Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 10:45 Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura Policia ka nisur krehjen e zonës me qëllim arrestimin e autorëve të mundshëm të vrasjes së Selami Hasanit dhe plagosjes së rëndë të vëllait…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Video editorial i “Koha Jonë”: Ndërkombëtarët folën, tani është radha e opozitës dhe shqiptarëve

Editorial E premte, 31 Korrik 2020 19:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Video editorial i “Koha Jonë”: Ndërkombëtarët folën, tani është radha e opozitës dhe shqiptarëve

Ndërkombëtarët folën, tani është radha e opozitës dhe shqiptarëve

Ndryshimi i Kushtetutës në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste po tentohet të trajtohet si ngjarje normale që do të harrohet pas 3 ditësh. Për të zbehur përmasat e puçit kushtetues, rilindja ka zgjedhur të manpulojë dhe neglizhojë qëndrimin e faktorit ndërkombëtarë. Dy janë  mënyrat që po përdorën për të nxjerrë jashtë loje ndërkombëtarët. E para, sulmi frontal ndaj kujto nga diplomatët dhe eurdeputetët e huaj që kritikon prekjen e njënashme të Kushtetutës. Dje ishte vet Edi Rama në Kuvend që mori përsipër rolin e sovranistit dhe sulmonte njëherë ambasadoren e SHBA dhe njëherë ambasadorët e tjerë të BE. Sot ishte radha e Elisa Spiropalit që me urdhër të Edi Ramës, hapi frontin e luftës sovraniste me Partitë Popullore Europiane. Forumi i partive që drejtojnë sot qeveritë e shumicës së vendeve të BE i kujtoi Edi Ramës se ndryshimet Kushtetuese janë kërcënim për demokracinë dhe integrimin. Por për Edi Ramën dhe Elisa Spiropalin, kjo është ndërhyje e BE në vendimet e një vendi sovran dhe europianët që “s’marrin vesh nga demokracia” duhet të shohin punët e tyre. Këtë gjuhë dhe qëndrim prej sovranistësh të dështuar shqiptarët e kanë dëgjuar vetëm nga shokët e Byrosë së Partisë së Punës. Tashmë ka mbetur që Edi Rama të dalë të sulmojë dhe Departamentin Amerikan të Shtetit dhe të mos njoh asnjë marrëveshje me BE. Në pak ditë Edi Rama me shokët dhe shoqet e byrosë na kthyen 30 vjet pas. Nëse do të rrinë më gjatë në pushtet mund të kthemi në kohën e gjyqeve popullore me diversantë dhe dënimeve të armiqve që dëmtojnë unitetin parti-popull.

Veç sulmeve të turpshme për një qeveri kundër ndërkombëtarëve, strategjia e dytë është manipulimi i qëndrimeve që vijnë nga BE dhe Parlamenti Europian kundër ndryshimeve Kushtetuese. Disa deklarata të deputetëve gjermanë, emrat e të cilëve qytetarët shqiptarë i dëgjojnë për herë të parë dhe kanë njohje vetëm me lobistët dhe miqtë e Edi Ramës në Berlin, po serviren nga PS si mbështetje e për atentatin ndaj kushtetutës. Në fakt, para deputetëve gjermanë foli ambasadori i Angela Merkel në Tiranë dhe qëndrimi i tij ishte më i fortë dhe i hidhur edhe se ai i opozitës shqiptare. Po ashtu, nga qëndrimet e moderuara të ambasadës së SHBA dhe BE në Tiranë, kryeministri dhe mediat afër tij, u hedhin për konsum qytetarëve vetëm pjesën që thotë se “njohin vendimin e Parlamentit”. Ky është mashtrimi mediatik që po bëhet në mënyrë të qëllimshme me ndërkombëtarët duke kapur me grep vetëm fjalitë që i shkojnë për shtat puçit kushtetues të rilindjes. Edhe pse shumë shqiptarë nuk bien dakord, ndërkombëtarët e kanë njohur parlamentin që mban sot në pushtet Edi Ramën. Këtë gjë e bën që në momentin kur opozita dogji mandatet dhe ishte një qëndrim që synonte ruajtjen e stabilitetit të vendit, në kurriz të rënies së demokracisë. Por fakti që njohin parlamentin e Edi Ramës nuk do të thotë se çdo vendim që del prej asaj salle është në interes të stabilitetit dhe raporteve të Shqipërisë me partnerët. Ndryshimi i Kushtetutës nuk dëmtoi vetëm opozitën dhe qytetarët, por dha sinjalin në BE dhe SHBA se Shqipëria po del jashtë kontrollit. Dhe dalja jashtë kontrolli nuk nënkupton vetëm vjedhjen e votave dhe abuzimet e zakonshme me pushtetin, ndaj të cilave SHBA dhe BE realisht kanë heshtur këto vite. Me shumë se kaq, kjo do thotë se qeveria “Rama” po ndryshon në mënyrë të rrezikshme kursin e aleancave strategjike duke hapur në Ballkan një vatër të re të ndikimeve lindore anti BE dhe anti SHBA.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Gjeste dashurie apo show? Trekëndëshi me drama në BBVK5, publiku ”zgjedh” çiftin e preferuar

Gjeste dashurie apo show? Trekëndëshi me drama në BBVK5, publiku ”zgjedh” çiftin e pref...

20 Nëntor 2026, 15:28
Jona zbulon “sekretin” e Kledjës! Mori info Bejta? Fuego gati g*det Anjezën, nis romancën e 3-të?

Jona zbulon “sekretin” e Kledjës! Mori info Bejta? Fuego gati g*det Anjezën, nis romanc...

19 Nëntor 2026, 14:15
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sa do t’i zbusin me lajme të fabrikuara qëndrimet e SHBA dhe BE korridoret mediatike të rilindjes, sa do që krerët e rilindjes të bëjnë si të fortë dhe sovranistë,  fakti është se ndërkombëtarët folën qartë kundër akteve të kësaj qeverisë. Ata u distancuan nga ndryshimet kushtetuese dhe paralajmëruan se çdo vendim i kësaj qeverie po e largon vendin nga BE. Në Shqipëri presim që çdo punë, reformë dhe zhvillim politik ta bëjnë ndërkombëtarët, por çfarë mund të bëjnë më shumë se kaq kundër një qeverie. Mos duhet që ambasadorët të dalin në protestë dhe të kërkojnë largimin e qeverisë? Diplomatët në Tiranë, si në pak vende të tjera, kanë denoncuar aktet e qeverisë dhe dukë dhënë mesazhet të qarta kundër qeverisë. Më shumë se kaq nuk bëjnë dot dhe nuk u lejohet. Pjesa tjetër është në dorë të opozitës dhe qytetarëve shqiptarë. Nëse presin që atë që e quajnë bandë rilindase ta largojnë ndërkombëtarët, i kanë bërë llogaritë gabim. Edi Rama nuk do ndalet vetëm te ndryshimet kushtetuese dhe nuk do heq dorë nga pushteti nëse presioni i bëhet vetëm nga jashtë dhe brenda në vend çdo gjë vazhdon si në një qeverisje normale.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura
Para 3 minutash

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit
Para 10 minutash

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin
Para 17 minutash

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir
Para 25 minutash

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 22 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.