnë sepse ky aksion është sigurisht shumë herë më i madh nga aksioni i zakonshëm i vaksinimit rutinë. Sa janë ato? Sa janë prokuruar? Sa para janë vendosur në dispozicion të kësaj gjëje për të pasur të plotë të gjithë mënyrën se si ky vaksinim, nga A-ja te Zh-ja, përfundon.

Cili është plani për të zgjeruar kapacitetet laboratorike? Duhet ta kenë të qartë që një numër shumë i lartë njerëzisht të vaksinuar, kërkon verifikim imunologjik tyren, por edhe verifikimi i problemeve, problematikave apo elemente të tjera të karakterit simptomatik apo elementë të tjera të karakterit simptomatik dhe mjekësor që shoqërojnë vaksinimin. Cili është plani dhe ç’para janë vendosur për ta  përballuar këtë aksion, i cili nuk është i shkëputur, pra i ka të gjithë elementët brenda.

Gjithashtu, cili është moduli i veçantë me të cilin po trajnohet edhe mjeku i familjes, në funksion të këtij aksioni kombëtar vaksinimi? Nuk mund të përgatiten të nesërmen e ardhjes së vaksinës, të gjitha këto gjëra krijohen përpara.

Cila është marrëdhënia me Evropën për të negociuar një dokument të përbashkët vaksinimi, pra thënë më thjeshtë, një shqiptar që vaksinohet, pra i mbrojtur tashmë, të ketë mundësi të lëvizë nëpër Europë i qetë pa pasur probleme. Sepse ka dhe këta komponentë shumë të rëndësishëm siç është kjo çështje. Të dalësh nga pandemia do të thotë të kthehesh në një jetë normale, ku qarkullimi i njerëzve është minimumi i normalitetit.

Programi COVAX, është vendi për të dhënë disa konsiderata, është një mekanizëm që Shqipëria bën pjesë, është një mekanizëm që asiston në 91 vende, për të pasur informacion shqiptarët më shumë se ajo që jep qeveria. Covax ka negociuar dhe ka bërë kontrata jo detyruese, me Astra Zeneca-n, Novartisin, Sanof-in, 3 kompani të mëdha farmaceutike, të cilat nuk kanë ende vaksinë dhe nuk ka përfunduar prodhimin, negocimin dhe njohjen e tyre.

Covax nuk ka asnjë marrëveshje as me Pfizer, as me Modernan, që janë dy kompani të cilat kanë prodhuar dhe nëpërmjet të cilave po fillon vaksinimi. Dhe kjo çështje e bën evidente që Covax ka kufizimet e veta në kohë, në fonde, dihet që nuk ka të gjitha fondet në dispozicion që do t’i duheshin për këtë sipërmarrje të madhe dhe patjetër që Shqipëria duhet të gjejë burime alternative. Ne nuk dëgjuam asgjë nga shikimi sy më sy që Kryeministri bëri në Neë York ditë të tëra.

Prisnim që nga këto deklarata shumë pompoze që frynë opinionin publik të vinte me një premtim, me një marrëveshje paraprake apo një dakordësi për këtë gjë. Ne nuk prisnim që Kryeministri të shkonte të blinte penela nëpër dyqanet e Neë York-ut.

Ky aksion është shumë delikat, pasi duhet ta dimë që përditë kemi qindra raste të reja që infektohen, ku pjesa dërrmuese trajtohen në banesë, e ku e gjithë skema e rimbursimit të tyre duhet të jetë shumë herë më e shpejtë dhe automatike, pasi mijëra shqiptarë shpenzojnë para pafund, të cilat nuk i rimbursohen, por po u shkatërrojnë buxhetet familjare, po i fusin në borxhe dhe po i përballin me një deiluzion dhe depresion po aq të fortë sa kalimi i vetë Covidit.

Është koha për të marrë në dorë situatën, për të qenë transparent me publikun, për të lënë demagogjitë, jemi ngopur me demagogji.  Pandemia nuk kërkon demagogji, kërkon gjëra të qarta, konkrete e plane, të cilat publiku i sheh. E duke i parë rrit besimin, bëhet më bashkëpunues. Teoria që t’i hedhim fajin qytetarëve dhe t’i ngopim ata me propagandë pafund, me shoë pafund, nuk ka lidhje gjëkundi me një trajtim profesional, shkencor dhe të suksesshëm të pandemisë.

Koha e llafeve ka mbaruar, koha e aksionit konkret duhet të ishte ardhur me kohë, por më mirë vonë se kurrë, duhet të vijë. Pyetjet që unë shtrova publikisht, kërkojnë detyrimisht një përgjigje, sepse nuk është përgjigje për LSI-në, por është përgjigje për të gjithë shqiptarët, të cilët duan të dinë se kur vaksinohen, si vaksinohen, si përgatitet sistemi dhe sa para janë vendosur konkretisht për të kuptuar që këto impenjime që qeveria merr janë serioze. Kësaj gjëje qeveria nuk mund t’i shmanget dot. Në rast se do të ketë nevojë të bëjë demagogjinë e radhës, asnjë njeri nuk ka kohë për të shpenzuar për të, por vetëm se do të konkludojnë se kanë një qeveri gënjeshtare dhe që nuk u përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ju faleminderit të gjithëve!

Etiketat e lidhura

Petrit Vasili
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 10 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 47 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 48 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.