Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 08:02 Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, nuk e ka miratuar dërgesën e 60 raketave interceptuese për sistemet Patriot në Ukrainë, raporton Financial Times. Zelenskyy…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës për situatën kaotike në Kuvend: Opozita ndez tymuese, shumica vazhdon seancën

Politikë E enjte, 9 Nëntor 2023 12:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi sot një tjetër seancë plenare të pazakontë, ndërsa deputetët opozitarë përkrahës të ish kryeministrit Sali Berisha përmbysën karriget dhe ndezën tymuese, që mbuluan sallën, ndërsa shumica socialiste shqyrtoi brenda pak minutash projektligjet e rendit të ditës.

Deputetët opozitarë kërkojnë ngritjen e disa komisioneve hetimore parlamentare, ndërsa socialistët pohuan se ata po përdoren si mburojë nga ish kryeministri Berisha, për t’iu shmangur drejtësisë si person nën hetim për aferën korruptive të ish kompleksit Partizani.

Ministri Taulant Balla tha se zoti Berisha dhe ndjekësit e tij nuk do t’ia arrijnë dot të bllokojnë institucionin dhe të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë.

“Mos u keqpërdorni nga interesi personal i një njeriu të vetëm, i cili ka marrë peng Partinë Demokratike prej 30 vjetësh. Këto veprime nuk kanë të bëjnë as me opozitarizmin dhe as me parlamentarizmin. Nëse pretendohet shkelja e Kushtetutës, pse nuk mblidhni 28 firma dhe të drejtoheni në Gjykatën Kushtetuese”, tha zoti Balla.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Ish kryeministri Sali Berisha tha se kjo është një betejë pa kthim për çdo qytetar, për të drejtat themelore të shqiptarëve, që janë shkelur nga kjo shumicë, dhe se parlamenti nuk do të bojkotohet.

“Kur shkelet Kushtetuta nuk ka parlament. Aty janë shkelur të drejtat themelore të opozitarëve, që përfaqësojnë popullin opozitar. Parlamenti po funksionon njëlloj si në diktaturë. Nevojitet rivendosja e të drejtave kushtetuese të deputetëve, dhe lejimi i krijimit të komisioneve hetimorë parlamentarë, që janë frenuar nga Edi Rama”, tha zoti Berisha.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deputetët mbështetës të tij janë përpjekur të ndërpresin mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe seancat plenare.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputetë të tjerë përkrah tij nuk morën pjesë në seancën e sotme.

Zoti Basha ka depozituar në Kuvend një projekt për vetingun e politikanëve, ku synohet veç të tjerat një kontroll i pastërtisë së pasurive të tyre, në një rrugë të ngjashme me procedurat që po ndiqen për vetingun në organet e drejtësisë.

Ndarjet në Partinë Demokratike vazhdojë e thellohen prej dy vjetësh, kur ish kryeministri Sali Berisha u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion dhe cënim të demokracisë, ndërsa zoti Basha e përjashtoi atë nga grupi parlamentar./VOA

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave
Para 53 minutash

Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi
Para 1 ore

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang
Para 1 ore

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë
Para 1 ore

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 11 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 13 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 10 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

4 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 10 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.