Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vasili: Situata e Covid kritike, qeveria lë në mëshirë të fatit mijëra qytetarë!

Politikë E mërkurë, 3 Shkurt 2021 20:09
Vasili: Situata e Covid kritike, qeveria lë në mëshirë të fatit mijëra qytetarë!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrm Petrit Vasili akuzoi qeverinë “Rama” se ka lënë në mëshirë të fatit qytetarët të cilët po përballen çdo ditë me koronavirusin.

“Sot shënohet një ditë veçanërisht serioze dhe kritike, lidhur me situatën e Covidit në Shqipëri, ku janë verifikuar vetëm raste të diagnostikuar nga persona të cilët kanë shkuar dhe kanë bërë ekzaminimin, 1007 raste të reja. Ka edhe me mijëra raste të tjera anë e mbanë Shqipërisë, që janë nëpër banesat e tyre dhe të cilët po vuajnë sëmundjen pa ndihmë mjekësore, pa këshillim mjekësor, në improvizim të plotë, duke u përpjekur të mbijetojnë.

Sistemi shëndetësor dhe qeveria po sillen sikur është një situatë normale. Ju e keni parë që askush nuk flet më për këtë situatë kritike të mijëra e mijëra qytetarëve, e mijëra e mijëra familjarëve të tyre, të cilët janë të detyruar që t’u qëndrojnë pranë e t’ japin shërbim atyre. Qeveria dhe kryeministri tregojnë vetëm përralla, me trasta vaksinash, pasi janë praktikisht trasta, të ashtuquajtura sekrete. Disa përralla që nuk i hyjnë në punë njeriu, e që kanë të bëjnë me një grusht prej disa qindra njerëzish. Ndërkohë që në një ditë të vetme verifikohen zyrtarisht 1007 raste dhe mijëra të tjerë të pa verifikuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sigurisht që sistemi dhe strategjia kanë rënë, qartësisht kanë rënë. Kërkohet një qasje krejtësisht e re. Të gjitha masat e ndërmarra nuk kanë prodhuar rezultat. Shifrat flasin dhe e tregojnë këtë gjë. Nga të qëndruarit pasiv duke pritur e duke luajtur përditë me shifrat, kërkohet një strategji aktive, ku të gjithë mjekët e familjes, i gjithë sistemi, të interesohet për qytetarët. Çdo mjek familjeje ka qytetarët e tij që mbulon, e duhet të jetë proaktiv, duhet të komunikojë me ta për të kuptuar sesi është gjendja e secilit prej tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

I gjithë sistemi shëndetësor duhet të jetë në alert të vërtetë, si asnjëherë më parë në këto 11 muaj, pasi situata po rrëshqet në mënyrën më të rrezikshme të mundshme. Sigurisht asnjë nuk ka kohë të merret me përrallat e Kryeministrit, kur indeksi i pozitivitetit pra është rreth 27%. Disa herë më i lartë nga ato nivele të pranueshme që OBSH flet e ku të gjithë vendet e rajonit përqark i kanë të tilla pra shumë më të ulëta.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 16 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 19 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 19 orësh

Shqipëria ndodhet në një situatë vërtetë shumë të vështirë. Mijëra familjarë, praktikisht po rrënohet ekonomikisht pasi nuk ka asnjë mundësi ekonomike për të përballuar kostot e barnave dhe të shërbimeve, e për të cilat shteti nuk merr asgjë përsipër. Ky shtet i cili është shumë preciz dhe likuidon lek më lek koncesionet hajdute, deri në lekun e fundit nuk ka lekë për këta qytetarë dhe mijëra qytetarë po detyrohen as të mos kurohen dhe të jenë në mëshirë të zhvillimit të sëmundjes. Pra që sëmundja të bëjë ç’të dojë në mëshirë të fatit vetëm se nga ana ekonomike nuk e përballojnë dot problemin.

Të mos harrojmë që mijëra shqiptarë kanë humbur punën për shkak të Covidit, pasi qeveria nuk i mbështet aspak ata dhe sipërmarrjet ku ata punojnë, që ta shpëtonin punën sot janë dhe nën zgjedhën e një sëmundjeje, e cila kërkon kosto të larta për t’u trajtuar, për t’u shpëtuar jetën në fund të fundit. Dhe këta qytetarë praktikisht u tradhtuan për herë të dytë. U tradhtuan në momentin e pandemisë për të pasur punën, bukën e gojës tani po tradhtohen dhe për të pasur mbështetje për shërbimin shëndetësor, një e drejtë kjo kushtetuese se është e drejta për jetën.

Praktikisht qeveria duhet të ngrihet e tëra në këmbë, të marrë përgjegjësitë, të lërë turpet dhe karagjozllëqet propagandistike, të lërë krahët e zhveshur të kryeministrit që bën sikur bën vaksina e të ndihmojë mijëra shqiptarë, të cilët po dergjen nën peshën e sëmundjes dhe nën peshën e varfërisë. Koha për të vepruar, për të ndryshuar totalisht mënyrën e strategjisë së përballimit të gjithë sjelljes së sistemit shëndetësor të gjithë financimit që duhet është tani, nesër do të jetë shumë vonë sepse jetë njerëzish humbasin e plot të tjerë invalidizohen nga sëmundja e pakuruar dhe e pa trajtuar siçduhet. Në alert duhet të jenë të gjithë pasi boll kjo tradhti qeveritare ka zgjatur deri më sot. Koha nuk pret”, deklaroi Petrit Vasili.

Etiketat e lidhura

Petrit Vasili
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 9 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 45 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 46 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.