Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:31 Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, u caktua anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit. Caktimi i detyrës së re të Spiropalit u njoftua nga…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vrasja e 23-vjeçares, Xhixho: Të ngrihemi në këmbë, me ligje nuk ka shpëtim

Politikë E diel, 12 Shtator 2021 20:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nisur nga vrasja e 23-vjeçares Sabrina Bengaj nga ish-bashkëshorti, ka nxitur një reagim të fortë nga deputetja e LSI, Erisa Xhixho. Thirrja e saj është që përveç se të hetohen hallkat e institucioneve që lirojnë vrasësit, si në rastin e ish-burrit të Sabrinës, thotë se duhet ta mbrojmë jetën e gruas me forcën e ligjit. Po ashtu deputetja thekson se nëse ne nuk zgjohemi e të ngrihemi në këmbë, një tjetër grua do vritet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Postimi i plotë

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Sabrina Bengaj ishte 23 vjeç. Ish-bashkëshorti vrasës ia mori jetën, edhe pse ajo gjendej nën urdhër mbrojtjeje. Ai e vrau edhe pse shteti e kishte për detyrë ta mbronte.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nëna e një vajze të vogel 3 vjeç është viktima e rradhës e vrarë nga një vrasës, por e vrarë edhe nga mosveprimi i institucioneve të shtetit.

Sot fjalët nuk kanë më vlerë. Sepse ato as mund ta mbrojnë dhe as mund ta rikthejnë në jetë Sabrinën, ashtu sikundër nuk mund të ringjallin më as Zhaneta Metanin, as Kristina Bardhin, as Liljana Buzon, as Dorina Allën, as Fëllënza Shirjen, as Irvana Hykën, të gjitha të vrara në nëntë muaj të këtij viti!

Janë jetë të vrara si dëshmi e një realiteti ku dhuna dominon e krimi inkurajohet nga një psikologji dhune e nga gjuha e dhunës që e dominon realitetin tonë, përkundër fasadës dhe shifrave të propagandës!

Standardi i jetës dhe siguria e jetës së gruas, mbrojtja e saj nga dhuna dhe diskriminimi, nuk është çështje statistikash! Është padyshim çështje kulture dhe mentaliteti e gjithë shoqërisë tonë, është çështje e familjes, e shkollës, por edhe e autoritetit në zbatimin e ligjit.

Vetem në 6-mujorin e parë të 2021 sipas burimeve të Policisë së Shtetit ka pasur 1549 kërkesa për urdher-mbrojtje, 2436 raste të dhunës në familje, 383 raste më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Sabrina Bengajn e vrau ish – bashkëshorit vrasës. Por bashkë me të e vrau edhe pandëshkueshmëria, e vrau mos zbatimi i ligjit, e vrau mosveprimi i institucioneve që e kishin për detyrë ta mbronin, e vrau indiferenca jonë!

Ndaj sot ngjarja kërkon një hetim të menjëhershëm të të gjithë hallkave të sistemit të drejtësisë, për të dënuar me forcën e ligjit të gjithë autoret që me veprimet apo mosveprimet e tyre lejuan të ndodhi kjo tragjedi.

Jeta e Sabrina Bengaj nuk është jeta e parë që vritet nga mosveprimi. Po nëse ne nuk zgjohemi e të ngrihemi në këmbë, nesër do të ketë një tjetër Sabrinë të vrarë e të tjerë fëmijë që mund të mbeten jetimë!

Jeta e Sabrina Bengajt nuk është çështje statistike, është këmbana e madhe e alarmit që bie për të gjithë ne, për të gjithë shoqërinë shqiptare: ta mbrojmë jetën e gruas me forcën e ligjit dhe me reagimin e të gjithë shoqërisë dhe jo me statistika që përballë këtij realiteti kriminal e humbasin vlerën!

Etiketat e lidhura

Erisa Xhixho
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 2 minutash

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 22 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë
Para 24 minutash

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve de...

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas
Para 27 minutash

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.