Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A bëjnë mirë vendet e Ballkanit që presin pas derës së BE-së?!

Aktualitet E premte, 7 Maj 2021 02:23
A bëjnë mirë vendet e Ballkanit që presin pas derës së BE-së?!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Samuel Morgan*/Integrimi nuk është më një prioritet dhe BE-ja rrezikon të tkurret pa u zgjeruar përsëri. Megjithatë, vendet e Ballkanit synojnë ende një pranim dhe zhvillojnë një strategji të re në mënyrë që të rifuten në radarët e Brukselit. Shanset për të parë një vend europian në BE në një të ardhme të afërt janë të pakta. Por kjo nuk e pengon Ballkanin të trokasë në portën e bllokut, duke u përgatitur me çdo kusht për pranimin. Në këtë kuadër, më 29 nëntor u paraqit një strategji e re në Bruksel nga Lëvizja Evropiane Ndërkombëtare, si dhe nga disa grupe refleksioni që bëjnë thirrje që integrimi i Ballkanit të rivihet në rendin e ditës. Këto linja të reja drejtuese inkurajojnë rajonin të bashkohet dhe Komisionin Evropian dhe shtetet anëtare ta përshpejtojnë përfshirjen e rajonit. Megjithatë, aderimi i Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe i Serbisë ka ende disa pengesa.

T’u fitosh zemrën europianëve

Kur kryetari i KE-së, Jean-Claude Juncker  dhe komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, u emëruan më 2014, të dy deklaruan se nuk do të kishte anëtarë të rinj para 2019-s. Problemet e tjera botërore si kriza e refugjatëve dhe ajo financiare, marrëveshjet për shkëmbimet e lira, Brexit-i dhe ndryshimet klimatike e kanë mënjanuar më shumë perspektivën e pranimit të anëtarëve të rinj në BE. Në këtë aspekt, autorët e strategjisë e konsiderojnë një sfidë të madhe mbështetjen e vendeve anëtare për Ballkanin. E vërteta është se fuqizimi i populizmit dhe perceptimi negativ për rajonin, gjurmët e konflikteve në ish-Jugosllavi, i shtyjnë shumë nga këto vende anëtare t’i rrisin kërkesat e tyre. Edhe Jean-Claude Juncker duket se është i këtij mendimi, meqë ka insistuar në domosdoshmërinë « për të konsoliduar atë që është arritur në gjirin e  28 vendeve anëtare », gjatë paraqitjes së prioriteteve të tij më 2014. Goran Svilanović, sekretar i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, ka deklaruar se Ballkani Perëndimor duhet ta pranojë sfidën «që të punojë me qytetarët evropianë në mënyrë që t’u fitojë atyre zemrën », me shpresën që këta të ndikojnë pastaj te vendimmarrësit politikë të vendeve të tyre. Strategjia përmend sidoqoftë një dokument të vitit 2015 të Qendrës Publike Europiane, e cila nxirrte si konkluzion se «opinioni publik nuk ishte një faktor dominant për pozicionin zyrtar të vendeve anëtare» gjatë zgjerimit. Kjo tregon se një qasje e fokusuar te zemrat dhe shpirtrat nuk është e mjaftueshme. Eurodeputeti i PPE-së, Eduard Kukan, mendon se një zgjerim i BE-së duket më i komplikuar tani e tutje, jo vetëm për shkak të krizave të brendshme, por edhe për shkak të integrimit të realizuar deri tani. Sipas tij, Sllovakia, vendi i tij që duan ta imitojnë vendet e Ballkanit, ka pasur shansin që hyri shumë herët në BE.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Imazhi negativ

Strategjia në fjalë synon të përmirësojë imazhin negativ të rajonit e ta paraqesë zgjerimin si zgjidhje për problemet e mëdha të blloku. Ajo u drejtohet grupeve të refleksionit dhe vendeve anëtare me ndikim, që janë kundër pranimit të anëtarëve të rinj. Theksi vihet në promovimin e avantazheve të rajonit dhe nevojën për të rivendosur besimin mes vendeve kandidate të Ballkanit. Në fakt, disa ndarje të brendshme duhen kapërcyer, meqë Ballkani Perëndimor nuk e mbështet 100 për qind futjen në BE. Po kështu, plotësimi i kritereve të kapitujve të ndryshëm për pranimin nuk është një punë e lehtë dhe procesi i gjatë në kohë parakupton një ngarkesë shumë të madhe financiare e njerëzore. Strategjia për promovimin rajonal thekson faktin se aderimi zvogëlon shpenzimet dhe do të ishte një shans i mirë për Ballkanin e prekur prej shumë kohësh nga kriza financiare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Modelet

Disa mësime duhen nxjerrë gjithashtu nga fushata e Brexit-it, meqë shumë vëzhgues e kanë qortuar kampin për «Daljen» se nuk ia komunikoi sa duhet elektoratit avantazhet e BE-së. Eurodeputeti gjerman Jo Leinen (S&D), anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, ka folur dje mbi raportet e Komisionit për  progresin e Bosnjë-Hercegovinës e të Shqipërisë. «Shoqëria civile duhet të ketë të drejtë ta ndjekë nga afër procesin e negociatave», u shpreh ai. Për pranimin e Turqisë, përfaqësuesi gjerman deklaroi se procesi ishte «ngrirë, por nuk është hequr dorë plotësisht». Në një kritikë të nënkuptuar ndaj Mbretërisë së Bashkuari, Jo Leinen theksoi faktin se «vendet anëtare nuk kanë treguar deri tani se duan të heqin dorë nga premtimi i dhënë për pranimin e anëtarëve të rinj». Për sa i përket modelit, ai përmend në mënyrë të veçantë grupin e Vishegradit (Republikën Çeke, Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakinë), që u formua në fillim të viteve 1990 për të promovuar integrimin evropian të katër vendeve. Këto u pranuan në BE më 1 maj 2004. Një rrugë që ëndërrojnë ta ndjekin edhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor…

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 7 orësh
PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 11 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 14 orësh

*Euractiv. Përgatiti : Gjovalin Kola

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 7 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 7 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 7 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 8 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 15 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 18 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.