Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VOA: Plani i Trump për forcimin e fuqisë së Amerikës dhe begatisë ofron pak detaje

Bota E premte, 8 Nëntor 2024 15:30
VOA: Plani i Trump për forcimin e fuqisë së Amerikës dhe begatisë ofron pak detaje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Plani i Presidentit të zgjedhur Donald Trump përfshin zotimet kryesore të bëra gjatë fushatës: sigurinë kufitare, forcimin e ekonomisë dhe vënien e Amerikës në plan të parë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh pavarësisht se zotimet vlerësohen si të guximshme, deri tani nuk janë dhënë detaje se si do të realizohen ato. “Tani është e qartë se ne kemi shënuar arritjen më të pabesueshme politike”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërsa u bë e qartë natën e zgjedhjeve se zoti Trump sërish do të bëhej president i Shteteve të Bashkuara, në fjalimin e fitores ai ritheksoi synimet e tij e tij për katër vitet e ardhshme. Siguria kufitare mbetet një nga përparësitë kryesore. Ai ka thënë se do të nisë programin më të madh të dëbimit të kriminelëve në historinë amerikane dhe ka bërë thirrje për dënimin me vdekje të çdo emigranti që vret një shtetas amerikan, ose oficer të zbatimit të ligjit. Megjithatë, fjalori i tij ishte më i butë gjatë fjalimit si fitues i zgjedhjeve.

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 9 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 10 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 12 orësh

“Ne do të mbyllim kufijtë. Ne duam që njerëzit të vijnë në Amerikë, por ata duhet të hyjnë në mënyrë të ligjshme”, tha zoti Trump. Nënpresidenti i sapo zgjedhur JD Vance preku një tjetër pikë kyçe të planit të administratës së ardhshme. “Pas rikthimit më të madh politik në historinë amerikane, ne do të realizojmë forcimin më të madh ekonomik në historinë amerikane”, tha zoti Vance.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ne do të paguajmë borxhin. Ne do të ulim taksat”, shtoi Presidenti i zgjedhur Trump. Nuk është e qartë se si administrata e re do t’i përmbushë objektivat e saj ekonomike pa rritur më tej deficitin që është tashmë në nivele rekord. Fjalimi i zotit Trump përmendi një person që mund të ndihmonte në këtë drejtim, manjatin e teknologjisë Elon Musk, i cili sipas zotit Trump do të drejtonte një “komision qeveritar mbi efikasitetin” për të reduktuar problemet fiskale dhe mashtrimet.

Zoti Trump ishte i pranishëm kur firma e zotit Musk ‘Starship’ lëshoi raketën e fundit në hapësirë. “Kjo ishte një gjë e bukur. Unë e thirra Elonin dhe e pyeta: ‘Kush tjetër mund ta bëjë këtë? A mund ta bëjë Rusia? Jo. A mund ta bëjë Kina? Jo. A mund ta bëjë dikush tjetër në Shtetet e Bashkuara këtë përveç teje? Jo, askush nuk mund ta bëjë këtë’. Më pas i thashë, ‘për këtë arsye më pëlqen’”, tha zoti Trump. Ekspertët thonë se lëvdatat për miliarderin Musk kanë të bëjnë me idenë e përçimit të fuqisë dhe forcës në skenën globale.

“Përgjigja se ne jemi i vetmi vend që mund ta bëjmë këtë mendoj se i ofron zotit Trump mundësinë të përdorë këtë imazh të zotit Musk jo vetëm si një sipërmarrës, por një vizionar, një gjeni, për të mbështetur idenë se ai po ecën përpara jo si individ, por si komb”, thotë Stephanie Alice Baker nga Universiteti i qytetit të Londrës. Në fjalimin e tij, zoti Trump theksoi se cili do të ishte parimi i tij në detyrë. “Unë do të qeveris me një moto të thjeshtë ‘premtime të bëra, premtime të mbajtura’”, tha zoti Trump. Një nga këto premtime do të ishte ajo që ai e quan “epoka e artë” e ardhshme e Amerikës. /Zëri i Amerikës/

Etiketat e lidhura

Donald TrumpUSA
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 9 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 9 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 9 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 10 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 10 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 12 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.