Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:23 Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë Intervistë ekskluzive me arkitektin Oscar Di Domenico mbi misionin eksplorues në Kinë dhe sinergjitë e reja mes dizajnit italian dhe teknologjisë e materialeve kineze…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës: Arben Ahmetaj ka hyrë në Kanada, por mund të ketë ikur në shtet tjetër….

Politikë E martë, 11 Korrik 2023 21:16
Zëri i Amerikës: Arben Ahmetaj ka hyrë në Kanada, por mund të ketë ikur në shtet tjetër….
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, për të cilin Prokuria e Posaçme ka kërkuar nga parlamenti autorizimn për arrestimin e tij, rezulton të jetë larguar nga Shqipëria. Në mbledhjen e Këshillit të Mandatave të nisur sot pasdite në kryesinë e parlamentit, për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë, njëri prej avokatëve të tij, Henrik Ligori, mësohet të ketë pohuar se zoti Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri. Zëri i Amerikës, ka konfirmuar përmes burimeve zyrtare se ai është larguar nga kufiri tokësor i vendit, drejt Greqisë, të premten paradite, pikërisht pak orë përpara se sa Prokuroria t’i dërgonte parlamentit, shkresën për arrestimin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Burime pranë autoriteteve shqiptare i thanë po ashtu Zërit të Amerikës, se më pas zoti Ahmetaj, ka prerë online një biletë avioni për në Itali, por që nuk e ka përdorur. Burime të tjera, të pakonfirmuara zyrtarisht, tregojnë se nga verifikimet e sinjalit të celularit të tij, momenti i fundit i vendndodhjes rezulton të ketë qenë Kanadaja. Të njejtën hipotezë e ka shfaqur dhe kryetari i grupit parlamentar demokrat Gamend Bardhi në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, kur ka pyetur për këtë, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, por pa marrë një përgjigje prej tij. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë të gjitha gjasat janë që largimi i tij të jetë përfundimtar, për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Ish zëvendëskryeministri, akuzohet për korrupsion, mosdeklarim apo fshehje të pasurisë si dhe për pastrim parash. Ndërsa ka mohuar publikisht njohjet me dy sipërmarrësit kryesorë që përfituan kontratat koncensionare në Elbasan, Fier e Tiranë, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, hetimet kanë zbuluar në të kundërtën lidhje të ngushta mes tyre, të shtrira ndër vite. Në të paktën 6 raste të cilat konsiderohen nga Prokuroria e Posaçme si akte korruptive, emrat e dy biznesmenëve rezultojnë të qëndrojnë pas blerjeve, nga ana e personave të tjera, të katër apartamenteve dhe dy garazheve, të shitura nga zoti Ahmetaj më një vlerë prej 440 mijë eurove.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Po ashtu mbi 30 mijë euro janë shpenzuar prej Zotos dhe Mërtirit për të financuar udhëtime apo qëndrime në hotele të shtrenjta, të ish zëvendëskryeministrit apo njerëzve të afërt me të. Në dosjen e Prokurorisë, janë zbardhur komunikimet përmes postës elektronike me hotele të shtrenjta, në qytete të ndryshme të Europës, për prenotimin e qëndrimit në to, të zotit Ahmetaj, apo dhe personave të tjerë të afërt me të. Datat për të cilat janë bërë rezervimet, koncidojnë me udhëtimet jashtë vendit të ish zëvendëskryeministrit dhe kthimin në atdhe.

Në mars të këtij viti Prokuroria sekuestroi dy vila, një në Hamallaj dhe një tjetër në bregdetit jugor, në Palasë, në një nga komplekest me të shtrenjta. E para ishte në emër të bashkëjetueses së zotit Ahmetaj, dhe sërish në prapaskenë, sipas prokurorisë, qëndron sipërmarrësi Zoto. Ndërsa vila tjetër në Palasë, figuron në emrin e një shoqeje të ish bashkëshortes së Ahmetaj, ndërsa porositësi fillestar rezulton sipërmarrësi Mond Bega. Prokuroria ka zbuluar faktet se si punimet për vilën ndiqeshin nga një studio e Interior design, me porosi të ish bashkëshortes, dhe se rasti konsiderohet si fshehje e pasurisë.

Transaksionet apo pagesat pas të cilave qëndrojnë dy biznesmenët cilësohen nga prokuroria si përfitime të parregullta, nga ana e zotit Ahmetaj, të cilat kanë shërbyer që t’i mundësojnë Zotos dhe Mërtirit lidhjen e kontratave koncensionare. Në dokumentin dorëzuar nga Prokuroria në parlament renditen po ashtu dhe akte të shumta ligjore dhe vendime qeverie të propozuara nga zoti Ahmetaj në mbështetje të procedurave për të tre projektet e inceneratorëve. Gjë që sipas Prorkurorëve “tregon më së qarti se roli i tij ka qene i tillë që, përveçse nuk është bërë pengues, ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova, se është shpërblyer për çdo miratim të dhënë prej tij”, vlerëson Prokuroria e posaçme.

Faktet e paraqitura në dokumentin drejtuar parlamentin, ngrejnë dyshime për implikimin e një rrethi të gjerë personash, privatë dhe funksionarë të shtetit, jo vetëm për rastin e Elbasanit dhe Fierit por dhe për inceneratorin e Tiranës, ku hetimet nuk janë mbyllur ende. Mbledhja e Këshillit të Mandateve, është zhvilluar me dyer të mbyllura, në respekt të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për ruajtjen e sekretit hetimor. Pas katër orësh debate, mbledhja është mbyllur për të vijuar nesër, duke qenë se avokatët kërkuan kohë për t’u përgatiur pasi materiali i Prokurorisë është voluminoz.

Këshilli do të duhet të hartojë një raport në bazë të së cilit do të vendosë nëse do i hapë rrugën ose jo arrestimit. Socialistët nuk kanë patur asnjë reagim zyrtar për kërkesën e Prokurorisë, ndonëse bëhet fjalë për një emër i cili deri një vit më parë, shihej si një ndër figurat kyçe të qeverisë, por dhe të Partisë socialiste. Por në raste të ngjashme ata i janë përmbajtur pozicionit se nuk bëhen mburojë politike për askënd që duhet të ballafaqohet me drejtësinë, pavarësisht se në këtë rast, duket se zoti Ahmetaj ka zgjedhur një tjetë rrugë. /VOA/

Etiketat e lidhura

Arben Ahmetaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë
Para 7 minutash

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë

Kërkoi dorëheqjen e drejtorëve, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe
Para 16 minutash

Kërkoi dorëheqjen e drejtorëve, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën
Para 25 minutash

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe kushtetuese
Para 33 minutash

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe k...

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 14 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.