Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A do ta marrin përsipër dialogun Prishtinë – Beograd, Thaçi dhe Vuçiq?

Rajoni E mërkurë, 19 Maj 2021 10:37
A do ta marrin përsipër dialogun Prishtinë – Beograd, Thaçi dhe Vuçiq?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Fitorja dhe zgjedhja e Aleksandar Vuçiqit në postin e presidentit të Serbisë, mund të ndikojë edhe në dialogun që po zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, thonë njohësit e rrethanave politike.

Sipas tyre, ky dialog, tani mund të ngritet në nivel të presidentëve, marrë parasysh rolin në rritje në këtë proces të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Petrit Zogaj, analist politik, thotë se është problematike të thuhet që Kosova dhe Serbia janë në fazën finale të procesit të normalizimit të marrëdhënieve dhe se ka mbetur që niveli aktual i dialogut të kalojë në nivel presidentësh në mënyrë që të arrihet një finale. Ai thotë po ashtu se nëse do të shihet që procesi i dialogut është në përfundimet e tij, mund të besohet që zgjedhja e Aleksandar Vuçiqit si president i Serbisë, mund të kuptohet si një sinjal i pajtimit dhe arritjes së ndonjë traktati të paqes mes dy vendeve. “Besoj shumë që në një të ardhme jo shumë të largët, do të kemi dialog në nivel të presidentëve. Se a do t’i ndihmojë procesit normalizues ky nivel, vështirë të thuhet, por ajo çfarë mund të thuhet është që të dy presidentët, pra Thaçi dhe Vuçiq kanë një pushtet goxha të madh në vendet që përfaqësojnë. E, kjo ndoshta krijon hapësirën që të arrihen marrëveshje të komplikuara, të cilat nuk do të mund t’i nënshkruajë dikush tjetër, përveç këtyre dy protagonistëve në Kosovë e Serbi”, tha Zogaj.

Kurse, sipas analistit Driton Selmanaj, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga fillimi është dizajnuar nga Bashkim Evropian që në fund të jetë në nivel presidentësh dhe të përmbyllet me një traktat paqeje.

Ai thotë se pavarësisht që nuk ka një sukses të kënaqshëm të dialogut dhe zbatimit të marrëveshjeve, procesi mund të kalojë në një nivel të ri të përfaqësimit, atë të presidentëve.

“Kalimin e Thaçit në pozitën e presidentit dhe të Vuçiqit, po në pozitën e presidentit, i shoh në kontekst të atij dizajni në të cilin besoj që është menduar që nga fillimi nga akterët e përfshirë në proces të zgjedhur nga BE-ja dhe eventualisht edhe nga SHBA-të. Unë e shoh që protagonistët kryesor që kanë filluar këtë dialog edhe do t’i japin epilog”, tha Selmanaj. Në takimet e fundit në Bruksel, BE-ja, kishe ftuar përfaqësuesit më të lartë të Kosovës dhe Serbisë kryeministrat Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq dhe presidentët Hashim Thaçi dhe Tomisllav Nikoliq, për të shtensionuar situatën e muajve të fundit mes dy vendeve dhe për t’ju kërkuar palëve të heqin dorë nga retorika nxitëse.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Analisti Selmanaj mendon se takimet e fundit në Bruksel kanë treguar se çfarë drejtimi mund të marr dialogu dhe përfaqësimi në të.

“Dialogu, në mos këto muaj ose këto ditë, mendoj se në periudhë krejt afat shkurtër do të kalojë në stad tjetër, ku edhe presidentët… të mos them se presidentët do ta marrin timonin kryesor të procesit dhe do të vazhdojnë tutje me dialogun”, tha Selmanaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë, analisti politik nga Beogradi, Dushan Janjiq, i tha Radios Evropa e Lirë se pritet që pas zgjedhjes në detyrën e presidentit, Aleksandar Vuçiq bisedimet me Prishtinën në kuadër të dialogut të Brukselit t’i vazhdojë në kapacitetin e ri të tij. Janjiq tha se nga përvoja e procesit të deritashëm është dëshmuar se negocimi ka qenë jo efikas, se pushteti ekzekutiv dhe shumica prej atyre që kanë marrë pjesë në dakordimin e çështjeve politike i kanë komplikuar ato marrëveshje dhe pastaj e kanë bllokuar zbatimin e tyre. “Nga Vuçiqi pritet që të përshpejtojë procesin. Në thelb nëse shikohet një agjendë e mundshme e marrëveshjes së Brukselit, kanë mbetur 4 deri në 5 tema të mëdha që pritet të hapen. Dhe, mbi të gjitha të bëhet presion dhe kontroll mbi zbatimin e asaj që është dakorduar”.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

“Kjo natyrisht është e ndërlidhur me problemin e përgjegjësisë së presidentit; në aspektin kushtetues ai këtë nuk mund ta bëjë. Por, duket se do të duhet të vijë deri tek riorganizimi, ta themi i ekipit, në mënyrën si është bërë në Prishtinë, me zgjedhjen e negociatorit politik që do t’i ndihmonte presidentit dhe natyrisht me riorganizimin e këtij segmenti të përgjegjësit të Zyrës për Kosovë”, ka theksuar Janjiq.

Sipas tij, nga Vuçiq, pritet shumë dhe se ai do të duhej të merrte pjesë në procesin e dialogut, por problemi qëndron te harmonizimi me Kushtetutë dhe harmonizimi me interesin rreth pushtetit ekzekutiv. Kuvendi i Kosovës, pak javë më parë, miratoi një rezolutë me të cilën kërkoi pezullimin e dialogut me Serbinë, deri në lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili po mbahet nën masën e lirimit me kusht, në Colmar të Francës.

Vendimi i Kuvendit të Kosovës u përcoll menjëherë me respektim nga Qeveria e vendit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 6 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 6 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 7 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 7 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 14 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 17 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 6 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.