Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Xhixho: Dy planet e LSI, protesta përballë regjimit. Ja sistemi zgjedhor që duam

Intervista E martë, 14 Janar 2020 09:23
Xhixho: Dy planet e LSI, protesta përballë regjimit. Ja sistemi zgjedhor që duam
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho: Opozita dhe padyshim LSI-ja, si një forcë kryesore në bllokun opozitar, do të duhet të dali me një alternativë për rimëkpmbjen e vendit

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Intervistoi: Redjon Shtylla

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

21 Tetor 2026, 07:40
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16

“Opozita dhe padyshim LSI-ja, si një forcë kryesore në bllokun opozitar, do të duhet të dali me një alternativë për rimëkpmbjen e vendit në gjithë sektorët kyç, si mundësi për të rikthyer shpresën”. Për nënkryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, kjo është një nga dy planet që duhet të ketë opozita përgjatë 2020. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Xhixho thotë se: LSI mbështet sistemin që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme e me arritjen e këtij standarti çojnë përpara procesin e Integrimit Europian, që fillon nga vota e lirë si themeli i demokracisë. Shqipëria ka marrë Presidencën e OSBE dhe për ish-deputeten e LSI-së, kjo presidencë mund ta ndihmojë procesin e Integrimit të Shqipërisë, “vetëm nëse ne përmbushim detyrat e shtëpisë nga qeveria të lëna mbi tryezë nga Bundestagu Gjerman”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Opozita flet për zgjedhje të parakohshne por deri në muajin mars qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, çka nënkupton se deri në këtë muaj nuk mund të ketë zgjedhje. Kur mund të jetë koha e përshtatshme që duhet për të implementuar Reformën Zgjedhore që më pas të ketë zgjedhje lokale dhe të përgjithshme?

Së pari duhet të hartojmë një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse, trasparente dhe padyshim tërësore që të ketë si prioritet rekomandimet e OSBE-ODIHR. Kjo reformë do të jetë e suksesshme nëse Shqipëria nëpërmjet saj realizon zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke u shkëputur një herë e mirë nga problematika e zgjedhjeve, e cila ka prodhur kriza politike të vazhdueshme.

Sot të gjithë e pranojmë se kriza politika ka ardhur si pasojë e deformimit të vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e 2017 (të faktuara me dosjet 184 dhe 339, përgjimet e revistes Bild), të cilat nxorrën në pah lidhjen e politikës me krimin dhe sesi paratë e krimit të organizuar e drogës, janë përdorur për të shantazhuar administratën publike dhe blerë votën e shqiptarëve. Sfida më e madhe e kësaj reforme dhe e klasës politike shqiptare, mbetet adresimi dhe dhënia fund e shitblerjes së votës dhe gjithashtu fund kriminalizimit të politikës.

Duke garantuar një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm si vullnet i gjithë politikës në interes të demokracisë dhe rikthimit të pluralizmit politik, do të mund të zhvillojmë zgjedhje të parakohshme si mënyra e vetme për të pasur përfaqësimin e drejtë të qytetarëve në Parlament si vullnet i tyre e jo bandave të krimit. Për LSI-në dhe opozitën, koha e përshtatshme do të ishte sa më parë por padyshim pasi të kemi garantuar zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme të cilat sot janë prioriteti nr.1 për avancimin e procesit të Integrimit dhe plotësimit të 9 kushteve për hapjen e negociatave.

Që në ditët e para të 2020, opozita ka paraqitur detaje për Reformën Zgjedhore. Ka LSI ndonjë propozim ose sistem preferencial, të cilin e ka diskutuar në grupin e punës me opozitën?

LSI mbështet sistemin që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme e me arritjen e këtij standarti çojnë përpara procesin e Integrimit Europian, që fillon nga vota e lirë si themeli i demokracisë.

Nga protestat e disa muajve më parë, vendosët për “heshtje” opozitare në momentin e vendimit për çeljen e negociatave dhe tani po shohim një aksion me akuza nga selitë e partive opozitare. Çfarë skenari do të ndiqni që në 2020 të rrëzoni qeverinë?

Unë mendoj që opozita ka vendosur interesat kombëtare përpara çdo lloj interesi personal në kuadër të procesit të integrimit, të cilin e sheh si prioritet Kombëtar. Sfidat për 2020 të opozitës i shoh në dy plane:

Së pari, padyshim do të vazhdojë me denoncimet e çdo afere korruptive dhe me nxjerrjen në pah të keqqeverisjes së vendit, të cilën faktikisht po e vuajnë çdo ditë si pasojë e krizës së thellë ekonomike dhe shpopullimit të rëndë që po i ndodh si në kapital njerëzor dhe financiar duke u kthyer në një këmbanë alarmi për vendin. Kjo padyshim e shoqëruar me protesta si formë demokratike për të shprehur rezistencën ndaj këtij regjimi.

Së dyti, mendoj që opozita dhe padyshim LSI-ja, si një forcë kryesore në bllokun opozitar, do të duhet të dali me një alternativë për rimëkëmbjen e vendit në gjithë sektorët kyç, si mundësi për të rikthyer shpresën dhe hapja gjithashtu ndaj intelektualeve, grave, vajzave, rinisë si një mundësi për të vënë në funksion të këtij objektivi madhor e jetik për vendin. Duke e parë politikën si mekanizëm në funksion dhe duar të qytetarëve për të bërë të mundur gjëra që sot duken të pamundura.

Marrja e Presidencës së OSBE-së, a do të ndihmojë në përshpejtimin e hapjeve të negociatave të Shqipërisë? Nga ana tjetër, si do të vijë kjo presidencë, kur qeveria “Rama 2” kundërshtohet nga shqiptarët për të paktën dy çështje, marrëveshja për Minishengenin dhe për ligjin “Antishpifje”?

Marrja e Presidencës së OSBE-së është një ngjarje e rëndësishme për vendin dhe do të ishte një sfidë dhe mundësi për të promovuar imazhin e vendit në një situatë normaliteti. Të mos harrojmë vlerat që përfaqëson kjo organizatë për mbrojtjen e promovomin e drejtave të njeriut, paqen e demokracinë, si organizata më e madhe e sigurisë në Europë. Kjo ndodh në një situatë ku drejtuesi Rama nuk përfaqëson më asnjë nga këto vlera. Mjafton ligji “Antishpifje” për të kuptuar filozofinë e tij ndaj të drejtës së fjalës si një nga të drejtat themelore të njeriut. Asnjë nga ne nuk do që kjo Presidencë të ndërpritet për interesa të vendit e jo kësaj qeverie. Kjo Presidencë mund ta ndihmojë procesin e Integrimit të Shqipërisë, vetëm nëse ne përmbushim detyrat e shtëpisë nga qeveria të lëna mbi tryezë nga Bundestagu Gjerman.

9 kushtet e Bundestagut gjerman, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reforma zgjedhore dhe implementimi i saj, janë kushte që vendit t’i mundësohet përshpejtimi i hapjes së negociatave. Si e parashikoni 2020? Është vit që Shqipëria kërkon çeljen e negociatave.

Viti që lamë pas do të mbahet mend si shansi i humbur i rradhës i Shqipërisë me “Jo” që morëm nga Këshilli i Bashkimit Europian. Një qeveri e kryeministër i përgjegjshëm do të duhet ta kishin atë udhërrefyes të punës së përditshme e cila fillonte me plotësimin e kushtit nr.1 i hartimit të Reformës Zgjedhore do duhet të ishte gjithëpërfshirëse e transaparente. Opozita nuk i është shmangur kësaj përgjegjësie duke ndërtuar tryezën e ekspertëve dhe ofruar kontributin e saj për këtë reformë që ne e konsiderojmë themelin e demokracisë. Gjithashtu kushte të tjera janë ngritja e funskionimi i Gjykatës Kushtetuese e të Lartë, me ndëshkimin e personave të përfshirë në krimin elektoral dhe të gjithë kushteve me rradhë. Detyra prioritare e kësaj qeverie për 2020 dhe e gjithë klasës politike sot, është përmbushja e 9 kushteve, si e vetmja mundësi që në pranverë në nbledhjen e rradhës të Këshillit Europian, të mund të marrim një “PO” pa kushte nga vendet anëtare.

Si një ish-ministre e Integrimit, besoni se samiti i “Mini-Shengenit Ballkanik” pa Kosovën ka krijuar një përçaje? A po punohet për Serbinësh e Madhe? Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët për këtë çështje kaq të ndjeshme?

Çdo iniciativë rajonale e cila i ndihmon vendet e rajonit në rrugën e tyre të Integrimit Europian padyshim gjen mbështetje. Ky nuk është rasti, pasi së pari nuk ka një gjithëpërfshirje, transparencë dhe objektiva të qarte se çfarë synohet të arrihet nga kjo marrëveshje dhe përfitimet konkrete të Shqipërisë në aspektin ekonomik apo çdo lloj aspekti tjetër. Si mundet që kryeministri Edi Rama në papërgjeshmëri të pranojë një nismë ku Kosova është e përjashtuar dhe qasja e Serbisë në këtë moment kritik të saj është një politike që vë si objektiv të saj dhe investohet për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës, në një kohë që ajo po bën përpjekte maksimale për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare. Paqartësia e kësaj nisme vë në dyshim qëllimin final të saj.

Etiketat e lidhura

edi ramaErisa XhixhoLSIOSBEprotestaRedjon Shtyllasistemi zgjedhor
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 17 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 18 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 19 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 20 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.