Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës/Talebanët: Qeveria e ardhshme afgane do marrëdhënie të mira me SHBA

Bota E premte, 3 Shtator 2021 20:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Zëri i Amerikës

Talibanët do të shpallin së shpejti përbërjen që pritet të ketë qeveria e tyre, për të cilën thonë se do të synojë për lidhje diplomatike miqësore me Shtetet e Bashkuara dhe botën në përgjithësi, bazuar në “respektin reciprok”. Bilal Karimi, zyrtar i lartë taleban, anëtar i Komisionit Kulturor, i tha Zërit të Amerikës se data për njoftimin nuk është caktuar ende, por se do të bëhet “shumë shpejt”. Ai foli në përgjigje të njoftimeve se ky grup islamik do të njoftonte përbërjen e qeverisë të premten.

Talibanët janë nën vëzhgimin e bashkësisë ndërkombëtare për të parë nëse do t’i zbatojnë zotimet për një sistem qeverisës me përfaqësim nga të gjitha grupet etnike afgane, i cili dhe do të respektojë të drejtat e njeriut, veçanërisht ato të grave, ndryshe nga qeverisja e tyre e mëparshme.

“Do të jetë një sistem ose qeveri qendrore gjithëpërfshirëse, e fortë dhe e qëndrueshme. Ne tashmë kemi marrëdhënie shumë të mira me një numër të madh vendesh dhe nuk presim ndonjë problem,” i tha zoti Karimi Zërit të Amerikës kur u pyet nëse propozimi për organizimin e qeverisjes do t’u siguronte atyre njohje ndërkombëtare shumë të nevojshme për vendin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Britania theksoi të premten se do të kërkojë nga talebanët të përmbushin zotimet e tyre sepse kërkohen “vepra, jo thjesht fjalë”. Në komentet që bëri në Pakistan, Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab tha se Britania po ndjek “realitetin e ri” në Afganistan dhe nuk do të shohë zhbërjen e strukturës sociale dhe ekonomike të vendit. “Pozicionimi ynë është se nuk i njohim talebanët si qeveri, por e kuptojmë rëndësinë e angazhimit me ta që të kemi një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi,” tha zoti Raab.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zoti Karimi hodhi poshtë si “të pasakta” raportimet e mediave se zëvendësi politik i talebanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar, bashkëthemelues i grupit, do të ishte kreu i qeverisë së re dhe se organizimi i propozuar qeverisës do të ishte disi i ngjashëm me atë të Iranit fqinj.

Talibanët morën kryeqytetin afgan muajin e kaluar pas fitoreve të rrufeshme ushtarake, duke marrë nën kontroll 33 nga 34 provincat e vendit në rreth një javë. Ky grup fondamentalist rimori pushtetin në Kabul gati 20 vjet pasi u rrëzua nga pushteti nga ndërhyrja ushtarake e udhëhequr nga SHBA, në kuadër të luftës amerikane për të goditur udhëheqësit e al-Kaidës që strehoheshin në Afganistan. Lufta në Afganistan filloi pasi Shtetet e Bashkuara u sulmuan më 11 shtator 2001 nga operativë të al-Kaidës.

Mund t'ju interesojë

Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Para 9 orësh
Mercedes-Benz pezullon investimet e reja në Gjermani: Britta Seeger pranon se po shqyrtohet mbyllja e fabrikave

Mercedes-Benz pezullon investimet e reja në Gjermani: Britta Seeger pranon se po shqyrt...

Para 10 orësh
Finlanda regjistron sulm ndaj një anijeje luftarake ruse në Gjirin e Finlandës: dyshohet për operacion të SBU-së

Finlanda regjistron sulm ndaj një anijeje luftarake ruse në Gjirin e Finlandës: dyshohe...

Para 10 orësh

SHBA dhe vende e organizata të tjera kreditore ndërkombëtarë kanë ngrirë programet e ndihmës financiare për Afganistanin, duke e kushtëzuar rifillimin e ndihmave me formën e qeverisjes së ardhshme të talebanëve.

Sfida të shumta e presin këtë vend të Azisë Jugore të shkatërruar dhe varfëruar nga lufta, përfshirë kriza humanitare dhe ekonomike në rritje. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha të enjten se Uashingtoni mbetet “i palëkundur” në angazhimin e tij për të ofruar ndihmë humanitare për popullin e Afganistanit. Njohja e talebanëve, megjithatë, lidhet me hapat praktikë që do të duhet të ndërmarrë qeveria e ardhshme afgane, tha ai.

Zëdhënësi Price tha në komentet për gazetarët se “aktet, veçanërisht në tema që janë shumë të rëndësishme për ne, si kalim i sigurt, respektimi i të drejtave të njeriut në Afganistan, përfshirë të drejtat e grave dhe vajzave e pakicave, një qeveri gjithëpërfshirëse, një qeveri që përmbush angazhimet e saj kundër terrorizmit dhe një qeveri që respekton normat universale dhe ndërkombëtare”.

Zyrtari i talebanëve, Bilal Karimi dukej optimist për lidhjet e Kabulit me Uashingtonin në të ardhmen. “Emirati Islamik është i gatshëm të mbajë marrëdhënie të mira diplomatike, ekonomike dhe tregtare me Amerikën në bazë të respektit dhe barazisë reciproke,” tha ai.

Etiketat e lidhura

talebanëUSA
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 1 ore

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 13 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 16 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.