Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zeneli: Frika e Ramës mbi sigurinë kombëtare, nuk kalohet me batuta

Intervista E martë, 4 Maj 2021 16:28
Zeneli: Frika e Ramës mbi sigurinë kombëtare, nuk kalohet me batuta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Flet për “Koha Jonë”, deputeti i PD-së, Alban Zeneli

Intervistoi: Redjon Shtylla

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

“Kemi të bëjmë me një alarm kombëtar dhe për më tepër kemi fqinjët dhe Europën të shqetësuar për ngarkesat e mëdha me kanabis që po shkojnë nga Shqipëria andej”. Kështu shprehet deputeti i Partisë Demokratike, Alban Zeneli, ku në një intervistë për “Koha Jonë”, thekson nevojën e mbledhjes të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, tashmë e deklaruar dhe e thirrur nga Presidenti Nishani. Pjesë e komisionit të Sigurisë Kombëtare, Zeneli shton edhe se: “Kur një paligjshmëri e tillë mbulon vendin, a nuk kemi të bëjmë me cenim të sigurisë kombëtare, me destabilizim”.

Swiss Digital

Zeneli, prej muajsh opozita si në Kuvend, deklarata për shtyp dhe në komisionin Parlamentar të Sigurisë, ka denoncuar për çështjen e drogës. Si është situata reale, kemi të bëjmë me kanabizim të territorit?

Situata reale është e dukshme, besoj e keni konstatuar dhe ju. Pra mbulimi i territorit me kanabis, shtrirja e këtij biznesi masivisht në gjithë vendin është një fakt, që nuk do dhe shumë punë për t’u gjendur, për t’u hulumtuar. Përtej kësaj, e vërteta është se ky fenomen nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë pa bekimin e qeverisë.

Presidenti i Republikës ka kërkuar të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Sipas jush a është vendi në atë pikë sa të kërkohet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare? A kemi të bëjmë me një rrezik potencial për stabilitetin e vendit? 

Absolutisht e nevojshme. Kemi të bëjmë me një alarm kombëtar dhe për më tepër kemi fqinjët dhe Europën të shqetësuar për ngarkesat e mëdha me kanabis që po shkojnë nga Shqipëria andej. Po ju kujtoj, se kultivimi dhe trafikimi i drogës është krim penal, është shkelje ligjore. Dhe kur një paligjshmëri e tillë mbulon vendin, a nuk kemi të bëjmë me cenim të sigurisë kombëtare, me destabilizim. Forcimi i bandave dhe grupeve kriminale, sundimi i tyre në zona të caktuara, është po ashtu shqetësim për sigurinë kombëtare, është destabilizim. Ekspertë ndërkombëtarë të mirënjohur kanë denoncuar se kjo infrastrukturë kriminale mund të përdoret më tej nga grupet ekstremiste. Dhe sigurisht, nuk ka kërcënim më të madh për stabilitetin e sigurinë kombëtare, se sa kjo.

Kryeministri është shprehur se Presidenti, më mirë të mbledhë Këshillin Kombëtar të PD-së?

Kryeministri për fat të keq, mendon se mund ta kalojë këtë situatë me batuta. Kjo nuk është çështje batutash. Ai është në të vërtetë problem, sepse me lidhjet e tij tashmë genetike me trafikun e krimin, e ktheu Shqipërinë në një fermë të madhe droge. Zgjidhja e situatës kërkon vullnet të fortë politik dhe Edi Rama dukshëm nuk është pjesë e zgjidhjes.

PD-ja ka akuzuar se ka drejtues së Policisë së Shtetit, që kanë bashkëpunuar me grupet kriminale për kultivimin e hashashit. Si është e vërteta dhe pse opozita nuk i drejtohet organeve të drejtësisë, por mbetet në akuza? Pse PD-ja nuk jep zgjidhje për këtë luftë ndaj kanabisit?

Dëgjo, këtu nuk kemi të bëjmë me një kundravajtje dhe le të themi duhet ne ta nxisim prokurorinë ose drejtësinë që të bëjë detyrën. Kemi të bëjmë me një krim të rëndë, para të cilit institucionet kanë detyrën të funksionojë vetë. Po çfarë duhet të bëjë më shumë opozita se sa të tregojë parcelat, vendin ku ndodhen, kush i ka dhe kush i administron. Mos po kërkoni që Partia Demokratike të organizojë fushata ndalimi dhe kapje të autorëve. Zgjidhja që japim ne, që kemi ne, është politike. Ndërprerja e rrënjëve të drogës, që janë në qeveri. Lidhja politike me krimin është shkaku kryesor i këtij fenomeni.

PD-ja është shprehur se jemi në një situatë të rëndë të përhapjes së kanabisit. Ministri i Drejtësisë, hodhi idenë e nxjerrjes së ushtrisë në terren për të luftuar fenomenin “kanabis” sepse policia nuk e përballon situatën e vetme. A mund të ketë vend në këtë luftë edhe për ushtrinë?

Ajo është një masë e propozuar duke pasur parasysh masivizimin e fenomenit dhe besoj ministri i Drejtësisë ka shprehur në një farë mënyre mungesën e besimit tek Tahiri dhe njerëzit me të cilët ai drejton policinë. Ne përshëndesim çdo shqetësim të shprehur për këtë situatë. Nuk është koha për të heshtur për t’u pajtuar me realitetin, kur droga mbërrin në shkolla, tek fëmijët tanë. Por zgjidhja është politike.

Por Kryeministri deklaron se lufta kundër kanabis, është një sukses policor?

Nëse quajmë sukses arkëtimin e qindra milionë eurove nga ky biznes kriminal, që të përdoren më pas për të mbajtur me çdo kusht pushtetin, për të blerë votën, siç ndodhi së fundmi në Dibër, atëherë po, me plot gojën Edi Rama është i suksesshëm në këtë drejtim.

Si e komentoni akuzat se, droga në Malësinë e Madhe kontrollohet nga opozita? E shprehur nga deputetë të PS-së, në Komisionin e Sigurisë?

Kjo është një përrallë me bisht, një përpjekje për të përfshirë të gjithë në këtë histori. Meqë drogën e bën, e mbjell, e korr, e shet qeveria, hajde të fusim në këtë thes edhe të tjerët. Një turp i madh. Le ta gjejnë ata kush e bën, e ta çojnë para drejtësisë. Çdo shqiptar e di sot se droga ka kujdestari qeveritare.

Në raportin e fundit, DASH për Shqipërinë në lidhje me terrorizmin ka përmendur edhe furnizime të konsiderueshme me armë dhe municione që vendi ynë i ka siguruar forcave në Irakun verior. A është e mundur që një vend i vogël si ne të ketë prodhim armësh edhe municionesh për të huajt? Çfarë po mungon në vend për të frenuar bashkimin e shqiptarëve në grupet terroriste?

Duke analizuar situatën e krijuar nga kërcënimet dhe sulmet e ISIS, kundër vlerave të qytetërimit perëndimor, e gjykoj se është detyrë e të gjithë ekspertëve dhe specialistëve të sigurisë, të kontribuojnë në ndërgjegjësimin e opinionit publik dhe drejtuesve shtetërorë për këtë kanosje reale. Ky ndërgjegjësim bëhet më i domosdoshëm sidomos kur shikohet mungesë vlerësimi i qeverisë në drejtim të këtij kërcënimi, i cili është shumë afër. Për të përcaktuar sa më realisht, nivelin e kërcënimit terrorist që përballet Shqipëria ndaj ISIS, duhet të merren parasysh dhe të analizohen me hollësi disa faktorë të rrezikut. Analistët perëndimorë të inteligjencës dhe specialistët anti-terror, i përmbledhin këta faktorë në; Ekzistencë, mundësi, qëllim, histori, objektiv, mjedis politik dhe mjedis i sigurisë. Një numër jo i vogël luftëtarësh me kombësi dhe shtetësi shqiptare luftojnë në këto rajone. Burimet njerëzore të ISIS, armatimi, fshehtësia dhe logjistika janë një pikë e fortë që rrit mundësinë e kërcënimit edhe kundër Shqipërisë. ISIS mund të godasë “kurdo” duke e zgjedhur vetë kohën, objektivin si dhe duke përzgjedhur gjithashtu, sulmuesin edhe mënyrën e sulmit. Strukturat ushtarake, policore dhe të inteligjencës, janë mbushur me militantë partiakë të paaftë dhe shumë herë të vërtetuar si të inkriminuar dhe pjesë e strukturave kriminale. Bashkëpunimi ndërmjet strukturave diplomatike arsimore, emigracionit, klerit mysliman, medias, shoqërisë civile dhe të shërbimeve inteligjente shqiptare dhe të gjithë vendeve të tjera; ndarja në kohë e informacionit që lidhet me këtë kërcënim; rritja e ekspertizës dhe profesionalizmit; si dhe analiza në kohë e faktorëve të kërcënimit, është çelësi i suksesit në këtë luftë të re.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

2 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 5 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 8 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 4 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

7 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.