
Shqipëria vijon që të vizitohet nga turistë nga ane mbarë botës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku tregon se gjatë muajit gusht, magjia e Alpeve Shqiptare, priti mbi 130 mijë vizitorë.
”Magjia e Alpeve Shqiptare, që këtë gusht priti mbi 130 mijë vizitorë, të cilët zgjodhën të udhëtonin drejt majave madhështore, luginave si parajsa, shtigjeve e lumenjve duke konfirmuar se turizmi malor është në ditët e tij më të mira dhe harta e atraksioneve për t’u zbuluar sa vjen e zgjerohet”,-shkruan Rama.
