Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës: Kartëmonedha e re, ekonomia reale dhe shpresat për rritjen

Politikë E martë, 15 Qershor 2021 19:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Zëri i Amerikës

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në Tiranë, Banka Qendrore hodhi sot në qarkullim dy prerje të reja kartëmonedhash 1 mijë lekë dhe 10 mijë, me vlerë afërsisht 10 dollarë dhe 100 dollarë. Guvernatori Gent Sejko tha se gjatë pandemisë Covid-19 është shfaqur një kërkesë në rritje për kartëmonedha fizike. Vëzhguesit e ekonomisë pohuan se ekonomia reale e Shqipërisë është në vështirësi të mëdha, ndonëse statistikat shprehin një optimizëm të matur për rritjen ekonomike.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Qytetarët e Shqipërisë do të kenë nga sot një prerje të re të kartëmonedhës kombëtare prej 10 mijë lekësh, ose afro 100 dollarë amerikanë. Banka Qendrore e mori këtë vendim, sipas drejtuesit të saj Gent Sejko, për t’iu përgjigjur kërkesave në rritje për shërbime bankare moderne, si dhe për kartëmonedha fizike me cilësi dhe siguri më të lartë. Kartëmonedha e re, bashkë me një mori elementesh sigurie, përmban foton e poetit Asdren- Aleks Stavro Drenova, i cili krijoi poezinë e himnit kombëtar të flamurit dhe shtetit shqiptar, si dhe janë përfshirë partiturat e muzikës së himnit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Banka e Shqipërisë planifikon me kujdes monedhat e reja për të plotësuar kërkesat e rritura të tregut vendas për kartëmonedha fizike, sidomos gjatë vitit të pandemisë 2020, tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. “Gjatë vitit 2020 paraja në qarkullim u rrit me rreth 52 miliardë lekë, ose 3 herë më shumë se rritja e vitit 2019. Edhe në 5 muajt e parë të vitit 2021 është shënuar një rritje prej 10 miliardë lekësh. Plotësimi i kërkesave për kartëmonedha është kryer përmes studimit mbi stokun e monedhës në Bankën e Shqipëri, i cili jep garancitë jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen”,- tha Guvernatori Sejko.

Guvernatori Sejko i bëri këto komente sot në ceremoninë e publikimit të kartëmonedhave të reja 1 mijë lekë dhe 10 mijë lekë. Gjatë një takimi me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar disa ditë më parë, zoti Sejko theksoi se treguesit kryesorë ekonomikë kanë marrë një kthesë drejt përmirësimit, ndonëse ekonomia shqiptare vijon të përballet ende me pasojat e pandemisë Covid-19 në konsum, investime, punësim dhe mbi borxhin publik. Vëzhgues të pavarur të ekonomisë pohojnë se edhe këtë vit, shifrat në letër po përmirësohen, por ekonomia reale është në vështirësi të mëdha. Gjergj Erebara, redaktor ekonomik i rrjetit ballkanik të gazetarisë investigative, BIRN,thotë se statistikat deklaratat zyrtare mbi rritjen ekonomike nuk marrin parasysh kontekstin social, ku gjendet Shqipëria sot dhe as të dhënat që lidhen me pabarazinë.

”Gjendja ekonomike e Shqipërisë është aktualisht e vështirë dhe një pjesë e madhe e popullsisë vuan nga papunësia dhe nga rënia e përgjithshme e aktivitetit ekonomik. Kjo gjendje nuk pasqyrohet në statistikat zyrtare për shkak të nivelit të lartë të pabarazisë. Prodhimi i Brendshëm Bruto ka pësuar një rënie jo aq të madhe në Shqipëri, por kjo rënie është përkthyer në 33 mijë të papunë aktualisht dhe për pjesën më të madhe të popullsisë nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Të ardhurat e administratës publike janë njësoj, ndërkohë që dhjetëra mijëra shqiptarë kanë humbur vendin e punës”, tha analisti Erebara i BIRN.

Sipas raportit më të fundit më të fundit të Bankës Qendrore të Shqipërisë, sistemi bankar, inflacioni dhe kursi i këmbimit shfaqen të qëndrueshme. Pandemia e Covid-19 gjatë vitit të kaluar e çuan ekonominë shqiptare në recesion, sollën rritje të papunësisë dhe vështirësi financiare për shumë biznese e familje. Ekonomia shqiptare humbi rreth 43,000 vende pune dhe shkalla e papunësisë u rrit në 11.8%. Rënia e të ardhurave solli rritjen e borxhit privat e publik. Banka theksoi se kriza goditi sidomos tregtinë dhe konsumin privat, ndërsa pasojat u ndjenë më shumë tek industria dhe shërbimet.

Etiketat e lidhura

ekonomiaKartëmonedha e re
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 1 ore

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 4 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.