Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:34 Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua” Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për një nga momentet më të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vasili: Vuçiç kundër NATO-s dhe Kosovës, ç’hall i madh e shtrëngon Ramën të bëhet njësh me të?!

Politikë E premte, 27 Dhjetor 2019 13:29
Vasili: Vuçiç kundër NATO-s dhe Kosovës, ç’hall i madh e shtrëngon Ramën të bëhet njësh me të?!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Samiti i mini-Shengenit Ballkanik që u mbajt javën e shkuar në Tiranë shkaktoi mjaft debate në botën shqiptare, ku nuk u kursyen edhe akuzat nga ana e Kosovës për tradhti ndaj kryeministrit Rama, ndërsa ky i fundit theksoi se me dritshkurtësinë e tyre, liderët politikë atje po e fusnin vendin në rrugë qorre.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili teksa shprehet se presidenti serb Aleksandar Vuçiç është kundër NATO-s dhe Kosovës, ngre pikëpyetjet se ç’hall i madh e shtrëngon kryeministrin shqiptar Edi Rama që të bëhet njësh me të.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

“Vuçiç kundër NATO-s dhe Kosovës, ç’hall i madh e shtrëngon Ramën të bëhet njësh me të! Presidenti i Serbisë Vuçiç është shumë i qartë në qëndrimin e tij kategorik kundër NATO-s. Po ashtu, është shumë i qarte në qëndrimin e tij kundër Kosovës, të cilën e konsideron pjesë të territorit të vet. Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Vulin ka deklaruar kohë më parë pa ekuivok: “Nuk di çfarë do të ndodhë kur Aleksandar Vuçiçi të mos jetë komandant suprem dhe kur ai të mos jetë President i Republikës. Ndoshta do të vijnë njerëz të tjerë, të cilët do të mendojnë ndryshe. Por, derisa ai të jetë Komandant Suprem nuk do të hyjmë në paktin NATO. Për këtë të mos ketë kurrfarë dileme dhe dyshimi”! “Gjithashtu jemi duke bashkëpunuar me vendet e ish-Bashkimit Sovjetik në kuadër të Traktatit të Sigurisë Kolektive. Këto vende nuk na kërkojnë të heqim dorë nga një pjesë e territorit”, është shprehur ai. Për Serbinë, NATO është praktikisht një organizëm armiqësor tek i cili as nuk duan dhe as synojnë të jenë pjesë e saj. Shqipëria është anëtare e NATO-s, kontribuese në të, dhe politikisht e ka konsideruar një drejtim themelor të patjetërsueshëm të politikës së saj. Ku e gjen veten Kryeministri Rama në këtë ndarje parimore diametralisht të kundërt me Vuçiçin për NATO-n. Serbia nuk e njeh Kosovën dhe e konsideron pjesë të territorit të saj. Shqipëria e ka një çështje themelore politike, strategjike dhe kombëtare raportin me Kosovën dhe njohjen e Kosovës prej shteteve të tjera, një nga objektivat qeveritare më të rëndësishme të politikës së saj të jashtme. Ku e gjen veten kryeministri Rama në raport me qëndrimin totalisht të kundërt dhe të egër të Vuçiçit ndaj Kosovës. Projekti që mbështet Rama përmes Minishengenit, sigurisht, është një projekt i errët antishqiptar. Mbështetja që Rama i jep Serbisë duke anatemuar Kosovën dhe liderët e saj, si dhe duke legjitimuar anashkalimin e Kosovës, pra faktikisht asgjësimin real të problemit të njohjes nga Serbia, është qartësisht tradhti ndaj saj. Çfarë ja ka mbyllur sytë Ramës që e imponon të veprojë në këtë mënyrë antikombëtare? Ç’detyrime e mbajnë lidhur Ramën, që e bëjnë atë të mohoje çdo parim dhe të vihet në krah të anti-NATO dhe anti-Kosovës? Në ç’borxhe ka hyrë Rama dhe të ç’lloji janë ato që e shtrëngojnë në fyt dhe e detyrojnë të sillet si tradhtar i interesave të Kosovës dhe Shqipërisë? Cilit projekti i shërben Rama që e bën atë të harrojë qëndrimin e egër anti-NATO dhe anti-Kosovë të Serbisë, dhe të pranoje gjithçka duke ju kundërvënë të gjithë shqiptarëve, nga Tirana në Prishtinë? Ka mjaft përgjigje të cilat kuptohen dhe mjaft të tjera, që koha dhe institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë do t’i zbardhin në mënyrë të pashmangshme…. kësaj Rama nuk i shpëton dot në asnjë mënyrë”, shprehet në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Petrit Vasiliramavucic
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 9 minutash

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 23 minutash

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 40 minutash

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 40 minutash

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 11 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 11 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 11 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 14 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.